“Po qëllojnë me armë”, policia gjen të plagosur të riun tek “Rruga e Dibrës”

DITA Online

 

Një i ri ka mbetur i plagosur sot në kryeqytet.

Policia pohon se rreth orës 09:30, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë, në rrugën e Dibrës.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi V.K., 28 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake 28–vjeçari është qëlluar nga një person i paidentifikuar i veshur me të bardha, rreth 1 e 60 i gjatë, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Shtetasi i plagosur është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale gëzhoja të qitura nga armë e llojit pistoletë.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dalje të zonës ku ka ndodh ngjarja dhe po vazhdon krehja e territorit.

Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *