Para pak ditёsh, rastёsia mё bёri dёshmitar tё njё ngjarjeje me personazh njё fёmijё tё vogёl tё cilit iu sulёn njё turrё e madhe qensh tё rrugёs, e vunё nёn kёmbё e filluan ta kafshojnё ku e si tё mundnin. Ndёrhyrja e disa kalimtarёve tё rastit (pёr fat tё keq pati dhe kalimtarё indiferentё qё shikonin ngjarjen e rёndё si pjesё tё njё filmi horror) fёmija shpёtoi. Nuk ёshtё rast i vetёm, pasi çcdo ditё dёgjojmё pёr njerёz tё moshave tё ndryshme tё rёnё nёn dhёmbёt e qenve tё shtuar e shumuar nё pafundёsi.
“Kujdes makinat, kujdes qentё”, ёshtё porosia e pёrhershme qё prindёrit u japin fёmijёve kur i nisin pёr nё shkollё. Dikur thuhej, lёviz njё ferrё tё gjesh njё lepur. Por sot nё Tiranёn tonё tё dashur, ku jo kudo ka ferra, mjafton tё jesh disa qindra metra afёr njё kazani plehrash qё tё gjesh jo mё njё lepur, por dhjetra qenёr tё organizuar nё kope tё mёdha, me turinj tё bёrlokur, me sy tё zgurdulluar e lehje tallёse sikur ironizojnё kryetarin e provincёs sё tyre, vetё Lulin e bashkisё e pretenduesin qё njё ditё tё bёhet dhe kryetar i qeverisё. Dhe jo vetёm pranё kazanёve, por kudo qen me shumicё qё zgurdullojnё sytё, skёrmitin dhёmbёt, hungёrojnё, sulmojnё, dёmtojnё. Shtoju kёtyre dhe njё mori tё pafundme lopёsh, dhensh, delesh, dhish qё i gjen me shumicё qoftё dhe qindra metra larg qendrёs sё kryeqytetit dhe mё pas mendo se ku jeton, nё Tiranё apo nё ndonjё fshat rural tё lёnё tmerёsisht pas dore.
Duket se do tё shpёtojmё nga kёto lukuni qenёrish vetёm nёse ndonjё ditё ata do tё ngulin dhёmbёt e pistё nё trupin e vetё kryetarit tё zgjedhur me “procedurё” nё bashki. Po qeni qen ёshtё dhe nuk zgjedh. Ai kap e kafshon atё qё i del pёrpara, atё qё ecёn mё kёmbё pёr tё kryer njё hall, pёr tё shkuar nё punё a shkollё e jo “lartmadhёrinё” qё ecёn me makinё.
Dihet qё ka njё shoqatё qё mbron tё drejta e kafshёve e bashkё me ta dhe tё qenёve dhe mirё bёn, por sё pari duhen mbrojtur tё drejtat e njerёzve, duhet mbrojtur jeta dhe shёndeti i tyre, duhen mbrojtur fёmijёt pёr tё mos u shtuar dhe njё stres mё shumё, me “frikёn nga qenёria”.
Letër e nënshkruar,
Nga Petrit ZILI
