Një ndër krenaritë e industrisë në Durrës para dhe pas çlirimit e megjithatë sot ajo ka nisur të shembet. Ndërmarrja e vjetër e Nish Cigares ka punësuar me mijëra punonjës dhe ka qenë e njohur në shumë vende të botës për cigaret dhe duhanin cilësor që ka prodhuar, por tashmë, duke qenë se edhe prodhimi i saj është ndërprerë prej vitesh, ka filluar shembja e ndërtesës masive.
Po kjo shembje ka shkaktuar edhe një problem për të cilën është ndërhyrë nga Muzeu Rajonal, si dhe Policia Ndërtimore për të mbrojtur një basoreliev i cili ka qenë konstruktuar në fasadën ballore të ndërmarrjes pioniere në qytetin e Durrësit, për grevat e organizuara kundër pushtimit fashist të vendit me 20 gusht 1940.
Basorelievi është një vepër artistike e artistëve durrsakë që i përket traditës së Realizmit Socialist dhe ka pasur përmasa të mëdha me gjatësi 7 metra dhe lartësi 1.5m. Në afërsi me të janë edhe pllakatet përkujtimore të dëshmorëve të shumtë që kanë dalë nga kolektivi luftarak i kësaj ndërmarrjeje. Një nga dëshmorët që ka dalë nga gjiri i kolektivit është është edhe Telat Noga, emër i cili iu dha Nish cigares, Stamlesit të vjetër, pas çlirimit të vendit.
Me fillimin e punimeve u bënë përpjekje që vepra artistike në formë pllakati e derdhur në beton të çmontohet dhe të ruhet si vepër me vlera artistike dhe historike për popullsinë e Durrësit. Pasi u bënë këto kërkesa u raë dakord që të bëhej çmontimi me kujdes i pllakatit nga fasada dhe të sistemohej pranë muzeut rajonal. Për këtë ka disa ditë që janë ndërprerë punimet dhe pritet që të bëhet edhe çmontimi i objektit artistiko-historik.
“Beteja për shpëtimin e basorelievit”
Menjëherë pas fillimit të punimeve mësohet nga burime të Policisë Ndërtimore të Durrësit se shumë qytetarë, të afërmit e të cilëve kanë persona të familjes që kanë punuar në këtë ndërmarrje historike për Durrësin, por dhe që janë të lidhur nëpërmjet punëtorëve të këtij kolektivi që kanë rënë dëshmorë në vitet e luftës, kanë shprehur shqetësimin për fatin e basorelievit në fasadë.
Pas kësaj mësohet se është ndërhyrë për të bërë të mundur ruajtjen e tij me çdo kusht. Së bashku me policinë ndërtimore ka ndërhyrë edhe Muzeu Rajonal i Durrësit. Për këtë është biseduar në lidhje telefonike me drejtorin e këtij muzeu, Edmond Agolli, i cili ka bërë me dije se pasi kanë marrë të dhëna mbi shembjen e ish-Nish Cigares “Telat Noga”, së bashku me shefen e Policisë Ndërtimore të Durrësit, Anila Myderizin, është ndërhyrë për të mos lejuar prishjen e basorelievit që ndodhet në fasadën ballore të saj dhe që është ngritur në përkujtim të 20 gushtit, kur qenë organizuar edhe protesta dhe greva nga punonjësit e saj.
Pas kësaj ndërhyrjeje është rënë dakord, tha Agolli, që basorelievi të hiqet nga firma që po bën prishjen e saj pa u dëmtuar. Ai tha se ne atje kemi shkuar si grup nga të dyja palët, muze-polici ndërtimore, dhe pasi u bëmë me dije se në rast prishjeje ata do të përgjigjeshin ligjërisht për dëmtimin e monumentit, është rënë dakord të mos prishet dhe të ruhet. Pas çmontimit, objekti do të ruhet në ndonjë ndërmarrrje në pronësi të bashkisë, por mirë do të ishte, thotë Agolli, që të rivendosej në të njëejtin vend pasi ajo është një ngjarje historike dhe kujtdo do t’i bënte nder që ta kishte në ballinën e ndërtesës.
Ndërtesa që lidhet me prodhimin e duhanit në Shqipëri
Prodhimi i Duhanit në qytetin e Durrësit ka pasur një traditë të hershme. Specialistët e këtij prodhimi thonë se për herë të parë duhani ka ardhur në Shqipëri nëpërmjet portit të Durrësit në shekullin XVII dhe se prodhimi i mirëfilltë industrial i tij ka filluar në shekullin e kaluar pikërisht në këtë qytet.
Në formë të industrializuar ky prodhim, sipas studjuesit të historikut të Durrësit, Xhod Bejës, ka nisur në vitin 1913 dhe është konsoliduar me ngritjen e shoqërisë aksionere STAMLES në vitin 1924 me kapital të përbashkët të aksionerëve nga qyteti i Durrësit dhe ai i Tiranës.
Për t’i shërbyer kësaj fabrike në vitin 1929 është ngritur edhe centrali elekrik prej 640 Kë/ore që i ka shërbyer furnizimit me energji elektrike edhe ndriçimit të qytetit të Durrësit. Pas çlirimit kjo industri u fuqizua dhe duke pasur cilësi mjaft konkurruese ka pasur kërkesë të madhe në tregjet lindore dhe perëndimore. Ajo u fuqizua me reparte të shumta si fermentimi dhe një rrjet magazinash, si dhe u punësuan në të mbi 1000 punonjës, pa përfshirë rrjetin e gjerë të transportit si dhe prodhuesve të bujqësisë në fshatra të ndryshme të vendit, si dhe punonjësit ndërmjetës të manipulimit të tij.
Ish-drejtori i saj në një periudhë 3-vjeçare Skënder Kapiti thotë se kjo industri mjaft e preferuar për tregjet ndërkombëtare për shkak të cilësisë së prodhimit mund të mbijetonte mjaft mirë në kushtet e ekonomisë së tregut, por për të ka munguar kujdesi i shtetit. Madje, edhe pasi kishte shkuar drejt zeros prodhimtaria e duhan cigareve kanë ardhur kërkesa për të nga firma prestigjioze në SHBA, Franca dhe Spanja. Kjo degë e rëndësishme e industrisë së lehtë dhe ushqimore tashmë është inekzistente.
Beja sjell edhe fakte interesante mbi këtë industri në Durrës. Ai shkruan edhe me detaje se si në punishtet e para bëhej përpunimi i duhanit. Atje, thekson ai, duhani lagështohej duke u sprucuar me ujë në mënyrë artizanale dhe se grirja e duhanit bëhej me thika të zakonshme, ndërsa përgatitja e cigareve ose “dredhja” siç quhet rëndom nga pirësit e duhanit bëhej me dorë. Kapaciteti prodhues ka qenë 1600 kv në vit kurse në vitin 1942 ky kapacitet ka arritur në 350 kv në ditë. Numri i punëtorëve ishte 110, ndërsa në repartin e shkrepëseve punonin edhe 50 të tjerë.
Duke iu referuar shifrave që sjell Beja, Shoqëria STAMLES u krijua në prilll 1924 me kapital fillestar 500 000 franga ari. Më 1938 ky kapital arriti në 1 milion e 500 mijë, ndërsa në vitin 1942 në 2 milion e 500 mijë. Aksionistët e parë kanë qenë familjet durrsake Beshiri, Spiru, Dovana, Shijaku, Leka, Papingji, Rrufa, Gjergo, Beja, Zaguridha, Shehu, Xhumrri, Koja, si dhe familjet tiranase Petrela, Fortuzi, Banka, Peza, Haxholli, Tafaj, Qosja etj.
Presidenti i parë i STAMLES-it ka qenë Jusuf Beshiri, drejtor teknik Petro Korçari, drejtor i këshillit të kontrollit Shefqet Beja, shef i repartit të shkrepseve, Mina Haxhinikolla, shef teknik Ismail Çela, specialistët e parë të harmanit ishin Kiço Koçi dhe Shefqet Metani.
Stamles, sjell në kujtimet e veta Beja, ishte një fabrikë e suksesshme. Paketat e cigareve “Diamant” dhe “Taltisert” thitheshin shumë si nga tregu vendas dhe tregu i huaj. Fitimet ishin të konsiderueshme, ndërsa punëtorët paguheshin mjaft mirë.
Çdo fundjavë u paguhej rroga në orën 12:00 në zarfe të mbyllur dhe në fundviti trajtoheshin me rrogë të 13-të. Një kuriozitet: “Stamles” u ka paguar rrogat punëtorëve edhe për periudhën nëntor 1943 – shkurt 1945, thekson Beja, periudhë në të cilën fabrika nuk punoi, për shkak të evakuimit të Durrësit nga gjermanët për arsye të operacionit të evakuimit të populsisë nga qyteti të titulluar “Shëtitje në Port”.
Në vitet 1946-1947 të gjitha fabrikat ekzistuese shqiptare të cigareve u shtetëzuan: shumica e tyre u mbyll, ndërsa ato më të mëdha (si Stamles) morën emër tjetër dhe u modernizuan. Gjatë regjimit komunist ka pasur 4 fabrika cigaresh: fabrika e Tiranës (ish- fabrika e cigareve “Flora” – mbyllur gjatë viteve 1960), fabrika e Durrësit, fabrika e Shkodrës dhe fabrika e Gjirokastrës.
Fabrikat e Tiranës dhe Gjirokastrës prodhonin cigare vetëm për tregun e brendshëm, ndërsa fabrikat e Shkodrës dhe Durrësit prodhonin për tregun e brendshëm dhe për eksport. Që nga viti 1957 dhe veçanërisht pas viteve 1960, Shqipëria filloi eksportimin e cigareve në të gjitha vendet e Evropës Lindore, kryesisht në Hungari, Poloni, Çekosllovaki dhe Republikën Demokratike Gjermane. Gjatë viteve 1980 shumica e cigareve të prodhuara në Shqipëri u eksportua, kjo edhe për faktin se ishte burim i mirë për valutë të fortë.
Duhanpirja në Shqipëri
Edhe pse në paketat e cigareve konsumatorët paralajmërohet për rrezikun që paraqet pirja e duhanit, duket se ata që e përdorin nuk i lexojnë. Organizata Botërore e Shëndetësisë publikon shifrat e vdekshmërisë qe kanë ardhur si pasojë e përdorimit të duhanit.
Duke iu referuar shifrave te vitit 2009, sipas INSTAT, në Shqipëri vdesin çdo vit rreth 14 880 persona dhe rreth 3000 persona kanë shkak kryesor duhanpirjen. Koordinatori i projekteve për duhanin në Institutin e Shëndetit Publik, Roland Shuperka, specifikon shifrat e vdekshmërisë për personat që kanë humbur jetën nga kanceri i shkaktuar për shkak të duhanit dhe të atyre personave që kanë humbur jetën nga probleme kardio-vaskulare, por si shkak kryesor kanë pasur sërish duhanpirjen.
Sipas studimeve të kryera në Shqipëri numërohen gjithsej 950 mijë duhanpirës, ku 680 mijë llogariten meshkuj dhe 220 mijë të tjerë janë femra.
Vetëm në një vit shpenzohen rreth 550 milionë dollarë nga shqiptarët për të blerë duhan. Një ligj i miratuar dy vjet më parë për të ndaluar përdorimin e duhanit në mjediset publike, si mënyrë për të ndikuar në kufizimin e përdorimit të duhanit, dështoi së zbatuari.
Sipas raporteve të OBSH-së: duhani dhe lina
Shoqëritë e duhanit janë pjesë e monopolit të shtetit dhe kontrollohen direkt nga Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë Informatike. Vitin 2011, “Cina National Tabaço”, me 520 mijë vartës, 500 marka dhe 183 fabrika, është shoqëria më e madhe e duhanit në botë, me një shumë totale të ardhurash 76 miliardë dollarë. Paratë e përdorshme (14.3 miliardë dollarë) i kalonin ato të kompaninë “Philip Morris”, i cili kishte deklaruar vetëm 6.3 miliardë dollarë.
Cigarja kineze i ka kaluar barrierat sociale. Mao Ce Duni dhe Ten Siaopini ishin krenarë për vesin e tyre. Mao çmonte cigaret amerikane 555 të prodhuara nga “British American Tabaço”. Ten, lideri që në vitin 1979 i ftoi kinezët të pasuroheshin, adhuronte cigaret “Panda”, që kushtonin 90 euro steka.
Sot ky vend, një nga destinacionet më të famshme turistike në kufi me Vietnamin, është edhe zemra e një prej industrive më të rëndësishme të Kinës. Këtu ngrihet fabrika më e madhe e cigareve kineze, që u destinohet 350 milionë qytetarëve, pothuajse 29 për qind e popullsisë, ose një e treta e duhanpirësve të planetit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duhani vret pesë milionë persona në vit, prej të cilëve një milion vetëm në Kinë, ku kanceri në mushkëri është rritur 465 për qind që prej vitit 1980 dhe është përgjegjës për numrin e lartë të vdekshmërisë në vend. “Një në tre të rinj rrezikon të vdesë për shkak të cigareve”, shpjegon nga Pekini një e dërguar e OBSH-së. “Nëse vendi nuk do të bëjë diçka për të ndaluar fenomenin, pas dhjetë vjetësh numri i viktimave që do të vdesin nga duhani do të arrijë në dy milionë”.
Aktualitet, tregtimi i duhanit në rrugë
Duke iu referuar një fotoje të fillimit të shekullit të kaluar, si dhe një foto të realizuar pak ditë më parë në tregun e rrugëve të qyteteve tona, vihet re se nuk ka pasur shumë ndryshim në mënyrën e tregtimit. Vëmendje të veçantë kërkon edhe një foto që tregon një çirak të ri duke kryer procesin e grirjes së duhanit me çark primitiv.
Po ashtu dhe fotoja e disa tregtarëve që e shesin atë rrugëve pothuajse edhe sot, me gjithë evolimet e tregjeve kanë mbetur thuajse të njëjta. Duhani tregtohet deri në trotuare. Dhe po t’i referohemi një fotoje që tregon se si tregtohej ky artikull mjaft i leverdisshëm në SHBA, duket qartë disniveli i tregtimit dhe se sa mentalitete të prapambetur tregtar kemi ende në vendin tonë.
Sot
Me moton “Stop ndërhyrjes së industrisë së duhanit”, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP), Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Ministria e Shëndetësisë kanë shënuar 31 majin “Ditën Botërore Kundër Duhanit”. Me këtë rast nga të pranishmit u vlerësua se duhani është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë. Sipas tyre, në botë çdo vit vdesin rreth 6 milionë njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit dhe 500 mijë njerëz si duhanpirës pasiv.
Edhe pse në Kosovë nuk ka shifra të sakta rreth pirjes së duhanit, shkalla e pirjes së duhanit, u vlerësua se llogaritet të jetë mjaft e lartë.
Sipas përfaqësueses së UNICEF-it, Laura Fraxhiakomo, në Kosovë llogaritet të jenë rreth 700 mijë duhanpirës, ndërsa 20 për qind prej tyre, janë gra shtatzëna. Shqetësuese ndërkaq mbetet fakti që 50 për qind e fëmijëve në Kosovë, i ekspozohen duhan pirjes pasive.
“Ne kemi dy shifra për Kosovën, që zgjojnë një brengë shumë të madhe. Është prania e pirjes së duhanit në mesin e femrave shtatzëna, që tregon se 20 për qind e tyre janë pirëse të duhanit dhe 50 për qind e fëmijëve në Kosovë janë të ekspozuar në pirjen pasive të duhanit. Ne besojnë që të drejtat e fëmijëve për një zhvillim të duhur, janë duke u shkelur në Kosovë për shkak të nivelit të lartë të pirjes së duhanit”, ka thënë ajo.
OBSH-ja vlerëson se pirja pasive e duhanit llogaritet që për çdo vit shkakton diku rreth 600 mijë vdekje të parakohshme në tërë botën.
Nga ky numër i vdekjeve të parakohshme, 31 për qind janë tek fëmijët dhe 64 për qind janë tek femrat. 700 milionë fëmijë në tërë botën apo diku rreth 40 për qind e tërë fëmijëve në rruzullin tokësor janë të ekspozuar ndaj pirjes pasive të duhanit në shtëpitë e tyre.
Shkaterrimi i fabrikes se cigares eshte nje pjese e vogel fare e barbarise totale, qe solli anarshia e qellimte e sali birishes barbarit sic njihet ndryshe “Ali babait me 40 hajdute”, me horrat e tij duke e kthyer kete vend brenda 23 vitesh ne kohen e gurit ose me mire “al gamorra moderne” pra nje sicili, apo kolumbi. Mjerimi qe prodhoj ky monster duke shkaterruar komplet pasurine e komunizmit te ndertuar me gjak dhe sakrifica ishte mallkimi me i madh qe mund ti besh nje populli te vuajtur si shqiptaret, ku dhe nje pushtues i huaj nuk do arrinte dot kurre ta bente!!! Mallkimi i ketyre viteve eshte mallkim me i madh qe mund te bie mbi nje komb ku do duhen shume breza per ta rikuperuar ne mos te themi e pamundur, se mafia shqiptare e ka kapur kete vend prej fyti, dhe kolumbia ne perendim te ballkanit do mbetet gropa e dyte ne europe pas sicilise italiane.
Ne asnje nga premtimet elektorale nuk ka asgje per kete produkt qe prodhohej dhe konsumohej jo vetem brenda nesh por perdorej dhe per perfitim valute, dikur madje cante dhe blllokaden.Ky produkt mund te behej shume mire nga ne dhe madje mundet te behet dhe bio-cigarja qe mund te jet me e mire se ajo industrialja qe eshte me teper kancerogjen nga trajtimi me kimikate perpunuese.Sa vende pune mund te rigjeneronte kjo ? Sa fermer mund te hyne ne kontrate per produktin e duhanit? Dhe pse duhet qe kjo siperfaqe te behet pallate? Pas shitjes se ketyre ndertesave nuk do kete me perfitim.Ndersa si ndermarrje prodhimi do te jepte fitim te perjetshem,punesim te perjetshem.E keshtu mund te behej per shume patenta te dikurshme made in ALBANIA qofte kjo para 45 qofte kjo pas ketij viti deri ne 92.
Artikull me shume vlera, vecse familja Beshiri eshte puro tironase dhe jo durrsake, ashtu dhe familja Koja. Shkrim plot vlera!