Po, po… Më kanë mbetur dhe dy anët e midisi.

anazapta

Ndonëse kishte kilometra të tëra pa përfunduar, në prag të fushatës së 28 qershorit 2009  Berisha i preu shiritin  segmentit Bulqizë – Ura e Cerenecit , gjatësia 17.4 km, fondi limit 1.256.694.304, pa TVSH,  planiziuar për t’u realizuar  brenda vitit 2008.  Në entuziazmin e fushatës premtoi se për dy vite dibranët do të shkonin e ta pinin kafenë në Tiranë nëpërmjet rrugës seë re, “Rrugës së Arbërit” . Kaluan përsëri vitet , kaloi dhe një mandat. Del  përsëri Saliu dhe na premton se brenda dy viteve   do të bëjë “ Rugën e Arbërit” dhe “ harron” të thotë pse na la kafenë pa pirë në Tiranë , atë kafenë që do ta pinim pasi të kishim udhëtuar nëpër rrugën e re.

Na thotë se rruga e Arbrit është 76.2 km e gjatë (nga qendra e Tiranës në pikën kufitare të Bllatës).  “Kanë përfunduar deri tani 24.26 kilometra, si dhe janë në ndërtim 10.4 kilometra”. Sipas tij dhe Ministrit të Transporteve mbeten për t’u asfaltuar në total edhe 33.4 kilometra. Vetëm me shifrat e tyre  dalin aq budallenj sa nuk ka nevojë të vesh në punë një ekonomist, por thjesht një “ ish – kooperativist”. Nëse rruga qënka 76.2 kilometra ( preventivuesit thonë 72.6 km)dhe kanë përfunduar 22.26 kilometra, do të thotë që kanë mbetur pa asfaltuar 53.94 kilometra.Paskan dhe “ pak” punë për të bërë. Do të bëkan tunelin e Qafë Murrizit 2.2 kilometra , Urën e Vashës  400 metra të gjatë dhe 150 metra të lartë, tunelin në Qafën e Buallit , rrugën nga qafa e Buallit në Klos  nëpërmjet Planit të Bardhë, nga Klosi në qafë Murrizë e më pas në Tiranë , nga Herbeli në Peshkopi etj. A e mbarove punën, – e pyetën një dembel. Po, po, tha ai , më kanë mbetur dhe dy anët e midisi.

Na thonë se paskan mbyllur paketën financiare (pa opozitën se opozita paska votuar kundër financimitn të Rrugës së Arbërit!!!) dhe paskan planifikuar që në vjeshtë të bëjnë tenderimet. Ajo që nuk duan të thonë është shumë e thjeshtë “pse nuk e kanë bërë deri tani , pse na gënjyen dhe pse rreken të na bëjnë t’i besojmë”. Më gjënjeve një herë , më paç në qafë , thotë fjala e vjetër , më gënjeve për së dyti , paça veten më qafë. Le më për së treti apo për së katërti.

 

Email nga adresa: [email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *