Pesë raste të variantit të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar janë gjetur në Japoni dhe Rusia është bërë vendi i fundit që imponon karantinë më të rreptë për udhëtarët nga Britania.
Japonia ka shmangur numrin e madh të infeksioneve, të para në vende në SHBA dhe Evropë, por rastet po rriten me shpejtësi dhe numrat ditorë kaluan 3,000 për herë të parë këtë muaj.
Së fundmi është zbuluar edhe një rast i mutacionit të ri në Liban.
Lajmi është konfirmuar nga Ministri libanez i Shëndetësisë Hamad Hassan, i cili ka thënë se rasti i ri është një pasagjer që ka mbërritur në vend nga Britania e Madhe.
“Një i rast i infektuar me llojin e ri të koronavirusit u zbulua në bordin e një fluturimi të ‘Middle East Airlines’ që erdhi nga Mbretëria e Bashkuar”, ka njoftuar në Twitter ministri libanez i Shëndetësisë, Hamad Hassan.
Mutacioni i ri i koronavirusit u identifikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, e më pas u zbulua dhe në vende të tjera në Evropë, si Holandë, Danimarkë, Itali, Singapori dhe Gjermani.
Deri më tani mbi 40 vende, përfshirë Turqinë dhe ato evropiane, kanë pezulluar trafikun ajror me Mbretërinë e Bashkuar.
Disa prej tyre, përfshirë Francën, mbyllën edhe kufirin e tyre tokësor.
j.l./ dita
