SMS në DITA
Në 0689073730
Berisha dhe Nano kanë sjell fatkeqësi. Unë si qytetar i këtij vendi e kam thënë që në krye të herës që Sali Berisha dhe Fatos Nano i kanë sjellë shumë të këqija këtij vendi, për të vetmen arsye se në këtë vend nuk funksionon drejtësia në të gjithë instancat e saj, duke filluar që nga gjyqtari më i thjeshtë dhe deri te kreu i shtetit Nishani.
Po të kishte sado pak drejtësi, nuk do tollovitesh as Nano, as Berisha dhe shumë të tjerë si këta paçaure, që ky popull të mos ja shohë fytyrën këtyre soj njerëzve që vetëm fytyrë njeriu nuk kanë, se po të kishin sado pak, duhet të kishin marrë arratinë dhe ta linin këtë qeveri të punonte, ashtu siç po punon.
Ka arritur të çojë para drejtësisë persona që kanë bërë bëma, vrasje disa vite më parë, kur në qeveri ka drejtuar Nano dhe Berisha, këta dy gladiatorë të së keqes për mbarë kombin. I bëjmë thirrje disa televizioneve që na zënë ekranet me disa palo analistë, si Zheji, Çili dhe njeriu me dosje, Hoxha, të mos i shohim nëpër ekrane duke huazuar mendimet e Berishës dhe Nanos kundër qeverisë.
Këta ish-kryeministra janë çuar jo se po i rr….t për popullin, por kanë hallin se mos i dalin fijet të implikuara me krimin dhe këta soj njerëzish janë patjetër të lidhur mirë me këto krime të shëmtuara. I themi këtyre karagjozave ta lënë qeverinë të punojëI kërkoj kryeministrit të gjithë shqiptarëve t’u presë fijet maskarenjve. P. Meçaj.