SMS në DITA
Në 0689073730
E kemi votuar këtë qeveri për të bërë punë të mira. Unë i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të na ndihmojë në punën tonë. Unë që po ju shkruaj jam një taksixhi i Tiranës. Neve po na mbytin taksitë infomale të cilat vijnë nga Kamza, komunat përreth dhe brenda Tiranës. Komunikojmë me policinë e trafikut, policinë e rendit si dhe bashkiake dhe të gjithë ngrenë supet. Në kohën e Ramës në krye të Bashkisë diçka punohej, ndërsa tani nuk bëhet asnjë punë nga ana e policisë së trafikut, rendit e bashkiake.
Do t’i lutesha Ministrit të Rendit që ta shikojë këtë punë me shumë prioritet. Ka mbi pesë vjet që në këtë vend nuk kontrollohen lishencat e taksive. Kam përshtypje se në Tiranë punojnë taksi me targa të verdha pa paguar detyrimet tatimore, si dhe në Tiranë mund të jenë taksi me targa të bardha mbi njëmijë cop.
I lutemi organeve të qarkullimite rrugor, nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe tuajën, personalisht me besim të plotë te ju zoti ministër. Respekte për gazetën DITA, promotore e shtypit shqiptar, ndër më të lexuarat. Respekt për drejtuesit e kësaj gazete, që me dashamirësi të gjitha shqetësimet e mbarë kombit pasqyrohen në këtë gazetë të nderuar. Respekte! Pëllumb Meçaj, Tiranë.
