Po në Golem dhe në Malin e Robit?

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

DITA e dashur! Mbas aksionit për shembjen e ndërtimeve pa leje në qytetin e Vlorës, INUKU duhet të fillojë prishjen e ndërtimeve në Golem dhe te Mali i Robit. Si ka mundësi që njerëz të sponsorizuar apo të mbështetur nga politika kanë ndërtuar shtëpi pushimi me 2 apo 3 kate në këtë ambient që është pronë e të gjithëve, ndërsa shumica e popullit nuk ka vend as për plazh e as për të ngrënë drekën që merr me vete në një batanije të shtrirë përtokë?!

Shkoni e shikoni ish kabinat me dërrasa që i kanë kthyer në shtëpi banimi dhe duken si getot e Afrikës së Jugut. Edhe ish ËC publike i kanë kthyer në hotel e restorante. Kthejani popullit këto prona të uzurpuara nga këta banditë e hajdutë të dashur qeveritarë. Edhe kjo është Rilindje dhe populli do e mirëpresi me shumë dashuri, sepse është prona e tij dhe jo e ndyrësirave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *