Letër e nënshkruar
Preng Pjetri, Zejmen
Për ironi të fatit pas afro çerek shekulli lider shqupasit kanë zgjedhur pikërisht 2 prillin për të protestuar në Shkodër. 24 vjet më parë u vranë 4 njerëz. Çuditërisht akoma edhe sot nuk ka një autor të publikuar për këto vrasje përveç thashethemeve dhe doemos akuzave të Sali Berishës. Pas kësaj tragjedie u bënë zgjedhje të parakohshme ku erdhi në pushtet PD-ja.
Militanti komunisti shembullor Sali u zgjodh presidenti i gjithëpushtetshëm i Shqipërisë. Shkodranët e provuan të parët mbi kurriz diktaturën e re të vetëquajtur “demokraci”. Një grusht servilësh dhe vasalësh gllabëruan Shqipërinë, rrëmbyen gjithë pasurinë tonë kombëtare. Populli i Shkodrës dhe i gjithë Shqipërisë u detyrua të marrë arratinë, rrugën e mërgimit. Unë dua ta pyes sot Sali Berishën: a ke të drejtë morale ti dhe PD-ja të thërrasë në protesta popullin e Shkodrës? Jam shumë kurioz të di ç’do të pjelli mendja nesër, ç’mund të shpifësh a shpikësh o Sali.
