Një person është sulmuar nga ariu në Kukës.
45-vjeçari është sulmuar nga ariu në malin e Gjallicës teksa ka qenë duke kullotur bagëtitë.
Mësohet se Ekrem Onuzi ka marrë plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë.
“Jemi njoftuar në sallën operative se në vendin e quajtur Sasat, mali i Gjallicës, E.O rreth 45 vjeç, banues në fshatin Nangë, duke kullotur bagëtitë është sulmuar nga një ari, duke i shkaktuar plagë në kokë, shpatull dhe në këmbë. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Nga Tirana është nisur dhe helikopteri në ndihmë, për shkak të terrenit të vështirë malor”, thotë policia.
Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

j.l./ dita

Dhe betejen e fitoi kuksiani.
Kuksiani ka gjasa te fitoj azil se e ka sulmuar arusha e shpellave
Ka ari ta haje shqiptarin