Po kur Maliqi voton kundër ligjit?

redaktor

Kështu ka ndodhur me Këshillin e Bashkisë Maliq, i cili me vendimin nr. 37, dt. 31.05.2016, ka vendosur që z.V.Adri të mbajë funksionin e kryeplakut Vashtmi dhe, të jetë edhe anëtar i këshillit bashkiak, pasi kjo sipas këtij vendimi nuk bie ndesh me asnjë nen dhe pikë të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”. Dhe prej atëherë zotëria paguhet nga taksapaguesit për dy funksione, gjë që sipas këtij ligji për qeverisjen vendore, nenit 47 – “papajtueshmëria e funksionit të këshilltarit” pika 1 germa c, më duket shkelje dhe për këtë iu drejtova me një kërkesë këshillit të bashkisë, madje mora pjesë edhe në një mbledhje të tij dhe kontakt me titullarët e Bashkisë Maliq, por në të gjitha rastet e nga të gjithë përgjigja ishte: “vendimi është i formës së prerë, ju mund të hapni gjyq për këtë problem”. Edhe gjyqit do t’i drejtohem, po nuk vajti e drejta në vend, por mbështetur në Ligjin Nr. 8927, datë 25.07.2002 “Për Prefektin”, iu drejtova Prefektit të Korçës z. Ardit Konomi, i cili lidhur me vendimin Nr. 42, datë 31.05.2016 të këshillit të Bashkisë Maliq shprehet: “nuk konfirmoj besueshmërinë ligjore të tij, për arsye se mbështetja ligjore e cituar nga ana juaj dhe procedurat e ndjekura, deri në miratimin e aktit cituar më sipër, janë të pasakta…”. Megjithatë këshilltari dhe njëherazi kryeplaku i Vashtëmisë vazhdon të paguhet nga arka e bashkisë për të dy funksionet, prej katër muajsh, se në Maliq ka ligj, po ka edhe Maliq, duke i shpërdoruar të ardhurat nga taksat sipas qejfit. Prandaj me këtë denoncim i drejtohem jo vetëm opinionit publik, por ve në dijeni edhe Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit z.Leskaj. Nga Bashkia Maliq

 

Letër e nënshkruar

Eqerem Avdolli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *