Vargje të nënshkruara
Kapo Labi
Ditë, se u çorientuam
Nga të kthehemi më parë
Nga një anë na lindin djem
Por çdo ditë dalin kusarë
Z.Rama, të të rrojë
Po të uron edhe bota
U bëftë i zgjuar si baba
Edhe trim si Zaho Koka.
Lëre Zahon që të rritet
Kthehu e merru me Fullanë’
Se Saliu paska mbjellë
Lazaratin në Tiranë.
Emërimet e kusarit
Të hetohen sa më parë
Po s’dolën të gjithë hajdutë
Ftoj Mesilën të më varë.
Ç’punë bën ti zoti Fullan
Me një rrog’ sa 10 rrogtarë?!
Po ky Bord që ti drejton
Apo rrinë dhe vënë dhjamë?
Do të jet’ në nderin tuaj
Bashkë me Sinan Tafanë
Për postet u bëtë të huaj
Ndaj largohu sa më parë.
Miq, qofshi të nderuar në këtë vend të masakruar! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
