“Po na vijnë muxhahedinë e sirianë, po na ikën rinia”

redaktor

66 mijë të ikur nga Shqiperia vetëm në vitin 2015 dhe këto të regjistruar nga vendet e BE-së, pa llogaritur të ikurit në të tjera vende. Të dhënat e Eurostat bëjnë me dije se numri i azilkërkuesve nga Shqipëria u rrit me 439% në krahasim me një vit më parë. Të ikurit janë kryesisht të rinj, pjesa më e mirë e shoqërisë tonë të cilët nuk shohin asnjë dritë jeshile në vendlindjen e tyre.

Duke cituar këto shifra, ish-deputeti Neranxi, biznesmeni që kryeson Shoqatën e Mbrojtjes së Tregtarëve thotë se kjo është një nga dramat më të mëdha që mund t’i ndodhë një shteti dhe kombi, sepse është prova më kokëfortë se politikat e gabuara, po përzënë njerëzit të cilëve iu premtua një jetë më e mirë në këmbim të votës.

“A ka hipokrizi më të madhe sesa të dëgjosh që po pranohen muxhahedinë e sirianë, ndërkohë që po përzë popullin tënd?! Nëse shumëkush mund ta shohë këtë si dështim të qeverisë, unë shoh diçka krejt tjetër. Ky është një skenar i mirëmenduar për të përzënë ata individë “bezdisës” që të kërkojnë llogari për çdo gjë. Ata kërkojnë politika sociale për një jetë më të mirë, ata kundërshtojnë taksat e larta, shërbimet shendetesore skandaloze, pagat e ulëta, çmimet e larta, janë aq të “pafytyrë” sa kërkojnë pronat e tyre, kërkojnë të mbrojnë parqet e tyre, kërkojnë çdo të drejtë që iu takon, sepse iu është thënë se jetojnë në një vend demokratik, prandaj duhet t’ju nxihet jeta me çdo kusht që të ikin e të na lënë të qetë dhe në vend të tyre të sjellim njerëz të dëshpëruar që kanë kërkesa minimale, ata thjesht duan pak siguri sepse ikin nga lufta dhe konfliktet e forta në vendet e tyre. Por realiteti shqiptar tregon se lufta nuk qenka asgjë para mendjeve diabolike që vrasin më shumë se plumbat e shkatërrojnë më shumë se fatkeqësitë natyrore” – shkruan Neranxi

Share This Article
4 Comments
  • ESHTE 213,000 NE VITIN 2015 OR MIK,

    KJO SIPAS SISTEMIT TIMS, 213,000 KANE DALE E NUK KANE HYRE.

    GJERMANI THOTE

    “RREGULLAT DUHEN ZBATUAR, ATO SHKRUHEN ME GJAK”

    ME SA DUKET, KETU TEK NE NUK KA “RRJEDHUR GJAK” SA DUHET QE TE MUND TE SHKRUHEN RREGULLAT E LOJES.

  • Po ti cfare bere more i pafytyre gjate 18 vjeteve qe PD ka qene ne pushtet? Pasi Sali Qen Berisha e shhkaterroj Shqiperine dhe endrrat e shqiptareve cfare mbetet per te bere ne ate vend? Lidhur me maxhahedinet po ashtu Berisha ra dakord qe ti sjelle ne Shqiperi. Edi Rama tani eshte nen presionin e ‘miqve’ qe te vazhdoje procesin. Sigurisht asnjeri as tjetri nuk po mendoj per te miren e Shqiperise por vetem per karierat e tyre. Berisha kishte edhe nje aresye me shume te shkaterronte Shqiperine sipas keshillave dhe deshires se UDB-se.

    • Anton ky “i pafytyri” puneson njerez dhe paguan taksa.
      Eshte biznesmen, nuk mund ti kerkosh me shume se kaq. Detyren e tij ndaj shoqerise qe ndajme te gjithe bashke, e ben.
      Gje qe nuk mund ta thush per politikanet perfshire se fundmi zhgenjimin e madh 2 metror Edi Rama

  • More zoteri fjalet i ke qendisur bukur shume per rinine dhe nuk i heqim asnje presje jane per tu pasur zili.Ekeni ju kete aftesi. Po kujt po ja thua ti tani pas kaq vitesh qe gjakderdhja kombetare po vazhdon dhe pjese e saj jeni ju me gjithe PD. Askush nuk iken nga vendi per qejf dhe po te kete kondita. Ne te gjithe e deshem demokracine por jo alla Berishiane. Nuk e di ju militantet e PD ku e gjeni te drejten morale te kerkoni llogari per ctu teket ju ne mendje kur jeni pjese e tragjedise kombetare. Cfare bete ju per kete rini qe tani ju qani me lot krokodili???!!!Asgje ju i niset rrugeve qe te sundonit dhe vidhnit si ju kishte qejfi dhe e morret kete vend me gjithe ckishte si te ishte baceja e lene nga baballaret tuaj.Kush na katandisi ku jemi tani ju dhe vetem ju. Planet tuaja djallezore po shpalosen dhe cdo dite e me shume po ju del fytyra juaj e vertet.Ju vetem urrejtje dhe percarje nxisni kudo shkoni. Ju shani dhe shpifni per qellimet tuaja por e di si eshte populli i mencur thote peshty ne tavan dhe do te bjere ne gjoks. Ja kete dini te beni ju.Askush prej jush nuk punoi per popullin ju punuat per veten tuaj dhe bankat tuaja dhe e rropet vendin dhe popullin e e keni lene ne mjerim Migjenian. Sigurish kjo qeveri qe njemilion veta votuan e ka te veshtire te punoje se ju bete te sigurte ti vini shkopinj ne rrota qe ta pengoni. Por te pakten keta e duan vendin dhe popullin e tyre jo si ju qe e shitet dhe placikitet sa mundet.Ju e nxorret kete rini qe ju sot juka zene meraku dhe e flaket rrugeve te botes e braktiset ne vend qe ate energji qe ky segment i shoqerise te ishte perdorur per te ndertuar vendin ta benit te tille qe ajo te mos largohej rrugeve te botes e te ktheheshin sic jane bere nje pjese e tyre hajdute drogaxhi e prostituta . Sa hap televizorin ne europe ska dite qe te mos degjosh bemat e te rinjve dhe te rejave tona te merguar ku munden me gabimet qe bejme. sigurisht jo te gjithe,ka dhe nga ata qe jane bere shume te mire dhe na nderojne.Jo te gjithe mund te edukohen me shkolla te larta pra ata qe nuk paten qe ishin te varfer ishin pre e vesee dhe njerezve predatore qe u perdoren prej tyre per qellimet e tyre. Po te ishit ju te satbilizuar po te ishit ju te motivuar qe kesaj rinie ti jepej rruga e e mire qe ata te ecnin e te punonin sot ne nuk do ishim ketu ku jemi. Prandaj fajin mos ja ler kesaj qeverise sepse kjo eshte krijuar prej jush kur keta qe qeverisin sot nuk ishin fare ne skene me cfare ju gatuanit ne skutat tuaja.Turp te keni ku na keni katandisur eshte vetem i juaj faji dhe askujt tjeter.Po ju nuk ju vret ndergjegja kombetare se ju skeni dashuri ,skeni deshire per ti rregulluar gjerat ne vend . Ju doni tym e flake qe te realizoni qellimet tuaja,por kjo kohe ka marre fund popullit i jane hapur syte dhe kur populli te ngrihet si uragan atje pastaj skeni vrime ku te futeni.Ju doni rremuje qe te vini ne veprim bandat kriminale tuajat qe keni krijuar per destabilizim se keni urdhera te qarta nga eproret tuaj por ne populli nuk do tu lejojme me te na neperkembni.
    Sigurisht asnje nuk do qe ne te na shtohen me shume probleme sec kemi aq me teper keta njerez qe duan tena i faturojne e qe vijne nga nje zone tepr problematike.Por ne akoma nuk kemi politikane qe te vene atdheun mbi interesin personal dhe tu thone atyre qe po na i faturojne jo dhe me guxim sepse ne kemi probleme dhe gjysma e vendit eshte ne emigracion per vete nga kushtet shume te mira qe u kemi krijuar ata kane ikur dhe vazhdojne te ikin e jo me te shtojme njerez me probleme qe do te na shtojne me shume probleme.
    Anuk ishit ju te PD-se qe na futet ne keshilinin islamik ne kohe te Berishes ,a nuk ishit ju qe lejuat ngritjen e xhamijave si kepurdha me urdher te atyre qe e donin shqiperine te ishte si delja e zeze europes.Nuk jemi ketu te gjykojme fete por feja islame eshte problematike me gjithe njerezit qe e perkrahin ate.Kete po e tregon realiteti i perditshem qe jetojme.Ne duhej te mos ishim futur ne asnje organizate te tille. Ajo per ne perfaqeson fene e armikut tone 500 vjecar qe na dogji e shkrumboi por qe nuk na zhduku dot. Por sot armiku jone ska nevoje te na pushtoje me arme na ve ju politikaneve si puna juaj dhe e marrin kalane nga brenda me njerez si ju.Sju vjen turp si na e keni bere vendin sikur jemi shtojce e armikut tone me te eger 500 vjecar. Ai keni menduar ju keto ndonjehere. Se besojme sepse jeni shume te zene e skeni kohe ose e beni me qellim.Turpi bie mbi juve dhe vetem juve dhe mos kerkoni te tjere te ndani fajin. Juve do tu gjykojne brezat qe do vine per kete shkaterrim dhe me te keq se komunizmi i beri vendit tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *