Po Nikut të gjorë luga prapë i humbi!

redaktor

 

Tek Kreshnik Spahiu,
e kishim një shpresë,
por Lulashi i çadrës,
e preu në besë!

Shumë u zëmërua,
dhe na la pa fjalë,
se nga politika,
fare do të dalë!

Ç’lavde mbretërore,
nga Niku pa Luli,
po Kaini thikën,
brinjë më brinjë ja nguli!

Se ç’u bë në çadër,
servil Universi,
po dhe këtë herë,
keq e ndoqi tersi!

Ç’na bëre Lulash,
ç’na bëre-or çun,
na e le Atdheun,
pa këtë Tribun?!

Ai njëqind njerëz,
në çadër të pruri,
po s’e vlerësove,
as sa Sazan Guri!

Çdo gjë do të kemi,
në Kuvënd tani,
po nuk do të kemi,
Nikun kuq e zi!

Qaj- moj Shqipëri,
qaj-moj qaj me lot,
se këtë mynxyrë,
s’mund ta durosh dot!

E gjithë politika,
do të jetë problem,
se do funksionoi,
pa këtë Zgalem!

Pa këtë Zgalem,
me emër të bukur,
që na ndriti jetën,
që kur është dukur!

U bë deti kos,
u zhdëp gjithë Katundi,
po Nikut të gjorë,
luga prapë i humbi!

A. Duka

Share This Article
4 Comments
  • Kreshnoku nje koqe maloku. Kujtoi se u be deti kos.
    Na bente cubin, patriotin e cfaee nuk na beri.
    Me vjen keq qe sdo kete lek per xhel.

  • Nik Sorres i ka humbur Luga prej kohesh .Ai eshte nje Spurdhjak Narcisist.Pa Taban.Ka veshje te Rreme Nacionaliste ,Ne fakt i sherben dhe Dreqit per Pare..Ne fillim mashtroi shume njerez ,qe kujtonin si te verteta perrallat e tij.Po shume shpejt i doli Kallai dhe zbuloi Surratin e tij Pervers dhe ne zgjedhjet e 2013 mori shperblimin e merituar nga populli qe donte te mashtronte.U lidh pas qeres se Lul-Sumkapucit ,qe e mbyti me buzeqeshje ,po ne fund i rrasi Prasin..MeDelenxhi dhe Edepsez Person nuk kam njohur.

  • Poet i dashur ,bej pak durim se do shohim karagjozllekun e shekullit !A ke par ti kur thyhet termometri e ske ku mbledh topet e zhives se helmet !
    Kreshniku, ky “tope madhi” i cadres dhe i paftyri i madh , qe humbi kushedi ku sic e meritonte do shohim si do e ndjekin Nardet, ai derri kuq ,burr me i poshter, genc pollo e te tjer qe shohin se u be deti kos e spo din nga te zhysin lugen, se tani qe ju dogji bytha jenicereve u kujtuan cfar krye- hajdari kan ! Po shkermoqen e spo din cfar nahie te marin ! “NJi shpi me 5 bajraktar” i thon kesaj !O store, store te vjen te qeshesh e te qash kur mendon kte hordhi qe udhehoqi Shqiperin gati ne katastrof ! Kte hordhi, qe nje kriminel i ardhur kushedi nga, i beri zap ,i degjeneroi i “qeroi e pastroi” si desh vet e tash hajde ti mbledhesh ! Uroj fundin e ktij perbindeshi, te jet sadisfaksioni me i madh i shqiptareve, ashtu sic ishte dhe zhgenjimi i madh i tyre sic ishin dhe pasojat prej tij ……. Uroj qe carja e kesaj “dige” te shperthej e te mar me vete plehrat e 27 vjeteve me ne krye drejtesin, qe me ne fund te clirohet Shqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *