Letër e nënshkruar
Beqar Skënderi, Tiranë
Lexojmë shtypin e përditshëm, shikojmë programet në televizor dhe ndjehemi shumë keq. Faqet e gazetave mbushur me lajme rrëqethëse. Prostitucion, drogë, vrasje, inceste, përdhunime dhe skandale politike e shumë pisllëqe të tjera që na nxinë jetën. Po nuk ka gjëra me vlerë këtu? Si edukohet shoqëria me këto? Si edukohet brezi i ri? Më duket se po e shkatërrojmë vetë shoqërinë dhe nxisim arratisje nga vendi. Shkruani dhe me ngjyra të bukura, jo vetëm bardhë e zi. Shqipëria është e bukur. Me respekt, Beqar Skënderi, Tiranë.
