Pas akuzave nga disa prej aktorëve, të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar dhe se marrëveshja me kryebashkiakun Erion Veliaj ishte pazar, ka reaguar Arben Derhemi.
Në një postim të bërë në Facebook, aktori rrëfen se çfarë ka ndodhur në takimin me Veliajn.
Ai thotë se është shantazhuar, teksa jep sqarimet e tij në lidhje me marrëveshjen.
Aktori shkruan gjithashtu se ata të cilët po e sulmojnë, janë lënë me pasoja nga komunizmi.
Postimi i Arben Derhemit:
“Për të gjithë ju që kaloni jetën duke përdorur rrjetet sociale si mënyre jetese dhe mjet për të shantazhuar dhe kërcënuar njerëz, unë e kuptoj që edhe ju jeni shantazhuar nga eprorët tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur të shantazhit, deri ku do të shkojë apo cili dhe me çfarë qëllimi po e përdor.
Një natë më parë, grupi i artistëve pjesë e lëvizjes së mbrojtjes së teatrit, vendosën se duhet të ishim pjesë e bisedimeve dhe negociatave me kryetarin e bashkisë.
Sipas asaj që kishim rënë dakord me njëri-tjetrin, ne, grupi përfaqësues i artistëve, shtruam dy probleme shumë të rëndësishme:
1- Të mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombëtar.
2- Të shpallej një konkurs ndërkombëtar ekspertësh për Teatrin.
Menjëherë pas takimit, gazetave dhe televizioneve që pyetën, i vura në dijeni se çfarë u tha. Nuk pashë në asnjë media të pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerinë e frikshme të rrjeteve sociale dhe u sulen si qen të tërbuar duke na akuzuar si “tradhtar”, “të shitur”, “të pafytyrë”, dhe “në gërmadhat e Teatrit Kombëtar, shkruani emrat e tyre”.
Atëherë me lind pyetja: -çfarë ndodhi?
Ata që deshën, e dëgjuan shumë qartë atë që thashë. Ndërsa të tjerët të cilët e kishin parapërgatitur skenarin e tyre, shtruan shtratin për një histeri të frikshme kolektive që qëllimisht zhvendosi vëmendjen nga kauza dhe zbuloi armiqtë e popullit.
Prej analistëve pa më pyetur se çfarë ndodhi në atë takim, mu drejtua pyetja: “Pse e bëtë”?
Pavarësisht interesave të ndryshëm që përfaqësojnë per këtë çështje, të gjithë hanë në kurriz të teatrit dhe e përdorin atë si duan.
Me këtë sjellje ku fjalori i rrugës përbën forcën dhe qëllimin, ai që fyet dhe nuk toleron është vetë Teatri…skena e tij na njeh të gjithëve se kush jemi dhe sa vlejmë…ata që duan të bëjnë shfaqje jashtë asaj skene dhe historisë se atij tempulli janë jashtë historisë për të gjitha arsyet…!
Të them të drejtën, prisja një reagim nga miqtë dhe kolegët e mi, nga ata për të cilët u bëra armik me gjithkënd vetëm për të mbrojtur kauzën e artit dhe të teatrit. Nuk ndodhi!
Për të gjithë njerëzit që nuk u realizuan kurrë profesionalisht, për të gjithë ju që pazaret dhe allishverishet ju kanë përçudnuar si njerëz, për të gjithë ju që komunizmi ju ka lënë pasoja të pandreqshme, për përfaqësuesit kancerogjen të shoqërisë civile, të cilët mezi presin kauza që ti përvetësojnë me qëllim premtimin e postit që nuk e morën kurrë, kam vetëm një gjë për ti thënë: figurën time që e kam skalitur me mund, përulje, kokëfortësi, karakter, rebelizëm, pasion, ndershmëri dhe me fisnikëri të trashëguar nga ADN-ja e familjes sime, NUK E BËNI DOT PIS!”!
a.s/dita

“Aktori shkruan gjithashtu se ata të cilët po e sulmojnë, janë lënë me pasoja nga komunizmi.”
Nuk me habit fare kjo shprehje. Te gjithe ata qe nuk shohin histori ne godinen kur rilindi mbas shume shekujsh teatri Shqiptar, jane maloke / antikamuniste. Edhe ata maloke qe e kundershtojne shembjen, e kundershtojne (apo e kundershtonin) ose per ceshtje trualli, ose thjeshte per te kundershtuar antikamunistin / malokun tjeter qe do ta prishi, por ne asnje rast nga meraku per t’u lene brezave pasardhes pika reference te kultures kombetare. Ky eshte nje popull qe e ka qe ne emer damken e barbarit, sepse malok do te thote pikerisht barbar.
Shko more q……u
Po ti je kafshe , more Arben , c`pune ke me njerezit , aq pak me institucionet e kultures ?!
Qendrimi dinjitoz i zotit Derhemi te imponon respekt per te !
Po ti je kafshe , more Arben , c`pune ke me njerezit , aq pak me institucionet e kultures ?!
Qendrimi dinjitoz i zotit Derhemi te imponon respekt per te !
Mesiguri edi Droga i ka premtuar ndonje apartamen tek kullat e tij qe do te ndertoje tek trrualli i Teatrit, por kjo nuk eshte ceshtja e mashtrimit, sepse yshtja per pasuri eshte metoda qe perdor me kohe mafia e kuqe me pushtet ne vendin tone,
por:
Shikoni keta PISA te realizmit socialist si e shiten Teatrin Kombetar tek mafiozi Erion Veliaj dhe pastaj mendoni se me cfare artistesh qe shiten per dy aspra perfaqesohet kultura jone kombetare.
PO PSE PISAT E REALIZMIT SOCIALIST JANE PRONARET E TEATRIT KOMBETAR QE TE LEJOJNE EDI RAMEN TE NDERTOJE KULLAT E TIJ SI KULCEDRA PREJ BETONI?
Mesiguri Edi Droga i ka premtuar ndonje apartament tek kullat e tij qe do te ndertoje tek trrualli i Teatrit, por kjo nuk eshte ceshtja e mashtrimit, sepse yshtja per pasuri eshte metoda qe perdor me kohe mafia e kuqe me pushtet ne vendin tone,
por:
Shikoni keta PISA te realizmit socialist si e shiten Teatrin Kombetar tek mafiozi Erion Veliaj dhe pastaj mendoni se me cfare artistesh qe shiten per dy aspra perfaqesohet kultura jone kombetare.
PO PSE PISAT E REALIZMIT SOCIALIST JANE PRONARET E TEATRIT KOMBETAR QE TE LEJOJNE EDI RAMEN TE NDERTOJE KULLAT E TIJ SI KULCEDRA PREJ BETONI?
Se kemi kaa shume intelektuale si puna e ketij boleintelektualit ka shku per lesh Shqiperia.Dallohet nga fjala gjithe helm se ç’intelektual na rrethon.Shoku i tij jo flalen por edhe trupin ta shet per partine.Po mire qe populli ua di vleren.Vete artistet e ndoshta dhe ky boleintelektuali jane ankuar per kushtet e teatrit.per batanijet e mbeshtjella gjate shfaqjeve.Krenari deri ne çudi per kete spektator.Perbuzje per ty intelektual qe kurre se pe deren e teatrit.Tiranes i duhet nje teater i ri per popullin,jo per intelektualet qe quhen te tille vetem se dine shkrim e kendim.
Un mendoja se è mbronin teatrin si nje objekt kulture (ashtu sic dhe eshte )por nuk arrij te kuptoj ku eshte ndryshimi se duhet te behet me ppp apo pa ppp. Shembet nje objekt kulture qe shume shpejt do harrohet. Un mendoj se meqe thone qe eshte kaq i vjeter sa nuk mund te restaurohet te bejne cmos ta restaurojne ( sepse nuk ka gje qe nuk restaurohet) pastaj te bejne nje te ri mi te duan dhe le te ngrejne dhe kulla.