Një person ka gjetur vdekjen, teksa ka qenë duke peshkuar në ujërat e lumit Erzen në Shijak.
Mësohet se viktima është shtetasi Arben Qose, 50 vjeç.
Policia raporton se 50-vjeçari ka qenë duke peshkuar me kosh të lidhur me energjinë elektrike dhe dyshohet që kontakti me energjinë t’i ketë marrë jetën.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
s.a/dita
