Email nga adresa
Nga e presim drejtësinë në këtë vend? A e pranojmë të gjithë, të paktën ata që kanë tru se ky vend ka ngelur pa shtet, pa shtet të së drejtës, pa pushtete nga ai legjislativ tek ai gjyqësor, me një ekzekutiv ‘fasadë’ dhe me një Anti-Informacion në media? Atëherë nga e presim ndëshkimin dhe drejtësinë?
Pse nuk thuhet copë që ky vend 25 vjet është në ‘duar të pista’ apo në dy dinasti njëra e ‘Berishajve’ ku hyjnë tërë sektet e radikalizmit antishqiptar që si ‘udhëheqës shpirtëror’ kanë ‘burrin e shtetit’, dhëndrin serb apo babain e Xenit e ku bëjnë pjesë tërë Mulat, Nokat, Fevzinjtë e Zogolljanët e obskurantizmit; dhe një dinasti e ‘Blushave’ ku si udhëheqës shpirtëror kanë ‘burrin e shtetit’ tjetër djalin e Thanasit me mbiemër Nano ku hyjnë tërë shurranjozët e ish-Bllokut mbushur me fëmijë ‘bastardë’ të ngjizur atë kohë dhe sot nëpër pika kyçe të pushteteve?
Vetëm idiotët dhe anti-shqiptarët nuk arrijnë të bëjnë lidhjen midis 2 ‘dinastive’ që janë vëllezër ‘siamezë’: Kur 4 shqiptarë vriteshin në mes të bulevardit, kur në Gërdec thereshin fëmijë, kush e ngushëllonte kasapin Sali Neroni?
Kur tërë agjenturat antishqiptare shkatërruan nëpërmjet pardesyve të bardha bazën ekonomike, vodhën tërë pasurinë kombëtare, ndaluan të festohet festa e çlirimit, kush duartroket? Po i ka ngelur merak ndonjë ‘idioti’ se në cilën ‘dinasti’ hyn djali i Kristaqit apo babai i Zahos, përgjigja është se as ai vetë nuk e di se ku bën pjesë.
