Flitet se fiset arabe, kur pushtuan Egjiptin, në shek. VII pas erës sonë, e dogjën bibliotekën e famshme të Aleksandrisë, ku ndodheshin kryeveprat e të gjithë autorëve të lashtësisë, me pretekstin se, të gjitha ato libra nuk duheshin, pasi gjithçka që i duhej njerëzimit të dinte, ishte e shkruar në librin e Kuranit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por e kam menduar gjithmonë dhe sidomos nuk po më hiqet nga mendja këto kohët e fundit teksa shoh e dëgjoj disa “analistë”, të cilët na binë nëpër ekrane gjatë gjithë ditës duke na dhënë mend nga ajo e tyrja që ata “e kanë” me tepri.
Në këtë mori, (një shoku im e quan lukuni, por unë nuk ndaj të njëjtin mendim me të) analistësh spikat veçanërisht z.Fatos Lubonja, të cilin dikush e quan ish-bllokmen, dikush ish-të persekutuar politik. Mua këto epitete, sigurisht, që nuk më duhen. Mua më intereson Lubonja “enciklopedist”. Habitem, në radhë të parë, me aftësitë dhe dëshirën e tij të diskutojë, madje të mëtojë të thotë fjalën e fundit, për të gjitha degët e shkencave, duke filluar që nga gjinekologjia (ndonëse…) tek mineralogjia, nga ihtiologjia tek kozmologjia e të gjitha “logjiat” e tjera.
Veçanërisht dallohet në shkencën e politollafologjisë. Këtë e dëshmoi edhe kohët e fundit kur fajësoi mbarë e prapë të gjithë, deri edhe Amerikën, e cila “kishte pasur paturpësinë” që nuk e kishte pyetur atë, në se duhej të shkatërroheshin armët kimike dhe ku duhej të shkatërroheshin, pasi ai, me siguri, si njeri enciklopedist që është, do t’i jepte këshillën e duhur. Duke perifrazuar thënien e mësipërme, ndonëse nuk jam “opinionisto-analist”, desha të jepja mendimin që, askush tjetër të mos flasë më, pasi e kemi mjaft Tosin.
E di që këto radhë do ta trazojnë z.Lubonja, por në vend që të fillojë të keqpërdorë mediat “e tij” kundër meje, bën mirë t’ia verë gishtin kokës e të mos na “çajë dërrasat” në çdo ekran dhe çdo ditë. Po na neveriten ekranet e televizorëve.

VERTET KA DISA PALO QE NA KANE NEVERITUR EKRANET ME KOHE,, POR NUK KUPTOJ SI PAGUHEN ATA ,,, ,MOS VALLE DUHEN PARE ME MIRE KETA PJESE TE MOSTRAVE…..
te lumte ke kapur nje problem teper serioz dhe ke analizuar prototipin me te neveriteshem. me kete ke personifikuar edhe qilin, bushatin, zhein ,bejtjen,shkullakun,etj,
Tamam,,na cane menderen keta analiste perverse .Mendoj ,se paguhen mjaft mire nga televizionet ,per te thene brockulla te tyre deri ne neveri..por gjithsesi,fajin e kemi ne telespektatoret..qei shikojme ,..nqs bie shikueshmeria ,bie edhe pagesa ..dhe moderatoret do te mendohen mire se ko do sjellin neper emisione …Media e qelbur ,,si gjithshka ,,tjeter ,ne Shqiperi…
Analistet( jo te gjithe) kane “sindromin e palacos”. Eshte semundje njerezore shume e rrezikshme, bile kohet e fundit eshte bere dhe ngjitese. Opinionistet, per mendimin tim, jane me njerezore,akoma e kane imunitetin natyror.