“Po marrim borxh për këshillime, kur projekti ka mbaruar”

Bledar Lumani

Dy deputetë socialist, Bashkim Fino dhe Tom Doshi, kanë votuar kundër një huaje të BERZH për rrugët e Tiranës.

Ndërkohë, deputeti tjetër, Pandeli Majko, ka abstenuar.

Ata kanë votuar kundër projektligjin “Për ratifikimin e dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes së huasë, ndermjet Republikës së Shqipërisë dhe BERZH, për projektin e zhvillimit të rrugëve bashkiake të Tiranës”.

Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Fino ka thënë se ky projektligj nuk mund të miratohet.

Sipas tij, është e pakuptimtë që të merret hua për këshillime, në një kohë që projekti ka mbaruar.

Ky projektligji nuk duhet miratuar.

Hiqen para për materialet e ndërtimit dhe jepen për këshillime projekti, ndërkohë që projekti ka përfunduar”, ka thënë deputeti socialist./b.l

Share This Article
2 Comments
  • Te gjithe e dime qe fondet valutore, qe merren nga jashte per :
    Asistence apo projekte pilot tregojne :
    – Pa aftesi qeverisese .
    -Rritjen e borxhit .
    -Nje nder format me te ” ligjeshme” te pervetesimit te fondeve ne bashkepunim me nderkombetaret .

  • per keshillime te gjitha bankat kur gjejne leshko qeveri japin borxh se gjysmat e pareve i marrin paga asistentet qe dergojne dhe gjysmat i shpenzojne specialistet tane ne vendet e tyre.Deri tani nga qeveria nje pjese e borxhit eshte marre per asistence e keshilla.Me keshilla pas perfundimit te punes nuk rritet ekonomia por mbushen xhepat e qeveritareve dhe taksapaguesit paguajne dhe interesat.Qeveria te mos veproje si Saliu pa Saliun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *