Po mbronte pronarin 16-vjeçar nga hajdutët, qeni hero qëllohet 3 herë

DITA Online

 

Një tjetër dëshmi e besnikërisë së qenve ndaj njerëzve vjen nga SHBA.

Një qen mori 3 plumba në qafë dhe këmbë duke u përpjekur për të mbrojtur pronarin e tij adoleshent, ndërsa dy burra hynë për të vjedhur në shtëpi.

Policia tha se Javier Mercado ishte në shtëpi vetëm me qenin Rex kur dy hajdutët hynë në shtëpi duke thyer një derë prej xhami mbrëmjen e së mërkurës.

Mercado u fsheh në një dollap në dhomën e gjumit të prindërve të tij dhe telefonoi policinë.

Ndërsa Rex i vendosur për të mbrojtur pronarin e tij 16-vjeçar zbriti në katin e poshtëm për t’u përballur me grabitësit.

Qeni u rrah nga grabitësit, të cilët e lanë në katin e parë dhe shkuan më pas në katet e sipërme për të plaçkitur dhomat.

Kur hynë në dhomën ku po qëndronte Mercado i fshehur, Rex u përplas me ta dhe u qëllua 3 herë.

Plumbat e goditën qenin në qafë, këmbë dhe gju.

Hajdutët u larguan nga shtëpia kur dëgjuan sirenat e shtëpisë.

Familja tashmë po kërkon donacione për shërimin e Rex i cili arriti që ti mbijetonte plumbave por duhet ti nënshtrohet kujdeset mjekësor, për shkak të gjendjes së rëndë.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *