Po ne, të dënuarit ekonomikë?

redaktor

Lubonja, dhe të gjithë ata që e shoqërojnë, ta gëzojnë dëmshpërblimin, si të “dënuar politikë”, pavarësisht se shumica e parave është vjelë nga punëtorët dhe jo nga oligarkia jonë politiko-ekonomike. Po ne, të “dënuarve ekonomikë”, kur do të na dëmshpërblejë Lubonja?

Dhe them, Lubonja dhe të dënuarit e tjerë “politikë”, sepse janë ata që duhet të na dëmshpërblejnë për njëzet e ca vitet fundit të cilët i kaluam në rrugët e botës, të përulur, të uritur, dhe të nëpërkëmbur dhe sepse ata donin përmbysje të sistemit, pavarësisht se sistemi të paralajmëronte me Kushtetutë: se nëse dikush e dyshonte, dënohesh me burg. Dhe kur dikush dyshon dikë, qoftë edhe pushtetin, pavarësisht se të paralajmëron, e bën me ndërgjegje të plotë. Dyshimi, rrjedhimisht, për t’u dënuar politikisht, për shumicën e të dënuarve, ishte i ndërgjegjshëm. Ndërsa të dënuarit ekonomikë sot, janë të pandërgjegjshëm, meqenëse ata nuk e kuptojnë sistemin, dhe Lubonja dhe të dënuarit e tjerë politikë, e kuptojnë! Kështu çështja nuk shtrohet se si të dëmshpërblejmë disa njerëz që vuajtën me ndërgjegje, por vetëm të dënuarit politikë që u dënuan si pasojë e sistemit, pra “luftës së klasave”, përqëndrimit të pushtetit dhe kontradiktave sistemike, dhe t’i bëjmë të kuptojnë “disidentët” se dënimi i tyre ishte i ndërgjegjshëm, ndërsa i punëtorëve sot, i pandërgjegjshëm. Dhe, se të drejtën për të dyshuar e kanë edhe të dënuarit ekonomikë – për mos të thënë që të “dënuarit ekonomikë” duhet të ngrihen kundër të “dënuarve politikë” dhe t’u thonë: hë, ç’na sollët? Këtë katandi donit? Të luani me jetët tona?

Letër e nënshkruar, Ylli Përmeti

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *