Akademiku Rexhep Qosja është një nga zërat e paktë ende i respektuar në opinionin publik të Shqipërisë.
Në këtë pjesëz bisede botuar nga DITA, ai duket “i dorëzuar” lidhur me mundësinë që intelektualët në Shqipëri dhe Kosovë të munden të përballe denjësisht me klasën e korruptuar politike.
Biseda është zhvilluar via-mail mes tij dhe një akademiku shqiptar dhe i është dërguar kryeredaktorit të gazetës DITA.
Ndër të tjera, profesor Qosja shkruan:
“…Por, si duket po harxhohemi kot menderisht dhe ndjenjerisht edhe une edhe ju edhe pak te tjere si ne duke shprehur mospajtimet ndaj te gjitha ketyre prishesive qe e kane pushtuar politiken shqiptare sot edhe ne Shqiperi edhe ne Kosove. Oligarket politike kane arritur ta perulin, prandaj edhe ta deshperojne krijimtarine intelektuale ne pergjithesi. Po mbesim pa intelektual mospajtues me te keqijat. Me gjithe ate s’duhet te heshtim, s’duhet te dorëzohemi…”
b.m. / dita

Dhe mos heshtni, profesor i nderuar!
Qoftë edhe një i vetmi njeri iu dëgjon – lexon dhe mëson prej jush, nuk është punë e kot as mund i humbur!
Ka plotë që fjalën tuaj me padurim e presin dhe me shumë respekt e dëgjojnë – lexojnë!
në shqipëri nuk mungojnë të zgjuarit(intelektualët) dhe të arsimuarit!!
në shqipëri mungon një pararojë e të zgjuarve!e atyre që mendojnë jo vetëm për bythën e tyre por dhe për shoqërinë shqiptare!!
në 45 vjet komunizëm u krijua një ndjenjë kombëtare,me dhunë dhe një pararojë e të zgjuarve,por më pas u shkatërrua njëlloj si dhe ndjenja kombëtare!!
në këto 25 vjet,u ndërtua një përmëndore gjigante për tradhëtinë,për antishqiptarizmin.jo për atë folklorik,ai është shtuar tmerrësisht,por për atë,jo të vetdijshëm,atë të dëshirës për të mos qënë shqiptar!për të mos u paraqitur si i tillë,për të kërkuar një lëkurë tjetër të huazuar dhe nga dnonjë shtet në bythë të botës!
këtë gjëndje e ka sjallë kjo pararojë e të zgjuarve dhe të arsimuarve,që për pes aspra,i shitën shpirtin “djallit”!shkatërruan vetveten!bashk me ta dhe ne të tjerët!!
rracë bastarde paskemi qënë,gërk,turk,sërb,amerikanë e çdo gjë duam të jemi,përveçse shqiptar!!
ne zgurdullojmë sytë kush shikojmë në filma harakirin japonez,por asqë e kuptojmë se ne si popull e bëjmë në mënyrë të njëtratëshme!në mënyrë të pandalshme!!
kot nuk thonë se “sëmundja e budallellëkut nuk dhëmb”!vetëm të shkatërron!!
I nderuar PR QOSJA . Ju falenderojme ,nga zemra ne shqiptaret e ndershem ,per ndihmen e te verteten qe i jepni ju demokracise se vertete , kombit tone ..
Ju lutemi PR i nderuar QOSJA , shkruani dhe kritikoni me teper ,se , si as edhe nje here tjeter , ne shqiptaret kemi nevoje .Ju drejtohem Ju i ndruar PR ,se vetem ju e kini ngritur zerin , kurse nga ana tjeter , I KADARE nuk prononcohet rri indiferent ,jazek i qofte me gjithe se e kam edhe patriot , se vete jam nga Gjirokastra.
Ju faleminderit nga thellesia e zemres ,i nderuar PR Qosja.Ju urojme jete te gjate , shendet ,per interasat e kombit tone . Me rrespekt….
…
Hajt Dita leshoma tash, se boll ma mbajte te shtrenguar… komentin.
Shqiptaret as do heshtin dhe as do dorezohen !
Ajo cfare po perjetojme sot, nuk eshte gje tjeter, vecse dalja ne siperfaqe e falsitetit te dikurshem, me te cilin mburej e gjithe shoqeria. Proklamimet e tepruara per ekzistencen e nje inteligjence te kompletuar e treguan falsitetin e tyre ne prag te viteve ’90-te, kohe kjo kur forca e zerave te dikurshem kumbues sa erdhi e u be gjithnje e me e mbytur.
E pabesueshme por e vertete; injoranca patetike e oligarkise pushtetare tashme ka arritur te triumfoje dukshem mbi (ish)inteligjencen shqiptare. Sot mund te thuhet me plot gojen, se kjo injorance e mbingarkuar me obskurantizem dhe misticizem, nuk e ka per turp ta reklamoje vetveten si e gjitheditur. Kjo “parade” butaforike e halucinante e oligarkise financiare ka arritur ta fuse ne kthetrra, dhe ta keqperdore per interesa te ngushta personale, te ashtuquajturen “inteligjence”.
A ka zgjidhje tjeter, pervec organizimit te inteligjences dhe forcimit te unitetit mes saj, i nderuar z.profesor Qosja?
Respekt !
Inteligjence kadarenash?