Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
E nderuar gazeta Dita! Mora shkas nga një artikull për dëmin ekonomik gjatë këtyre 2 vjetëve që ka kapur një shumë marramendëse 790 milion euro nga ministritë. Unë dyshoj tek KLSH-ja. Së pari, a janë shifra të sajuara politike apo janë të certifikuara me dokument ligjor? Së dyti, KLSH-në kush është kompetent për ta kontrolluar, se deri tani ka qenë e heshtur dhe këtë vit ka bërë bujë me shifra marramendëse në konstatime e abuzime në ekonomi e asgjë konkrete? Së treti, Prokuroria pse nuk vepron? Mirë e ka, se po numëron ditët. Po qeveria pse nuk reagon? Këto daulle a i dëgjon? Tërë opinioni shqiptar presim drejtësinë, o qeveria, o KLSH-ja duhet të japë llogari. Ju faleminderit! Daj Sami
