Po PS e ka seriozisht?

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Përshëndetje Dita! Afati i përcaktuar nga ndërkombëtarët për votimin e reformës së drejtësisë po i afrohet limitit, por Berisha po bën ç’është e mundur për ta thyer dhe ia arriti qëllimit duke u përjashtuar 10 ditë nga parlamenti duke marrë me vete edhe grupin e PD-së. Pyetja është a ra PS-ja në grackën e PD-së apo edhe asaj i intereson shtyrja e votimit të reformës? Në këto 3 vitet e fundit Berisha është pezulluar nga parlamenti 3 herë dhe vetëm në muajin e fundit 2 herë. A nuk e dinte PS-ja se largimi i Berishës do të sillte edhe largimin e PD-së nga parlamenti? Besoj se e dinte, sepse kështu ka ndodhur edhe herën e kaluar. A e kupton PS-ja se largimi i PD-së nga parlamenti detyrimisht shtyn edhe për 10 ditë votimin e reformës? Besoj se po. Atëherë kjo ngre një pikëpyetje të madhe edhe për disponibilitetin e PS-së për t’u votuar sa më parë reforma.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *