Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Po na ngjan si fshati me minën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > Po na ngjan si fshati me minën
Letrat e Lexuesve

Po na ngjan si fshati me minën

redaktor
Published April 12, 2015
Share
SHARE

Letër e nënshkruar

Migena Kasemaj, studente

 

Përshëndetje Dita. Situata e sotme e vendit është dramatike. Ka një krizë të thellë jo thjesht ekonomike por sidomos krizë vlerash. Jemi ende naivë si shoqëri nëse besojmë që një njeri i vetëm mund të shpëtojë vendin nga kjo situatë. Aq më pak mund ta bëjë një individ si Rama.

Duke menduar mbi këtë m’u kujtua një rrëfenjë e vjetër e Ismail Kadaresë, botuar më parë si tregim më vete, dhe më pas e përfshirë në romanin Dimri i vetmisë së madhe.

Me sa mbaj mend, tregimi quhej “Mina”; ka qenë botuar në krye në revistën Ylli; ndërsa te “Dimri” është shndërruar në një histori të cilën e kallëzon një ushtar, në bazën ushtarake të Pasha Limanit.

Flet për një fshatar, dikur para Luftës II ose edhe në fillim të saj, që gjen buzë detit një minë detare, të cilën e pandeh për fuçi vaji, prandaj edhe, me ndihmën e familjes e zvarrit deri në fshat, duke kujtuar se do të nxirrte diçka me vlerë prej saj. Mirëpo, sapo fillon ta zbërthejë, e kupton se çfarë kish futur në shtëpi: një minë të madhe.

Hapet fjala në fshat, dhe më pas paniku, për minën. Njerëzit në krye largohen prej shtëpive të tyre, nga frika se mos mina shpërthen; nuk dinë si të veprojnë. Më pas kthehen, por jeta tani u ka ndryshuar: janë të bërë heshtur, tregojnë kujdes deri edhe që të mos përplasin dyert e dritaret.

Një xhenier që thërresin për ndihmë, nuk arrin ta çarmatosë minën, por edhe u thotë se ajo është e paqëndrueshme tani, dhe se mund të shpërthejë befasisht, pa ndonjë shkak.

Ashtu fshatarët nisin ta organizojnë të përditshmen e tyre rreth minës: “pas ca kohësh fshati u mbush me hendeqe. Ato po zëvendësonin rrugët. Njerëzit ecnin në to të përkulur, si ushtarët në llogore. Tani i gjithë vendi ngjante me një pikë të fortifikuar fronti.”

Siç pritej, tregimi përfundon me një happy end: në mbarim të Luftës, vjen një partizan në fshat, një nga ata “me yll në ballë”, dhe arrin t’ia presë kokën përbindëshit.

Situata e sotme e Shqipërisë i ngjan kësaj mine vecse cmontuesi i saj mos prisni të jetë një individ. Vetëm një ekip idealistësh me laps në dorë dhe larg shout mediatik të përbuzshëm do risjellë shpresën.

 

redaktor April 12, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?