Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Basha, të kërkosh të ikë prifti e të vijë hoxha, kjo është absurde dhe e papranueshme. Boll koka turku. Qeveria ka marrë mandat të plotë nga populli për 4 vjet. Patjetër që ka të zhgënjyer, ka të pakënaqur me reformat, ka vështirësi ekonomike, por të mos harrojmë se pretendojmë për në Evropë dhe Evropa të vë kushte. Po të dëgjosh Lul-Salinë, kupton që po ju dridhet toka nën këmbë dhe e ndjejnë erën nga zullumet e krimet që bënë, nga vjedhjet marramendëse. Po mashtrojnë supaxhinjtë e plepave për t’i bërë koka turku!
