Po Kristaq Ramës dhe Gramozit pse nuk u hiqen dekoratat?

redaktor

Veten time shaj,
dhe dhjetë herë në ditë,
si i kam mbështetur,
këta hipokritë?!

Si i kam mbështetur,
këta hipokritë,
mirë Herën e Parë,
po Herën e Dytë?!

Një popull i tërë,
me buzën të plasur,
për çdo her’ të poshtër,
në pushtet ka pasur!

Krizë e thellë morale,
dhe ekonomike,
por fajin e paska,
Byroja Politike!

Vendi po jeton,
vërtetë vite Ferri,
po fajin e paska,
për këtë Enveri!

Ngriti mbretërinë,
këtu varfëria,
po fajin e paska,
Vitua dhe Nexhmija!

Tridhjetë vjet më parë,
Enveri ka vdekur,
Të gjith’ përfshi Ramën,
hipokritë të thekur!

Kur u bë çdo gjë,
vari teneqenë,
antikomunizmi,
na doli në skenë!

Dhe Rama PD-në,

me ngut e kënaqi,
po nga Projekt-Ligji,
pse shpëtoi Kristaqi?

Hiqi dekoratat,
i them qerratait,
që ta bësh tamam,
hiqja dhe… babait!

Ne vërtet na mbani,
për popull idiot,
po – ti – deputetët,
nuk i shpëton dot!

Unë s’dua të ngitet,
në fakt asnjeri,
po projekt i Ramës,
është hipokrizi!

Kur penalizohet,
çdo lloj bashkëpunëtori,
si mund të shpëtohet,
Komitet Qëndrori?!

Kur këtu dhe mushkën,
ju bëni me barrë,
si mund të shpëtohet,
Sekretar i Parë?!

Kur thjeshtë një gjykatës,
merr pikë referimi,
si harron ministrat,
e atij regjimi?!

Ja që gjer në fund,
s’e bën dot bajlozin,
se këto dy pika,
ndëshkojnë Gramozin!

Çoje gjer në fund,
rolin e serbesit,
apo s’hap dot sherre,
përpara Kongresit?!

Ndaj e ke projektin,
mballoma-mballoma,
se ca nga të vjetrit,
të duhen akoma?

Të duhen akoma,
vetëm të rizgjidhesh,
pastaj fare hapur,
përmbi ta do hidhesh!

Pastaj për asnjë,
s’do jetë më çudi,
se si një i vetëm,
shembe një parti!

Share This Article
26 Comments
  • edi rama vdiq moralisht ne 16 prill 2014 ne kukes

    ku ne nje miting per kosoven e quajti berishen atdhetar per clirimin e kosoves kur ne fakt ishte tradhetar..

    kujtoni naften milloshevicit
    zhdukjen e remzi hoxhes
    arrestimin e adem jasharit.

    bravo arben duka..nje nga pendat me te fuqishme pas 1992

  • Armik shpalleni kete qe shkruan
    me ne fund e nxori koke ,poliagjent ka qene me kohe .
    Nuk ka dashur tu tradhetoje ne fakt ,por e tradhetoi partia …ah si ju besoi mor si ju besoi 😛
    nuk do te ngitet asnjeri , zemra po i dhemb , ne enderr i fanepset Envorri ,
    dhe Komitet Qendrori ,por nuk duron dot me … nuk mund te lini pa dekorate Nexhmijen
    le pastaj Kadarene , me gjithe ate leter qe ka dhjere …shkruar per Stalinin ,Baba Stalinin

    ah mor shoke ,mar shoke ,
    ah po ju se dini cfare dmth heqje dekorate ,eshte nje rezolute e 2006 e miratuar nga Pallamenti ….po mar shoke e kemi bere dhe kete , ah sikur te ishte vetem per nje teneqe
    eshte trazuar ajo pune ,troc e kemi dhjere ,po te le armiku i kllases …nuk te le
    na i nxoren hundesh ,ca vite burgu qe ju dhame …po si bejne dhe keta …
    po ligji ashtu ishte ,tek tuk dhe ndonje litar …ah mor shoke ,mar shoke ,po ti e di cfare behet me pas me keta armiqte ? e di apo se di ??? mund te lija ta spjegonte dhe Neti ,ose keta blogistet e thekur si koperativiste dhe barngrenes ,por dua qe te them une gjerat ty
    maroj per ty une , prandaj do ta jape une sihariqin
    pas rezolutes , pas heqjs se dekoratave , armiqte do ngrihen dhe do djegin bunkerin e Surrelit ,sepse nuk do lejojne asnje pjelle te nomeklatures ne krye te shtetit
    aaaaaaaaaaaaa, se dije ti kete ?? e po keshtu eshte ,tani nuk vendos Biroja
    vendos Brukseli ,dhe armiqte kane firmosur ca gjera me revizionistet
    nuk di gje Piktori besoj ,se ai vetem me ekspozita merret …as Gramozi
    ndonje pushkatim e ben mire ai ,po keshtu me ligje nuk ngaterrohet

    une dua te jem sa me e ndercme me ty dhe koperativistet
    une i thashe kllases sime ” VL , lereni se ata do e hane vete Sekretarin e Pare ,dmth EDverin ,mos u ngrifni me Salen kot …sekretar per sekretar jane
    do bejne Kongresin dhe si ujqerit ne bore jane ,ndihmojini te hane njeri tjetrin
    jo thone ata ,pse ne do na bej si sherif djali i Kristaqit ?
    me kokepalaret te bej si sherif ,jo me ne …ka vajt keq puna
    Lulka do haje gjelin andej nga Hollanda dhe do vij i krefur …ngrefur
    juve keni kongresin ….po me vika keq per Edvinin , shumeeeeee keq
    po kam besim se do jete i sukseshem si bojaxhi …mos i lini ne dore shtepine ..
    ndonje bunker po 😛
    merreni qete ,se me mire do behet …me keq nuk ka ku te shkoje 🙂

    Merry Christmas !

    • I dashur Arben,
      Jam dakord me ty, por vetem me nje kondite:
      Te gjitha medaljet tua heqim, edhe Kristaqit, edhe Gramozit , edhe te atyre te tjereve ….
      DHE TJA JAPIM TE GJITHA SHOKUT SALI, tok me Dekoraten e madhe:
      P I T H Q A R….I ….D E M O K R A Q I S Ë….!
      Propozoj Kapter President Jarit, ti akordoje edhe nje Dekorate te veçante per vrasjen e atyre fakirfukarenjve te 21 Janarit…
      Dhe ceremonia te behet pikerisht ne 21 Janar…!!!!
      Bile, Dekoraten tja jap ose vet Kapter Jari, ose vet shoku Rama…dhe te mos harroje ti thote Baces:
      U kry Baca Sali, ti e meriton se je burr shteti per….
      …per te V r a r ë…
      K o k p a l a r ë….!
      Nje Dekorate tjeter tja japim Familjes se Salushit, per kontributin e jashtzakonshem te Bombes Hiroshimes se Gerdecit….Na nderoi more shoke dhjemokrate , vrau gjithata armiq, plot 28 ….midis tyre edhe femije…!
      Nje Dekorate ti akordojme dhe Shkerdhenit, per punen vetmohuse ne demontimin e municioneve dhe fitimet marramendese qe u siguroi miqve te tij matan Atllantikut…, duke manipuluar fisheket kinezë “made in Albania”…
      , por sidomos per shitjet nepermjet dajove seksere serbe te mortajave dhe municioneve Kadafit, Arafatit, Mugabes, Boko Harramit dhe nja dhjet Harrameve te tjere andej nga Afrika e Zeze, qe te vrisnin njeritjetrin….
      Nje dekorate te veçante ti japim Baces Sali (per jo pak por …)per afro 4 Mije kokpalarve andej nga Jugu, nga Vlora, por edhe nga Tropoja, qe i vriste Naten e i qante Diten….
      Oh, desh me doli nga mendja kontributi i jashtzakonshem i Baces me ata Haklajt, ata i shoi fare si fis, me kuç e me maç, bile edhe Kullen e tyre armike e rrafoi me dinamit….!
      Po si thua ti Arben , te mos i jap Kapter Jari nje dekorate shokut Sali per punen teper te rrafinuar per te zhdukur nga faqe dheut, pa nam e pa nishan te atij deshmitarit Shqiptar nga Maqedonia, Remziut ore, atij i kerkojne femija edhe Varrin e kane gjithe ato vite e ,
      per meritat e Baces Sali,
      nuk ja gjejne dot…!
      Eh , sa dekorata i takojne Baces Sali, direkt dhe indirekt, per gjithe ato vrasje here me dinamit e here para deres se shtepise…
      E pse jo, , tja japim, krahas atyre dekoratave te tjera qe mori nga Enveri se i beri jo pak sherbim, duke i çuar mender Shurren, nga Tirana ne Paris e perseri nga Parisi ne Tirane….
      Po i behen shume dekorata Baces Sali…,
      dhe nuk i mban dot dot mbi supe, ….!
      them ta lirojme ca dhe nje pjese Dekoratash tja japim Loves sone qe po komenton
      me shume Perkushtim dhe Dashuri per shokun Sali dhe kauzen e tij te Varrosjes se Shqiperise, por dhe per gjithe ato merita te tjera, sidomos per Lazaratin, na beri te njohur si Kolumbin e Europes ore….! Nuk e meriton nje Dekorate per kete?!…
      E te tjera e te tjera…
      Loven e SaliLoves e kemi Antare te denje te Partise se
      D h j e m o k r a c i s ë….
      Medet, medet…

  • O BEN!

    Leri dekoratat!
    (Ketu,kot u fute!)
    Merru me te artat…
    Mos u merr me strufe.
    * * *
    Shume mllef i hodhe,
    Sot Rames o, Duke!
    Ka te ngjare, qe Love,
    Do vij te te nduk!…

    Se ne qejf e siper,
    Ajo s’di se c’bene
    Mjaft,qe t’i shash Ramen
    Edhe,t’a ka dhene!…

    Medemek pergjigjen,
    Ashtu flak’per flake.
    Tashme gjith’ e njohim,
    Ket’, hazer-xhevap!..

    Lum kush ka nerva
    Loven te degjoje :
    ” E pat’, Arben Duken?!
    Ramen e shkelmoj!…”

  • ruci egziston ne politike si rudiment metastaze gangrenoze nga spiunet e enverit,kur te zhduken nga politika gjithe te ngjashmit e tij, moshataret e tij,shqiperia do mare fryme lirisht.

  • Me bejne vertet pershtypje
    se si fjalet i ujdis
    ne vargje dhe poezi
    si me dore i qendis!

    Sot per sot ti je Tribun
    ne lemin e poezise
    vargjet e tua kane mare
    rrugen e perjetesise…..

    Do flasin per kete kohe
    brezat qe do vijne me vone
    poezise dhe vargut tend
    me shume do t’i bejne jehone!!

    Ndoshta ca dhe do e quajne
    koha e mender Saliut
    po une them do te therritet
    epoke e Arben Gjeniut !!

    • Te dalte nje koqe ne vrime te bythes,o hajvani Pelivan,se bashku me kallamin
      tend te deshiruar.

      Nuk e ben o Beni
      se eshte thonje pa prere
      ky kallami gjate
      diten qe ka lere.

      Nuk ke pse merzitesh o Arben poeti,shpesh here ata qe deshirojne nje gje me
      shpirt,nuk ju flet mendija ,por shpirti,per ate gje. Populli qe nuk i do gjerat me
      shpirt,por i do me pjekuri te mendjes,ai popull kurre nuk zhgenjehet.

      Nje populli te zhgenjier me vite te tera i duhet e domozdoshmija dhe jo ajo qe ne deshirojme.

      • Love,sido qe fshihesh pas emrit tartuf, une te njoh qe je ti,vec nga te vjellat!…

        E kam emrin Pelivan,
        (S’jam i till ne karakter),
        Ti po plas e po ben.,bam!
        Nga qe gjithe te flasin,pleher.

        Shpesh here me quan hajvan!
        (Biles e thua me endje!…)
        Ke te drejte se ashtu jam
        Jam i till, vec, vende,vende…

      • Ej Love!
        Edhe pse fshihesh pas emrit tartuf,une te njoh nga te vjellat…

        E kam emrin Pelivan!
        ( S’jam i tille ne karakter..)
        Ti po plas e po bene,bam!
        Nga qe gjithe te flasin pleheher!

        Shpesh here me thua, hajvan!
        Madje,ma thua me endje…
        S’e mohoj,se,edhe jam,
        Jam i till,vec vende,vende…

    • Nuk te del , o @shqipe,
      nuk te del, se kane vendosur filtra…
      Duane ti censurojne ca komentet, se jane merzitur ropt e Zotit dhe bejne humor dhe shajne si tu vije per mbarë…
      Bile dhe Arbenit, une do ti keshilloja ta lere per pak kohe zhanrin e Poezise dhe ti kthehet Komedisë….!!!!
      Se ka shume materjal per komedi…
      Ja pershembull,
      kete vit kemi harritur “suksese” te medha…
      NGA AJO POETJA QE DEKOROI RAMA, ….
      KEMI MESUAR,( SE NUK E DINIM…)
      SE SI AFROHET …
      TOPI ME GJITHE RROTA TEK …..”VRIMA”!…
      Dhe si e gjen “Vrimën”…
      Deri me sot nuk e kemi ditur…
      Po dhe ketej nga hapsira gjermanofolese, ka plasur gallate e madhe,
      sot me tregoi njeri Zonjen Merkel nudo…kish vene doren tek “Vrima”…dhe thoshte:
      – Mos u nxitoni, tek “vrima” ime ka vend per te gjithë!…
      E kane fjalen per refugjatet, se nuk ka ndermend ti ndaloje te vijnë!…
      Oh, çfare gallate ka…
      ….Sivjet eshte nje dimer i thate, nuk ka bere kurrë vaki,
      afro dymuaj qe nuk bie shi ( kur ketu bie shi normalisht cdo 3-4 dite….Nje kohe e merzitshme, gri…temperaturat afer Zeros, por dimer teper i bute, pa borë…, i panatyrshem per natyren alpine…)
      Nuk shtyhet dita…Po gjeta ndonje Ofertë te lire, te mire,
      them tja fus nja dy jave andej nga Tenerifa, nga vendet e ngrohta,
      te na bien veshet ne qetesi…
      se nuk durohet as kjo Lovja, na eshte bere ketu ne blog,
      si Morr “Vrime”…., o do te mesoje kur do pjelle Nexhmija, o s’ ka…
      Kerkon patjeter ti heq dekoratat…!
      Ndryshe, nuk i ben shpirti rehat…

    • Se nje birbo i gazetes po censuron me ane te filtrave te gjitha komentet qe nuk i shkojne per shtat partise qe e sponzorizon.

      DITA, mos te kane detyruar dhe ty te besh roje ke semafori ?

  • Përc, përc, përc,
    Tërc, tërc, tërc,
    Vërc, vërc, vërc,
    Dërc, dërc, dërc.

    Vërc, vërc, vërc,
    Dërc, dërc, dërc,
    Përc, përc, përc,
    Tërc, tërc, tërc.

  • Përc, përc, përc, përc.
    Vërc, vërc, vërc,
    Tërc, tërc, tërc, tërc,
    Bërc, bërc, bërc.

    Tërc, tërc, tërc, tërc,
    Bërc, bërc, bërc,
    Përc, përc, përc, përc.
    Vërc, vërc, vërc.

  • Ke te drejte Arben Duka .
    Edi Rama e shkateroi Partine Socialiste , ndersa Ruci me shoke i bejne sehir ketij psikopati .

  • Vargu me pelqene,
    shpesh e kam ortake,
    po per ty o Duke,
    sec ka nje merake!

    Luan ti me gjalmin,
    oh, 100 santine,
    me nje dore e mbledh,
    me tjeteren e shtrine!

    Mos I kerko Rames,
    qe te behet re,
    e te zbrazi shi,
    ku te duam ne!

    Leri dekoratat,
    e brezit te shkuar,
    le te shohme gozhina,
    ket rradhe c’ka gatuar!

    C’ po luajn serishe,
    keta sharlatane,
    qe na nxoren bojen,
    me te kater ane…!

    A di te na thuash,
    ndonje varge kushtrimi,
    kush vertete fitone,
    nga Dekriminalizimi???

    Eshte kostum I rradhes,
    per Vitin e Ri,
    apo eshte tamame,
    reforme ne drejtesi!

    Shpesh here na ka ndodhur,
    te na thote satrapi,
    se ky “burre shteti”
    eshte i drejte si draperi!

    Shokuar gjithe jemi,
    c’po ndodhe me ne sot,
    ti sjell dekoratat, large…
    nga ajo bote!!!!!,

    C’ Po na hyne ne pune
    dekorat kush ka mare,
    nga ata qe sot,
    jan te gjithe ne var!

    Ajo qe na duhet,
    eshte, vertete te dime,
    cdo behet me Salen,
    dhe gjithe lukunine!

    Ajo qe na duhet,
    ta reshtojme me pika,
    eshte, te kuptojme,
    serish loz Amerika?

    Mos e shaje Ramen,
    se poshteron shqiptarin,
    kesaj tamam I thone,
    te luash me zjarin!

    Ne je ber pishmane,
    per voten qe dhe,
    mbaje mor per vete,
    mos na nxit dhe ne!

    S’ eshte nje xhizin tone,
    labe mor tu rrit nera,
    ne nuk e kthejne gunene,
    andej nga fryne era!

  • I. Une e pelqej shume poezine e Arben Dukes. Shikoni disa nga titujt e librave të tij:
    1. Nektari i këngëve
    2. Njëmijë puthje
    3. Ç’të bëj me fjalën?
    4. Letra dashurie (në pesë libra të veçantë)
    5. Unë isha një i vetëm
    6. Vetëm ty të kam
    7. Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
    8. Labovë moj Labovë (poemë)
    9. Kristale të thyer
    10. Dashuria është abstrakte
    11. Aromë vajze
    ……ka dhe shume e shume te tjera, por une keto rendita. Eshte autor ne rreth 3 mije kenge te zhanreve te ndryshme. Kenget me tekstet e shkruar prej tij kane fituar shume here cmimin e pare ne RTSH.
    Eshte poeti me prodhimtar ne Shqiperine e diteve tona.
    II. Por une nuk i pelqej bejtet politike qe shkruan. Atij as i prishet gjiza ne se une i a pelqej ose jo bejtet politike. Mirpo dihet se politika eshte kurve e qe, per interesat e saj, mund te beje cdo gje, mund te shkele mbi cdo gje me vlere, vetem per te aritur qellimin e saj. Keshtu qe shume admirues, pasues apo mbeshtetes te saj vjen nje dite qe dalin te zhgenjyer……………………………………………….
    III. Nuk ka se si mos t’ju pelqejne keto vargje mbi te cilat jane bere kenge qe kendohen ngado.
    ………. Nuk e mbaj mend, ne ishte Prill a Maj
    Kur emrin tend, ne buze nisa t’a mbaj
    Cdo hap ne jete me zgjon nje melodi
    Ne cdo motiv refreni ishe ti.
    ose, ose, ose….kur i drejtohet te dashures:
    Ta dua erën,
    Fjalën ta dua,
    ta dua buzën,
    ma puth mua.
    Ta dua emrin,
    Gërmat ia dua,
    por mbi të gjitha
    shpirtin tënd dua.
    E plot e plot te tjera, sic thashe me siper jane rreth 3 mije tekste kengesh nje Enciklopedi e tere.

  • I. Une e pelqej shume poezine e Arben Dukes. SHikoni krijimtarine e tij:Disa nga titujt e librave të tij janë:
    1. Nektari i këngëve
    2. Njëmijë puthje
    3. Ç’të bëj me fjalën?
    4. Letra dashurie (në pesë libra të veçantë)
    5. Unë isha një i vetëm
    6. Intervistat e Kaso Kosës
    7. Vetëm ty të kam
    8. Gjiri i Virgjëreshë (i botuar gjashtë herë)
    9. Labovë moj Labovë (poemë)
    10. Kristale të thyer
    11. Dashuria është abstrakte
    12. Aromë vajze
    ……ka dhe shume e shume te tjera, por une keto rendita. Eshte autor ne rreth 3 mije kenge te zhanreve te ndryshme. Kenget me tekstet e shkruar prej tij kane fituar shume here cmimin e pare ne RTSH.
    Eshte poeti me prodhimtar ne Shqiperine e diteve tona.
    II. Por une nuk i pelqej bejtet politike qe shkruan. Atij as i prishet gjiza ne se une i a pelqej ose jo bejtet politike. Mirpo dihet se politika eshte kurve qe per interesat e saj mund te beje cdo gje. Keshtu qe shume admirues, pasues apo mbeshtetes te saj vjen nje dite qe dalin te zhgenjyer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *