Po tani-o i shkretë?!

J L

Si bombë më ra në kokë,

qysh në lajmet e orës Tetë,

se varianti i ri :”Omikron”,

shumë i rrezikshëm mund të jetë!

 

Varianti i ri afrikan,

është shumë më keq se kolera,

ai mund të anashkalojë,

imunitetin e krijuar nga vaksinat e tjera!

 

Mbas gjithë këtyre që thamë,

del përfundimi që s’e them dot,

se çdo gjë që kemi bërë deri tani,

është kot dhe fare kot!

 

Sipas të gjitha gjasave,

i rëndë shumë i rëndë do të jetë dimri,

me daljen në skenë të “Omikronit”,

beteja do nisi prapë nga fillimi!

 

Këto janë përfundime kalimtare,

të hedhura aty-këtu,

po një mendim të pjekur shkencor,

nuk e kemi as unë dhe as ju!

 

Dhe tani jo vetëm unë,

po mijëra të moshës mbi 60-të,

rrinë dhe flasin me vete,

a duhet ta bëjnë dozën e tretë?!

 

Numri i të rënëve në Luftën e Parë Botërore,

ka kohë që nga viktimat e covidit ka kaluar,

po pse s’mblidhen tok gjithë shkencëtarët,

për të bërë  një vaksinë të unifikuar?!

 

Natyrisht që ilaçi do të gjendet,

se njeriu asnjëherë nuk është dorëzuar,

po lutemi të ketë sa më pak fatalitete,

në një Botë që do luftojë e bashkuar!

 

Në fakt kjo është luftë e vërtetë,

kundër armikut me forma tinëzare,

po do jetë fatkeqësi e madhe,

nëse kjo luftë-kthehet në luftë tregtare!

 

Ju thashë se këto lajme i dëgjoj aty-këtu,

shumica të pakontrolluar,

po s’e dimë as unë-as ju,

ç’virus qarkullon dhe ka qarkulluar!

 

A.DUKA

Share This Article
4 Comments
  • o dukë
    mos dil nga sfera tënde se më plevitosesh fare,më bëhesh si ai al fredo,i plevitosur,cako!!
    mo ja fut pordhës për ato që nuk kupton o dukëëëëë!!
    kemi boll pordhët për ato që kujton se kupton!!

  • eh;
    te gjithe “ndryshojne”; nga traktati komunist i varshaves,
    ne traktatin kapitalist te natos .
    vetem ruset nuk “ndryshojne” .
    ata s’marin vesh nga shkenca e vaksinave .
    as kinezet .
    shqiptk..aret po . shume po, (dhe …amerikanet) ..
    si te bashkohet bota e shkences ne nje te vetme !?
    shkelen “parimet” !!..

  • edi rama burre i mire
    per te ngrene dhe per te pire

    edi rama burre i zoti
    kapi lopen e kulloti

    edi rama nje mut muti
    prandaj e quajne ramuti

    edi rama po pellet:

    saliun eshte nje qen
    nje qen dhe nje zagar
    por per mua nuk eshte tradhtar

    se une edi saliun nuk e kam armik
    e kam mik dhe shkuar mik
    se saliun e kam vella
    dhe prandaj me te nuk kam shamata

    luli dhe meten i kam shoke
    se si me saliun na lidh nje padron
    ai padroni eshte illuminati
    me shoket e tij te lene ne Shqiperi
    na ka shtruar rrugen gati.

    PS-PD
    PD-PS
    jeni te genjyer per se gjalli
    se keshtu e do illuminati
    se keshtu e kemi zakon
    qe te gjthe ne PS, PD, LSI
    te jemi shume shoke.

    Prandaj mus u habisni
    se sic thash nuk jemi armiq te vertet
    se cmimet nuk i veme qindperqind vete
    ato i marrim me shume nga larte
    prandaj mbyll gojen o shtembrat

    edi rama mut i trashe
    qe ketu e ne librazhd

    pa nderime dhe pa respekt
    Edi Rama d.v.

  • Sus pra o poet Duka,
    pusho e na ler rehat,
    se ato Omikrone rrotull,
    i duhen Rames shalgjat,

    Me keto Omikrone,
    me kete Pandemi,
    kerkon te fshehe Rama,
    kete pleh qeverisjen e tij,

    Kerkon ta fshehe zullumet,
    varferine e bere Mullar,
    me dengla Omikronesh,
    duke pellitur si gomar,

    Me termet ne goje akoma,
    me perdite ne goje Pandemi,
    kerkon ta shtyje ne pushtet,
    me ane e mbane varferi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *