Po më grabisin pronën në Vlorë

redaktor

Letër e nënshkruar

Viron Xhavara, Philadelphia USA

 

Pershendetje z.Thano. Po te drejtohem perseri me kete shkrim dhe te lutem ma botoni në Dita pasi nuk po marr përgjigje.

Per dijeni kryeministrit Edi Rama dhe drejtorit te pergjithshem te Aluiznit Artan Lame: Perpara disa ditesh, une Viron Xhavara me banim ne Philadelphia, USA ju kam derguar ne faqen tuaj te Facebook nje kerkese per legalizimin e prones time qe nuk po legalizohet qe prej 20 vjetesh. Eshte nje shtese kati mbi banesen time te vjeter.

Së fundmi mar njoftim se toka mbi te cilen ndodhet banesa ime do te tjetersohet në emër të nje pronari të ri. Sipas informacionit te mare nga nje punonjes i Aluiznit, Dega Vlore, po pregatitet pajisja me pronarë per token 105m2 ku ndodhet banesa ime po 105m2. Ky pronar i ri do te grabise edhe token e gjitoneve te mi te cilet jane disa pleq te vjeter te lagjes dhe banore te asaj zone prej 60-70 vjetesh.

Aty do te kaloj se shpejti rruga e quajtur “Lungomare” (sipas meje emer i bukur do te ishte Shetitorja Skele-Uji i Ftohte). Mesa po kuptoj, demshperblimi per token 105m2 mbi te cilen ndodhet banesa ime 105m2 do te behet per pronarin e ri qe po pregatit dega e Aluiznit Vlore. Duhet të mendoj që keta te sotmit vazhdojne grabitjen si mafia qe ishte perpara tyre?

Pres pergjigje sa me shpejte te jete e mundur paisjen me dokumentacion te rregullt te prones time. Ju lutem me ktheni pergjigje ne email: [email protected].

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *