Po kur të na bjerë tërmet prej vërteti?!

Ornela

Gjendja dramatike,
po bëhet nga shteti,
është i fokusuar,
vetëm tek tërmeti!

Ne ishim në fakt,
përpara një gjëme,
por “mega tërmeti”,
s’bëri fare dëme!

Na kërkojnë para,
për solidaritet,
sikur është rrafshuar,
Tirana komplet?!

Gjithanej në media,
fort po bëhet nami,
sikur rrafsh është Durrësi,
edhe Elbasani!

Dhe për kaq po bëhet,
këtu kijameti,
po sikur të bjerë,
tërmet prej vërteti?!

Tërmet ra dikur,
në Lezhë e në Shkodër,
sa ky i tanishmi,
duket si një lodër!

Një tërmet tamam,
Dibrën e rrafshoi,
shteti për tre muaj,
në këmbë prapë e çoi!

Erioni në Prezë,
u nis me furi,
se qe plasaritur,
vetëm një shtëpi!

Meqë vajti vetë,
zoti kryetar,
gjithë mediat e kishin,
si lajmin e parë!

Sot mund të më shpallin,
si armik të klasës,
se kërkoj ta ruajmë,
pak sensin e masës!

Holanda-simboli i drogës dhe kurvërisë!

Franë e Gjermani,
“i futëm në thes”,
por del prapë Hollanda,
të këput në mes!.

Simboli i drogës,
dhe i kurvërisë,
ka qënë dhe do mbetet,
kundër Shqipërisë!

Urrejtjen e saj,
kush mund ta kuptonte,
lëvizjen e lirë,
desh të na pengonte!

Po BE s’e pordhi,
kërkesën e saj,
këtë vëth në vesh,
ajo do ta mbajë!

Kur me heqje vizash,
ajo kërcënonte,
për votën e saj,
kush mund të shpresonte!?

Vetëm nga inati,
e ka këtë herë,
një e vetme mund,
gjithë shtetet e tjerë!

Vota e Holandës,
kundra si përhera,
po mund të ketë kundra,
dhe shtete të tjera!

Në burg për hashash,
janë mijëra shqiptarë,
dhjetëfish ka Hollanda,
nëpër trotuarë!

Hashashin e vuan,
vetëm Shqipëria,
e legalizoi,
dhe Maqedonia!

Me Maqedoninë,
duket që s’po kapen,
asaj bisedimet,
ka shumë shans t’i hapen!

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
  • o gazetë leshi
    a keni qënë në vete kur keni futur këtë reklamë në mes të artikujve??
    kjo të ngrë nervat mor debila!!
    dhe ke duka e keni vënë??
    o dukë jeni bër legena e kërkoni pare gjithandej,apo thjeshtë me na heq dhe dëshirën e fundit për të komentuar tejk ju??

  • Ketu ka rene ai termeti prej te verteti,
    nuk i ke syte ne balle ore Duke poeti?
    kur mbare rinia nga vendi po emigron,
    c’termet me te madh or trap po kerkon?
    kur ekonomia e gjithe ka shkuar per lesh,
    nga ai Rame kaqoli kryeministri pallavesh,
    kur varferia ne popull vec rritet dhe rritet,
    kur asnje te mire asgjekundi nuk po pritet,
    kur popullit ne kocke i ka vajt thik e varferis,
    nga kjo qeveri e dhjere e atij Rame mavris,
    kudo ka pakenaqesi kudo vetem mallkohet,
    vec Rama ne TV si gjeli ne pleh lavderohet,
    populli hap dollap buke – i del kokrra e miut,
    populli ndez TV – e sheh koken e Ramziut,
    qe lavderon qeverine per rritje ekonomike,
    kur varferia kudo ka vajtur ne pike kritike,
    eshte kjo varferi sot dhe rrenimi ekonomis
    termeti Ramqeveria anembane Shqiperis.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *