SMS në DITA
Në 0689073730
E nderuar DITA! Dëgjova në TV që një palo burë i thoshte z.Rama që të vijë nga Brukseli me mend në kokë dhe me këmbë në tokë. Deri këtu dakort, po ky burrë a i kishte mendtë në kokë, kur çfarë s’i kanë bërë këtij vendi dhe populli? E vodhën, e dogjën, e shitën, e lanë pa dinjitet, ja ngulën thikën aq thellë sa populli s’i sheh dot më as me sy në ekrane.
Edhe ne lusim Zotin që dhe z.Rama të jetë kthyer me mend në kokë dhe këmbë në tokë, që zullumqarët të dalin para ligjit sa më parë. Atëhere do të gjej pak qetësi ky popull fukara. Nga pensionistja Pogradec, E.S.
