“Justifikimi” para familjarëve të katër të pushkatuarve pa gjyq në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga binomi kriminal Sali&Luli, duke ja “faturuar” përgjegjësinë drejtësisë, nuk është i saktë, mbasi këtë e kundërshton pyetja: po vrasësit që janë duke vuajtur dënimin, si janë dënuar, pa ligj?
Jo, ligji është, por… Këtu është sekreti, që ka të bëjë me “historinë” e vjetër , atë të paaftësisë për të bërë shtet që edhe sot na “buçasin” veshët për këtë plagë ende të pambyllur. Shteti fillon nga “peshorja e drejtësisë”. Pritshmëria tek reforma e drejtësisë, e cila siç dhe flitet do të bëjë drejtësinë e 21 Janarit, është që kjo çështje “të muroset” në kalendat greke dhe për rrjedhojë, si të kositurit nga plumbat e qeverisë dhe familjarët e tyre të mos gjejnë paqe.
Që të mos kesh kurajo apo profesionalizëm për të dënuar vrasësin maniak, i cili ju sokëllin kundërshtarëve se “ja u bëj si në 21 Janar”, shprehje dalë nga shpirti i tij kriminal, është absurde. Po si mund të mos burgoset ky njeri kur faktet s’kanë të numëruar, si, pse u qëllua kur turma po shpërndahej, pse u fshinë provat, pse u pengua policia për ekzekutimin e urdhër-arresteve? Ku ka një dhe vetëm një provë që protestuesit kishin çadra, thika, pistoleta, ku ishte makina me dinamit?
“Formula” e puçit është idiotësi e këtij të përçarturi mbasi puçi nuk bëhet me duar në xhepa. Eksperiencë për puçe ka ky kriminel i cili në 14 Shtator të ’98-ës hapi zjarr ndaj Kryeministrisë, madje ish-kryeministrin Nano e quajti dezertor sepse ju shmang vdekjes prej plumbave të tij duke mos i dhënë kënaqësinë këtij krimineli për t’i bërë një varrim madhështor siç deklaronte para mediave.
Rigjykimi i 21 Janarit, siç flitet, duhet të nxitet dhe ndihmohet nga i gjithë opinioni shqiptar, nga media, shoqëria civile, që ashtu siç veproi me LHL e Assadit të Sirisë, ashtu edhe sot të gjithë së bashku në dyert e drejtësisë të kërkojmë drejtësinë e munguar. Përshëndetje Dita!
Letër e nënshkruar
- Berberi, Pogradec
