Po qe se dënohet, veç hajdut i xhepit…

editor

Në këto votime

Keq u thye rrota

Grumbulloi e majta

Mbi një milion vota.

 

Ai mal me vota

Futur në kuti

Më parë se pushtet

Është përgjegjësi.

 

Qeveri e re

Pa të rënë në hise

Themi mirë e bëre

që me Rendin nise

 

Presin plot besim

Te ti njerëzia

Mbi shkelësit e ligjit

Të bjerë  drejtësia.

 

Të mos rrinë policët

Të gjuajnë laraska

Ku të bëjn’ rreshtore

Hajdutët me maska.

 

Të mos ecin vajzat

Me kokën nga prapa

Hajni mos u heq

Varësen nga qafa.

 

Por… i ikën duarsh

Situata shtetit

Po qe se dënohet

Veç hajdut i xhepit.

 

Me hasëm të fortë

Duket pushkë e trimit

Ndëshkim meritojnë

Baronët e krimit.

 

Besoj e di mirë

Ti moj qeveri

Puna ka nevojë

Që t’i gjesh njeri

 

Po s’ta thanë të tutë

S’ta thotë asnjë tjetër

Hidhe prapa shpine

Avazin e  vjetër.

 

Atje larg në rrethe

Plane bëjnë në letër

Hiq nga njëra  punë

Grado në një tjetër.

 

Edhe më e rëndë

Nis bëhet sëmundja

Kur sheh që  diplomën

E ka marë te Sudja

 

Nuk i duhet dreqit

Njeriu profan

E pyet ç’është ligji

Të thotë është roman.

 

Kë Saliu pati

Në vathë tek oborri

Ti s’ke pse i vë

Spaleta drejtori.

 

Ke sot rreth vetes

Ushtri të papunësh

Tetë vjet opozitë

U ka dalë për hundësh.

 

Tetë vjet sakrifica

I pate me vete

Ata nuk jan’ numra

Por kapacitete.

 

Në k’to anët tona

Ka një fjalë ari

Ku hiqet një kalë

Nuk  vihet gomari

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *