Po Lasgushi e kaloi! Si?

anazapta

Ishte Lasgush Poradeci ai që sfidoi sllavo-maqedonasit 70 vjet më parë. Për tragetin, po po, për tragetin. Mësojmë se maqedonasit sllavë nuk lejojnë të kalojnë shqiptarët me traget për në Ohër. Ata kanë privatizuar linjën, agjensinë bile dhe biletën e tragetit. Të mjerët shqiptarë, s’kalojnë dot as në ajër, as në toke e as në gjol. Po Lasgushi e kaloi! Si? Kishte ardhur nga Austria me pushime dhe halle familjare kur ishte student. Atëherë kishte traget me orar dhe biletë. Lasgushi i madh u ul në vendin e caktuar dhe priste të nisej trageti. Ai po vonohej!? Ç’kishte ndodhur?

Konsulli i Beogradit në Elbasan bashkë me bashkëshorten po vonohej dhe trageti do ta priste. E pritën dhe polici i tragetit e sinjalizoi Lasgushin të ngrihej dhe t’i lëshonte vendin gruas së konsullit pa biletë. Jo,tha Lasgushi. Le të ulet zonja dhe konsulli të rrijë në këmbë, unë kam biletë. Ashtu u bë, konsulli qëndroi në këmbë gjatë udhëtimit por në Ohër u burgos Lasgushi. Nuk do ta vazhdoj ngjarjen më tej.

Pse na ofendojnë sllavo-maqedonasit ne shqiptarëve në këtë traget? Po Haxhinasto pse kapardiset se vumë tragetin Ohër-Pogradec? Ky traget më kujton Xhuzepina Topallin kur inaguroi tragetin Shkodër-Ulqin. Ajo linjë nuk u bë kurrë por Topalli doli në televizor.

Kur kujtoj ato gra e vajza që i heqin zvarrë në Qafë Thanë dhe kërkojnë ndihmë nga shteti, më ngjethet mishi. Sigurisht me dokumenta të rregullta. Sllavo-maqedonasit sillen me udhëtuesit tanë si barbarë. Ne jo! Mirë bëjmë.

Mos ka ardhur koha që edhe ata, kur kalojnë në Shqipëri të kenë lekë me vete, të pyeten, kush i pret, sa ditë do rrinë? Nuk e di! Por ata duan të krijojnë “shtet”. Dhe ne shtetin e kemi: Te Qafa e Thanës. Apo kufirin te Thana.

 

Letër e nënshkruar

Vasil Puci, Durrës

Share This Article
5 Comments
  • Më pëlqeu shumë ky shkrim.
    Për Haxhinaston (të cilin nuk e kam takuar ndonjëherë) që kam përshtypjet më të mira ; do të ishte në nderin e tij që të reagojë zyrtarisht për problemin e Targetit “maqedonas” dhe do të dëshëroja që të merren masa për t’a mbyllur këtë aktivitet në se: kjo “arrogancë Sllave” do vazhdojë me këtë paradoks rracizmi “të kulluar”.

  • Mos prisni ndonje pune te mire nga Haxhi Nasto. Nuk i ka thene kush deri me sot pune e mbare ketij njeriu. Ky do e mbylli mandatin identik si lul basha.

    • Me ka ndodhur te bej nje bisede telefonike me kete mjeshter te karrikeve!
      Asokohe, ai ishte shef kabineti i presidentit Berisha…
      (Nuk do doja te kaloja ne hollesi, se perse ai telefonoi aty ku punoja, dhe as se si iu pergjigje; as qe e dija kush ishte ky Mond edhe Haxhi edhe Nasto, por…), por ai sherbente politikisht korrekt berishes, si edhe sot…Metes!
      Mbeti neper kabinete dhe, nje Zot e di se ku e ka vleren…
      Bravo i qofte,
      Ne Tirane nuk ka me Lasgush, kurse Ismail Kadare tani po merret me Enver Hoxhen qe ka 30 vjet i vdekur!

  • Shume shqetesim i drejte ngrihet ne kete shkrim –Shteti jone duhet te vendose reciprocitet perballe fqinjeve,
    te mos lejoje te na marin neper kembe keto ndyresria sllavo-maqedonse

    Biles duhet te vendoset nje traget shqiptar, ndryshe te mos lejohet fare as ai trageti i sllaveve

    • Juve Vasil me sa dukeni duhet te jini poradecar? Ashtu ishte Lasgushi “kokëshkëmb” në kuptimin e mirë të fjalës! E kam njohur mirë në studion e mikut tonë të përbashkët Thomaq Angjeli në poradec!? Kam plot histori me Lasgushin ? Kishte një kod komunikimi të çuditshëm! Po të të diktonte qe s’ishe intelektual ose kishe intelekt te dobët rrinte krejt indiferent dhe mospërfillës!? Ehu sa mbresa kam…? Nderime Vasil !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *