Po shpërdorin emrin e Petro Markos

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

I nderuar z.Adrian! Duke marrë shkas nga SMS-ja me titull “Një shoqatë të rrëzojë një ligj?!” të datës 05.07.2014, ditën e shtunë, duke patur parasysh se jeni e paanshme dhe shumë prestigjioze, pak kohë më parë ju nisa një shkrim në lidhje me shkrirjen e shoqatës “Petro Marko” e cila ligjërisht ka pushuar së ekzistuari, por që nga shumë pak njerëz shfrytëzohet për përfitime vetjake, jo vetëm morale, po dhe financiare.

Është e turpshme që prestigji i një njeriu me vlera të larta, jo vetëm kombëtare, po dhe ndërkombëtare, të shfrytëzohet në mënyrë kaq të paskrupullt. Natyrisht, nëse juve u cenohen interesat, mos e botoni, por kijeni parasysh se këto shoqata kanë të drejtë që të propozojnë edhe për shpërblime me tituj kombëtarë nderimi, persona që nuk e meritojnë dhe rrisin artificialisht numrin e këtyre figurave.

Duke njohur tiparet e stafit tuaj drejtues të kësaj gazete, kam besim se nuk pajtoheni me dukuri e veprime të atilla. Nderime dhe mbarësi në veprimtarinë tuaj fisnike në fushën e gazetarisë! Bardhosh Xhelaj.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *