Po të isha në një komision mediash

redaktor

Letër e nënshkruar

Preng Pjetri, Zejmen

 

Nuk arrij të kuptoj dot përse patrioti im Sandër lezhnjani i bëhet mburojë Berishës kudo e kurdo edhe pa qenë e domosdoshme asistenca e tij. Gjithsesi mua me çudit fakti se djaloshi lezhjan dikur njihej fare pak në qytetin e tij e jo ta mendoje gjetiu. Në fillimet e tranzicionit si shumë risi të tjera, lindi edhe shtypi i shkruar i pavarur. Një ndër to edhe gazeta “Koha Jonë”. Mirëpo Berisha që vinte direkt nga regjimi komunist s’arriti të ambientohej me këtë lloj “shthurje mediatike” nga frika se mos i dilte pushteti jashtë kontrollit dhe e censuroi aq shumë shtypin saqë mosha e tretë s’e dallonte nga koha e të ashtuquajturës realizmi socialist. Për hir të së vërtetës duhet thënë se gazeta “Koha Jonë” i shpalli “luftë” pa kompromis pushtetit të Berishës dhe dihen “ledhatimet” që Berisha u bëri gazetarëve në përgjithësi e Sandrit në veçanti. Në një farë mënyre Sandri ka arsye t’i bëjë temena Berishës pasi “ledhatimet” e tij e bënë të famshëm, nga Sandër u bë Aleksandër. E për së treti “Alexaliani i madh i Klanit” dhe TV Klanit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *