Po me kadiun, kush ta nget davanë?

redaktor

Letër e nënshkruar

Trifon Dafa

 

Nje dite ne autobus me qelloj te rrija me nje hallexhi si puna ime. Thone, halli-hallit nuk i ngjan por, ky i imi me ate te udhëtarit ishte i njejte, kishin nje nene e baba. Dhe ke thoni ju? Presidentin e Republikes, Bujar Mehmetin, apo si njihet sot, Bujar Nishani.

– Ne Gjirokaster mor mik besoj e more vesh: Pallati i Kultures (Qendra Kulturore), na doli prone e Faikut, pra e Nishaneve. Ne nje grup hallexhinjsh, me ligj e me dokumenta na flaken perjashte, edhe nga shtepia prane.

Gjyqtaret zgerthihen me ne si hijena, – perfundoi miku im dhe na leshuan nga syte -kembet. Unë qesha. Ai me pa me inat

Mos u merzit – i thashe, kemi nje hall, ti me Faikun e Bujarin, une me Aliun e te shoqen.

Ishim 9 familje te pallatit nr. 60, prane gjykates Durres. Nje dite te bukur marrim vesh se pallati kishte pronar Ali Kosoven.

Ai paskish qene ne: K.K.P, se ç’kishte katranosur. I kishte vene synë pallatit tone dhe e kishte kthyer ne pronë. Hapim gjyq, s’kishin asnje dokument, asnje prove, por kishin nje shans te madh, gjyqtaret.

Pese vjet vazhdoj gjyqi! U tallen sa deshen dhe ne 28 prill na thanë: – E di c’keni ju!, boll na perralliset! Shkoni ne bashki, kerkoni strehim, dhe ketu as mos guxoni te afroheni! Ikem o mik me bisht ne shale!

Te gjithe na shohin si kundershtare te presidentit dhe vjehrrit te tij Ali Kosoves.

– Ore mik po paskemi nje hall!

– Nje qe mos e pacim!

Pyesim dhe nje here: A do te beni shtet o shtetetarë?! Po gjykatesit, përhere do freskojne per Buken dhe shoket e tij?!

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *