Po rritet një brez pa të ardhme

anazapta

Në Shqipërinë e sotme po rritet një brezi i ri pa të ardhme,vetëm me synimin për t’u larguar nga vendi i vet, pa mundësi punësimi. Duket e zhvlerësuar edhe një diplomë që e mbajnë në xhep pa asnjë vlerë. Shprehja e përmendur rëndom se 70 përqind e kamarierëve në kryeqytetin shqiptar janë juristë është mëse e vërtetë. Flitet e diskutohet nga politikanë në prag fushatatsh elektorale për rininë, duke i dhënë vlerësime dhe kreativitet tej mase, po sapo marrin pushtetin, akoma pa u boshatisur banderolat dhe parullat, fjalët i merr era. Të rinjtë e papunë me diploma e mastera në xhep enden sa më një zyrë në një tjetër në qendër dhe në bazë për të kërkuar punë, por më kot. Simpatizantët e partive politike, mediokër dhe sharlatanë, njerëz të paarsimuar dhe pa personalitet, zënë vendet e tyre në zyrat e shtetit. Të rinjtë që kalojnë ditët bordurave, pa dyshim që një ditë do rrezikojnë veten dhe shoqërinë. Nuk ka më të keqe se papunësia.

 

Letër e nënshkruar: Gjon Neçaj

 

Share This Article
5 Comments
  • Duhet menduar me shume per rinine shqiptare, e cila ka marre rruget e botes .Te rinjet qe mbarojne nje shkolle duhet qe shteti t’u siguroje nje vend pune dhe nje here e pergjithmone te hiqetn nga mendjet e politikaneve qe administrata te varet nga politika.Ka me mijera te rinj te kane mbaruar shkollat e larta me mastera brenda e jashte te sistemohen ne pune dhe te largohen militantet .
    Pra per rinine duhet nje strategji e vecante ,por jo te mbetet ne leter po te behet realitet.Ai komb qe nuk respekton bvrezin e ri,eshte i humbur.

  • Oj rini, e mjera rini,kush te ka qite me rye ne hi…Por ti duhet te jesh kryelarte dhe ardherine e ketij kombi ta marrish ne dore dhe freret qeverises te jene ne duart tua te sigurta.
    Rrofte rinia shqiptare !

  • na vjen shume keq per rinine shqiptare,disa shkollohen po nuk mund te punesohen,disa terbohen,jane te pashkolluar dhe behen kriminela,disa drogaxhinje,disa homo dhe disa vajza lesbike.nuk dime fundin !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *