Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
E dashur “Dita”, ndaj të njëjtim mendim me Prof. Jorgaqin. Nuk mundet kurrsesi që atë lëtyrë ta ketë shkruar Noli i Madh. Le të marrim si shembull vargun e fundit të strofës së tetë. Fjala vjen, një poet i mirëfilltë do ta shkruante si vijon: “Tjetër s’bëjnë veç për xhandarë.”. Në asnjë nga mijëra vargjet e Nolit nuk gjen lajthitje e thagma apoetike kësodore dhe, për më tepër, kombpërçarëse. Ai bejtexhi mjeran, që është munduar të imitojë Nolin, ka dalë cullak me vargje të këtilla pa pikë sqime stilistikore. Përshëndetje juve dhe Prof. Jorgaqit nga Aglind Ibraj.
