Po sikur Rama mos të të rikandidojë? Veliaj: Ja pse është e pamundur

DITA Online

 

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka theksuar sot se ka një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin Edi Rama.

“Nuk besoj se ka patur ndonjë kryetar bashkie që të ketë aq mbështetje dhe aq akses e suport sa kam unë tek Edi. Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë. U them paçi fat atyre që besojnë te cic-micet e portaleve, sepse jeni rëndë.

Secili prej nesh është caktuar që të administrojë qytetin, unë kam kërkuar konsensus jo vetëm nga LSI, por dhe nga PD. Të njëjtën gjë po bën sot kryeministri kur fton edhe opozitën për zhvillimin e vendit. Besoj që qasja e Edi Ramës që ka në qeverinë qendrore dhe që përqafohet edhe nga qeverisja vendore, është për të mirën e vendit”, tha Veliaj në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” në Report Tv.

Më tej kryebashkiaku ka folur edhe për Saimir Tahirin.

Nëse nuk iu rikandidon Rama?

Veliaj: S’besoj se do ta kemi këtë sfidë.

Rama u pyet për këtë gjë dhe nuk e mohoi…

Veliaj: Ne nuk shohim arsye se përse disa të kenë status preferencial. Të gjithë ata që kanë punuar mirë besoj se do të konfirmohen. Ndërsa disa që mund ta kenë zhgënjyer PS, duhet t’ia lënë radhën dikujt që e bën më mirë.

Nëse nuk iu jep një mundësi të dytë? Mendohet se rritja juaj, e vë në hije atë…

Veliaj: Sa është afër mishi me thoin, aq jam unë me Edi Ramën. Fati im që kryeministri ka qenë vetë kryetar bashkie. Kush ka brenga të tilla dhe shpreson se fitorja do t’u vijë nga këto thashetheme.

Kur e ke takuar për herë të fundit Ramën?

Veliaj: Para një jave…

Ju thoni se jeni si mishi me thoin, por ai si e konsideron?

Veliaj: Besoj reciproke.

Komunikoni?

Veliaj: Flasim për ditë.

Çfarë ndjeni kur ju thonë pasues i Ramës?

Veliaj: Mua më intereson qyteti i Tiranës. Kam një fat që nuk shoh TV dhe nuk ndjek as lajme, kolegët e shtypit më bëjnë një rezyme përditë. Në këtë fazë nuk mendoj. Tre vjet bëhen në 21 qershor nga zgjedhja dhe në korrik, 3 vjet nga betimi. Jam i dedikuar plotësisht.

Mendoni se mund të kandidoni për kryetar të PS?

Veliaj: Kjo është një gjë që nuk e kam në radar fare. Tirana nga një qytetet jashtë realitetit, sot është një qytet ku mbillen pemë, ndërtohen shkolla e kopshte.

Si i cilësoni mesazhet e koduara të Tahirit…

Veliaj: Nuk i kam ndjekur. Jam një njeri shumë i lumtur që nuk shoh lajme, fare.

Tahiri tha, nuk ka bir nënë dhe bir kurve që të më trembë mua…

Veliaj: Nëse dikush i ka thënë trembesh, i është përgjigjur në mënyrë popullore që nuk trembem. Çfarë duhet të komentojë kryetari i bashkisë?

A duhet të ishte aprovuar kërkesa e prokurorisë për arrestimin?

Veliaj: Kam tre vjet që s’jam në parlament, në qeveri, kolegu jonë të përballet me drejtësinë dhe të provojë të drejtën e tij. Duhet pyetur dikush që ka qenë në komision, unë s’kam parë një gjë të tillë. Të provojë të vërtetën e vet.

Kaq shumë di Tahiri sa të shantazhojë…

Veliaj: Në atë komision nuk u dha një provë që të justifikonte arrestin me burg. Saimiri është në këtë qytet, nuk është larguar, është në gatishmëri të kësaj drejtësie.

Pse PS i ofroi mbrojtje?

Veliaj: PS s’i ka ofruar mbrojtje askujt. Ka larguar shumë anëtarë kur ka pasur insinuata për probleme me drejtësinë. PS është e fundit që mund të shantazhohet, nuk është fare ky proces.

A e shihni të mundshëm rikthimin e tij në PS?

Veliaj: Pas këtij procesi duhet të vendosë ai se cili do jetë angazhimi politik.

a.s/dita

Share This Article
9 Comments
  • I kane bere llogarite te gjithe si do rrine ne post.
    pune plerash, digjet incineratori, po keta nuk i gjen gje.
    Aty i ke prape

  • “Unë nuk mbaj mend që të ketë njeri që të ketë patur më shumë në historinë e Shqipërisë”

    Cfare kodosh pordhaci mund t’i thote keto fjale per vehten e vet/ Keta socialistet kete punen e historise e kane mreak te madh, keshtu tha nje here edhe Fatos Thanas Nano, mua me vjen prapa historia, po tashti ha parate qe vodhi se sa per histori, e shumta noi kazino i shkon nga prapa.

    P.S. Qe te mos thote njeri ndonje gje per Shqupin, po e them vete :Poshte Shqupi me gjithe Salush dhe Lulush. Jemi ne rregull tashti?

  • Pyetje prej idioti te Babatrapit, pyetje qe i takojne Sajmirit ja ben Erjonit.
    Ku ti gjej trute shikojeni sa e ka lene Perndia, sa nje mut cobani i gjate 1,5 metra me gjithe duart perpjete.
    Me kujtohet shume mire dhe ka pasur te drejte Luan Rama ish Ministerkur para disa vitesh ne nje lokal tek Bryli, e rrafi LIVE me shpulla dhe shkelma kete moster.

  • Dy zot shtepie po ka Shqiperia.Nji ne krye te qeverise dhe nji ne krye te kryeqytetit Shqiptare.
    Ma te mire gjithka te kerkosh me pishe e kame te kalit nuk u gjeten ne keto 28 vite shterngim rrus-puc demokratik dhe nuk gjinden deri ne vetting.Mbas vetingut banvaki do kemi njererz te shtruar e te devotshem korrekt e te ndershem nen shembullin me plote deshire si z.Velija.
    Ore gjeni ku iu iku Llalla se per keto te tjeret asht kollaj.
    Nji gja send te cudite.Keto qe mbajne dy gishtat larte dhe virrin demokraci,qe me protesta i kundervihen pozites komplet pa drejtesisht,shesin demokraci e ndershmeri pa fajde.Kur iu vjen laku tek qafa ia mbathin me te katrat ne drejtim te paditun.Keto plehra te organizuem me Parti politike me banim ne SHQUP jane gopca ne ekstrem te uritun.Nuk i mjafton vendi brenda per te ba blla blla e llap llap llap.Po i turren dhe te huajve per ti ba te cicerrojne kundra interresave strategjike te vendit.

  • Se i keni marrdhanjet te ngushta dihet lehtesisht.Nuk ke nevoj ta deklerojsh.Rama ka marrdhenje me te gjith ata si ka gja ne dore,se i bashkon interesi per te xhvatur ket popull te shkret qe e ropet perse gjalli.Po mire i bahet,bile duhet te vazhdoni se nuk e celin gojen.Shqiptari trashigimtari i vajtjes e i durimit ka thene poeti yne Migjeni.

  • MOS CA BYTHE, PER SA KOHE DEKLAROHESH

    BYTHQIR, NUK TE LESHON DJALI I SOROS.

    VETEM KUR TJU VIJE TE GJITHE COMINGJA NGA

    KOKA.

  • LALI ERI DUHET TE JETE I PERJETSHEM NE KRYE TE BASHKISE-TIRANE.POR NE 2025 DUHET TE BEHET KRYEMINISTER TE RREGULLOI PERFUNDIMISHT SHQIPERINE E LEN PENG NGA LILI HOLLANDEZI.
    RAMA SI KR.BASHKIE LIKUJDOJE PASOJAT E BOMBES ATOMIKE QE BERI SALIU ME ALBERT BROJKEN.NDERSA LALI ERI PO RREGULLON QENDREN E ME RADHE PERIFERONE E TIRANES SONE TE PERBASHKET.
    NE VITET 1993-4 MIDIS BANKES DHE BUSTIT TE ENVERIT KAM URINUAR NE NJE KJOSKE TE NDERTUAR ME FIRMEN E A.BROJKES.PRA,GJITH SHESHI SKENDERBEJ I MBUSHUR ME WC..PER TURPIN E SALIMORTJES.
    LALI ERI DO BEJE TIRANEN DHE RAMA DO BEJE SHQIPERINE.ATA QE FLASIN E SHKRUAJNE KEQ…JANE BODIGUARDET E KAPTER NISHANIT DHE LUL HOLLANDEZIT.
    POPULLI E KA NDAR NENDJEN SE KUSH ESHTE PER PUNE E KUSH PER VJEDHJE E VRASJE NE MES TE DITES NE BULEVARD.

  • Po lali eri asgje nuk tha per mbetjet toksike si dioxina qe u shkarkuan ne ajr e do qendrojne me vite neper baqet,ne kumshti e bagetise,edhe do zeroje qytetaret!cfare analiza urdheroj e cfare masa ndermorri qe zerimi te zvogelohet edhe femijet te mbrohen?

    Asnje fjale per gjerat vertete serioze,e bile dramatike me rezik jete, e gjithe diten show me mbjelljen e pemeve,qe po te bejme nje logari te thjesht nuk munden me u mbjell per aq kohe e ne ate superfaqe,o lali eri,edhe ne dime pak gjera…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *