Po të isha Lulashi-nuk do konkurroja kurrë për kryetar partie!

redaktor

 

SHQUP-i krejt u sakatua,
s’i shkonte në ment njeriu,
Luli në kulmin e vapës,
gjysmën e vetes e ngriu!

Luli sosi këtë ditë,
i mbytur në injorancë,
sjellja për një vit e ca,
qe e gjitha arrogancé!

Që të gjithë i injoroi,
ata jashtë e këta brënda,
që nga Krerët e BE-së,
i shau me fjalë të rënda!

Neve pyesnim njëri-tjetrin,
ku mbështetet ky njeri?!
Ishte thjeshtë një budalla,
nuk kish asnjë siguri!

Mori super garanci,
s’kish parë skena botërore,
ndaj dhe kjo humbje tani,
quhet humbje madhështore!

Që të gjithë i braktisi,
dhe vetëm në luftë u nis,
mori të njëjtën monedhë,
nga të gjithë u braktis!

Luli kishte një projekt,
që s’ngjiti në vatrat tona,
pyetja vetvetiu vjen,
pse duhet të rrijë akoma?!

Pse duhet të rrijë në krye,
të Partisë Demokratike,
që i dha në këto zgjedhje,
minimumet historike?

Mos mendoni miq të dashur,
se për Lulin kam merak,
me ato që ka punuar,
ka pësuar fare pak!

Po Luli nuk ka hiç cipë,
s’di të kuqet-as të verdhet,
ndaj them që me fanatizëm,
do t’i mbrojë të gjitha gjerdhet!

Po të isha Unë-Ai,
do merrja kostot si burrë,
do të shkoja kokëulur,
dhe s’do konkurroja kurrë!

A. Duka

Share This Article
10 Comments
  • Nje poezi me sens politik-qytetar, shume e bukur!
    Te vësh ne majë te Penes Saliun ose Lulin, eshte shume e lehte, por edhe e veshtirë!
    Them “e lehte”, se ata jane klloune, qe me veprimet e tyre politike, te japin dore per ti demaskur!…Jane miniere floriri per Humor!…
    Them “e veshtirë, sepse duhen zgjedhur ato detaje, duhet perdorur ai art qe i nxjerr me mire ne pah kllounllekun e tyre, karabushllekun e tyre, pse jo dhe padijen dhe injorancen, shpifjet dhe primitivitetin e luftes se tyre te pistë politike…!
    Une kam nje mendim tjeter, i dashur dhe i nderuar Poet…
    Lere Saliun dhe Lulin ne budallallepsjen e vet.
    Ata kane marre te tatepjeten dhe ndoshta PD-ja do gjeje nje njeri te sakte ta pilotoje Anijen qe po fut ujë nga te gjitha anët…Kampit te Sali Lulushit, do ti shkonte shume per shtat strofa e pare e Epopesë së Çeço Musarait:
    ….
    U mbyt Gjemia me federalë,
    O burra shpejto kush mund te dalë…!
    ….
    Aktualisht problemi me i madh, me imediat, ne rend te dites, eshte nje rrezik tjeter i madh per Shqiperine sot.
    Ky rrezik eshte real dhe po nuk u vleresua ne kohë , ka gjasa ta futë Shqioerine ne nje Kaos dhe lufte te shterpt, politike, ne nje kohe kur Shqiperia duhet ti drejtoje fort gjithe potencialin e saj, nga Drejtesia e pamvarur, nga Ekonomia, nga Investimet, nga Punesimi…, nga
    S T A B I L I T E T I….
    Por Shqiperia po kercenohet ashper nga nje Gabim Fatal , te cilin , ne rrethana te tjera, te turbullta dhe kercenuese, e shkaktuan vet Socialistet, duke i dhen Postin e Presidentit ,nje M e g a k u s a r i,
    një M e g a i n j o r a n t i,
    një S u p e r t e k o r r u p t u a r i,
    i cili , duke qene ne krye te Piramides, do mbroje Mafjen Politike te Shqiperise!…
    Don Meta, ky injorant, qe erdhi ne Pushtet, duke mashtruar dhe ndare te Majten, mori poste njeripastjetrit, siguroi pasuri ne rruge korruptive, aq shume sa tani , edhe pse flet per Banda, eshte vet , tok me Monen-Kaçandonen, nje rrezik serioz, sepse vë ne levizje Paranë e piste te grumbulluar me korrupsion…
    Ka grumbulluar rreth vehtes disa Manjanë e Luanë, Vasilë e Karafilë, …
    genjen te rinjt, nga mungesa e pervojes, e perdor forcen e Partise politike duke u kthyer ne zyre pune per te shkaterruar Administraten shteterore, qe eshte Aseti me i vyer i nje Shteti, sepse siguron Qeverisjen e mire ose të keqe…
    Ajo qe flet Edi Rama per dite, duke e perseritur, aq shume sa shumkujt mund ti duket e merzitshme dhe e teperuar, de fakto eshte nje Alarm i Vertete:
    S I N I J A, NENKUPTON NJE ADMINISTRATE TE KORRUPTUAR, që e caktojne Partite, per ta perdorur si Kopshtin e tyre!…
    Gjithe Bota Demokratike Administraten e mban larg Partive, larg Tepsisë, qe Administrata ta te mos i sherbeje xhepave te nenpunsve dhe te fryje Kasaforten e Monës…!
    Por ti sherbeje qeverisjet, ti sherbeje Popullit, Sovranit…
    Por qe administrata te ruhet nga korrupsioni, ligjerisht mbahet e papolitizuar!
    Por Don Meta, ky fare Sanço Pança, qe kercenoi në Fushate elektorale se do bente Namin me Eskorten me 4-5 veta, te cilen ja paguajne fakirfukarenjt, do na shtypte bandat do zvendesonte Policine e Shtetit…
    Ky Rrufjan di vetëm TË BËJË PIS SHQIPERINË !…
    Medet, medet, ky fare Sançoje do na vishet me PUSHTETIN E PRESIDENTIT!…
    Ky do jet nje gabim fatal, e thënë ndryshe,
    TA BËSH PIRATIN PAPË…
    Prandaj, gjithe baterit, siç thoni ju Oficeret, kunder ketij zhvillimi politik, qe mjerisht mori edhe votat e te gjithe deputetve te majtë!…
    Lëreni Saliun e Lulin ne budallallekun e tyre, ata kane marre te Tatepjeten…Gabimi katastrofik per PD-ne do ish te diktoje akoma Saliu, i cili edhe po su denua ligjerisht, nuk eshte problem aq i madh sa eshte ai qe te lejosh, te votosh te vendosesh ne Krye te Piramides shteterore
    SANÇO PANÇËN,
    Por nje Sanço Pançë te veshur me Pushtetin e Parasë!…
    Paraja behet teper e rrezkshme kur shkon tek Mafja Politike e veshur me pushtet…!
    E te tjera e te tjera…
    Ndjese se u zgjata shume, por poezite e tua, ti e di, qe mua me ngacmojnë
    , se Ti Arben je nje Poet Filozof , ku Filozofija ka ardhur tek ty nga vëzhgimi i hollë i Realitetit dhe Pervoja e Jetes…
    Të pershendes, o Gjigant, o F l o r i !…

  • Sot ke bërë një krahasim
    ngjashëm me koqet e hallës
    e tregojnë për qyfyre
    burrat dhe gratë e mëhallës…

    Kur diçka është e pa mundur
    e them dhe unë për shaka
    po të kishte halla koqe
    s’quhet hallë quhet xhaxha….

    Lulashi si kryetar
    ngeli trung s’ka çelur sythë
    mëndjen që duhet në kokë
    Lulashi e ka në bythë….

    Lulashi ka mbrapa hije
    ka dhe hiena erresire
    ka mbrapa mender Saliun
    dhe çdo lloj egërsire….

    Sa të ketë këtë tufë mbrapa
    që leh e i skërmit dhëmbët
    do luftojë deri në vdekje
    deri sa ti mbajnë këmbët…

  • Poet i dashur ,keshillat e tua zen vend tek njerez qe kan pakez cip,e nuk ze vend llafi “po te isha un” ..Ska me si ty ne politik miku im, se jan klasa me ordiner qe ka pjell ky popull ne histori te tij ! Ka 27 vjet qe krijuan biografin e tyre me hajni, mashtrim ,krim e deri ne tradhti ! U pasuruan ne kuriz ton, e duan te perjeteojn cka i perlan ktij populli ! Ke te drejt o Neti per Ilir KURVEN por ky ishte “karemi” i Edit qe e hengri banditi e nuk e gelltit dot tani ! U be qepaze ne fushat ,hoqi masken e na kujtoi berishen e kohes se tij e bile me i “guximshem” aktivizoi gopin e gruas qe te kontrolloj ter pushtetin ! U be karagjoz fare me dorheqjen e Petrit kllounit, qe ja mbathi shpejt e shpejt se i njeh me mir nga ne ! Populli ju dha mesimin per her te dyt e kjo esht pozitive por berisha gjeti aleatin e dyt pas andikapatit qe hiku ! Shansi i Rames esht plotfuqia dhe te shohim si do manovroj, duke pasur armen e fort (nese esht e vertet) Vettingun ! Saper PD ,i duhet shum shum pun ,i duhet te filtroj shum ujin e turbullt e te mos ket lidhje ma me “familjen” gje qe e shof te veshtir sepse jan te kompromentuar keq !
    Lexova dje nje shkrim te Majlinda Bregut qe me terhoqi ,por kur aty nga fundi pash si i bente elozhe te largqofturit u peshtirosa ! I ka futur ne thes e ajo band ja ka friken ! Te shohim cfa poli kunder do krijohet kunder Rames, natyrisht me Presidentin ne krye !
    Sidoqoft goditja qe mori LESH E LIA esht shenj e mir e shqiptareve qe kesaj radhe i vun gjerat ne vend !
    Keshtu pra i dashur poet ,me te drejt kemi mjaft pikpytje akoma ,se syt na kan par shum e ishalla Edi dhe fati na ndihmon qe te pastrohet ky vend nga plehra qe kan ardhur deri ne gryk……

  • Edhe une po te isha pordhash si puna jote, nuk do te merrja guximin te botoja ne gazete broçkulla me okë ne forme bejtesh. Po o bejtexhi, prandaj edhe bota eshte e larmishme, te gjitheve na pelqen vehtja dhe shkrihemi ne bejte, po nuk na pelqejne te tjeret dhe u japim mend. Ja psh ti i jep mend Lulashit, une po te jap mend ty pordhashit. Prite kur te kerceje edhe Neti Shurraman Prostata.

  • Edhe une po te isha pordhash si puna jote, nuk do te merrja guximin te botoja ne gazete broçkulla me okë ne forme bejtesh. Po o bejtexhi, prandaj edhe bota eshte e larmishme, te gjitheve na pelqen vehtja dhe shkrihemi ne bejte, po nuk na pelqejne te tjeret dhe u japim mend. Ja psh ti i jep mend Lulashit, une po te jap mend ty pordhashit. Prite kur te kerceje edhe Neti Shurraman Prostata…

  • Edhe une po te isha pordhash si puna jote, nuk do te merrja guximin te botoja ne gazete broçkulla me okë ne forme bejtesh. Po o bejtexhi, prandaj edhe bota eshte e larmishme, te gjitheve na pelqen vehtja dhe shkrihemi ne bejte, po nuk na pelqejne te tjeret dhe u japim mend. Ja psh ti i jep mend Lulashit, une po te jap mend ty pordhashit. Prite kur te kerceje edhe Neti Shurraman Prostata……

  • Sikur ta thoshte dikush tjeter e besoj,po kur e thot nje person si puna jote nuk te beson njeri.Nje spiun nje servil sic jeni ju nuk besohesh,cfar nuk bejn njerzit e till si puna jote

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *