Po Lubonja pse s’shkoi në Presidencë?

redaktor

Respekt për vuajtjet e të burgosurve politikë. Kemi qenë me ta në çdo moment të fatkeqësive që u kanë ndodhur në periudhën e komunizmit. Tani s’kanë çfarë na duhen, e s’kanë çfarë na bëjnë bunkerët. Ka aq shumë në rrafshet e kodrave, në shpatet e maleve, në lagunat e përmbytura në qendrat e qyteteve të mëdhenj e të vegjël. Çdo fëmijë shkolle a turist nuk e ka të vështirë të vizitojë një bunker, ato ndodhen aty si brinjët e një kali të ngordhur. Po kultura dhe shteti ç’do që na ngjall bunkerët,vallë s’paska punë tjetër monumentet dhe drejtoria e kulturës?!

Shikoni kalatë dhe kështjellat si i keni lënë. Sa keq e kini lënë Vilbashtoren, në gjendje të mjeruar Libohovën, të shkretë kishën e Labovës së kryqit të rrënuar, kalanë e Himarës, Tepelenës, Drishtin e Shkodrës etj.

Do ta vazhdoj me bunkerët, se në protestën që u bë te ministria e presidenti mungonte i kudogjenduri Fatos Lubonja. Ky Fatos dha sinjalin e parë se duhet të memorizohet një bunker që ta shikojë populli.

Shkoi Berisha,Topalli e Basha dhe inauguroi bunkerin. Turp për Fatos Lubonjën që sillet me 6 fytyra. Ai duhet të ishte në presidencë dhe të demonstronte për bunkerin. Jo o Fatos, jo, ti nuk e bërë këtë se të dilte fytyra tjetër, e tjetra e tjetra. Mos përfito nga persekutimi për të marrë para mos përfito nga dija për të shurdhuar mediat që s’të njohin, po te dalin të gjitha fytyrat.

 

Letër e nënshkruar,

Vasil Puci

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *