Po të na i bënte i huaji, do kishte vajtur gjaku në bark të kalit…

Dita

Çapajev Gjokutaj

Dhjetëra ton qumësht pluhur importohen çdo muaj, thonë mediat. I sjellin kryesisht fabrikat e përpunimit të qumështit.

Deri më sot nuk më ka rastisur të blej qumësht, kos, djathë etj., që të mbajnë shënimin se janë përgatitur me qumësht pluhur. Jam i bindur se as juve nuk iu ka rastisur.

Me sa duket ato dhjetëra ton qumësht pluhur, që hyjnë në doganat tona dhe pastaj nuk u gjenden gjurmët, i hanë … pronarët e fabrikave. Mundet që diç, si puna e kockës, u hedhin edhe kontrollorëve të ushqimit…

2. Lënë mënjanë ironinë, siguria ushqimore në treg është në ditë të hallit. Në çdo vend normal prodhuesit e qumështit, kosit, djathit, gjizës dhe nënprodukteve të tjera do të shënonin nëse përdorin qumësht natyral apo pluhur qumështi. Mungesa e transparencës është terr dhe mban erë se, siç e thoshte dhe i pari: puna e natës – gazi i ditës.

Përderisa gjithçka bëhet tinëz askush nuk ka siguri nga vjen ky qumësht pluhur, në ç’kushte prodhohet, a prodhohet me qumësht natyral të kondensuar apo me kimikate etj. Bota i njeh mirë marifete të tilla. Mjafton të kujtojmë skandalin e qumështit me melaninë që, para disa vjetësh u bë shkak për lëngatën  e mijëra bebeve kineze dhe krijoi alarm në rrjetet botërore të tregtisë.  Ne, si konsumatorë, nuk na njoftojnë as përdorimin e këtij produkti, pa le më të na sigurojnë se është sagllam, se vjen nga lopa e jo nga marifete laboratoresh.

Por qumështi pluhur është vetëm maja e ajsbergut. Legjendat urbane flasin për verë të prodhuar me alkool e ngjyrues pa përdorur kokërr rrushi, për sallam të prodhuar me mish të pacertifikuar, për vaj palme që hyn me shumicë e s’dihet ku përdoret, për mish OMGJ që shitet sikur të ishte prej viçash lëndine, për bukë të prodhuar (ruajna zot) me miell të kontaminuar etj. Natyrisht legjendat janë legjenda, por lindin e përhapen nga mungesa e informacionit ose nga që organet kompetente, për njërën arsye ose tjetrën arsye, heshtin.

 3. Kur flet për qumështin pluhur, më shkruan një zonjë në Face Book, tregohesh shumë cinik. Poshtëron në grup gjithë kontrollorët e ushqimeve, i krahason me qentë që mbyllin sytë e s’bëjnë detyrën, se presin ndonjë kockë nga pronarët e fabrikave.

Ka edhe të tillë, shton zonja, por ka mes tyre edhe shumë njerëz të ndershëm e të ndërgjegjshëm. S’bën t’i futësh në një thes, të mirë e të liq. Dhe zonja ka të drejtë. Çdo njeri vlerësohet për atë që bën. E thotë dhe proverbi, çdo berr varet nga këmbët e veta.

E megjithatë, s’ka defter që i nxë e s’ka kandar që i mban dëmet që i kanë sjellë kësaj shoqërie dhe këtij vendi të pandërgjegjshmit nga radhët e kontrollorëve, supervizorëve, policëve, doganierëve, rojtarëve të pyjeve etj.

Pyje të tëra të prera, lumenj të gërryer për të marrë zhavorr, ndërtime që hanë tokën e bukës, pengojnë kullimin dhe një e dy sjellin përmbytje. Për të mos folur për tregun ushqimor, mbushur me prodhime të paçertifikuara, të skaduara e jo rrallë edhe të kontaminuara. Toka vuan nga kaosi, erozioni e përmbytjet, njerëzit nga pluhuri, zhurmat e sëmundjet.

Por kjo është vetëm njëra anë e monedhës. Ana tjetër, jo më pak e rëndësishme, është se mungesa e kontrollit për standardet dëmton prodhimin vendas e dekurajon prodhuesit e ndershëm.

Nëse ti sjell bote vere rifuxhio, i fut në shishe, u vë këtë apo atë etiketë dhe i hedh në treg, patjetër që do t’ia marrësh në kthesë vreshtarit. Një litër qumësht lope shitet pothuajse aty, aty, me çmimin e ujit të paketuar. Kjo dukuri anormale bëhet normale në një treg që fsheh përdorimin e qumështit pluhur. I rruat mundimi blegtorit. I del më mirë të lejë mall e gjë dhe të vejë e të bëjë argatin në tokat e afendikonjve të huaj.

4. Vetiu lind pyetja: mirë këta laro e shesin vendin, sigurinë dhe shëndetin tonë për ndonjë kockë, po shteti e shtetarët ç’bëjnë? Ose janë të pazotë e bëjnë llogje, ose marrin pjesën e tyre. Dhe këta s’janë pak, por janë aradha të tëra. Fillojnë nga shefat e shërbimeve të ndryshme të kontrollit dhe të sigurisë dhe ngjiten tek ata që drejtojnë dikastere, apo të tjerët që drejtojnë gjyqe e bëjnë sikur japin drejtësi. Dhe këta nuk i ndyjnë duart për një kockë si kontrollorët e thjeshtë. Marrin copa Shqipërie për t’i dalë në krah paligjshmërisë e për t’ia faturuar gjithçka popullit fukara.

Mbase nuk e tepron po të thuash se, dëmet që i kanë sjellë dhe po i sjellin këtij  vendit gjithë këta syfete, vështirë t’ia ketë sjellë ndonjë pushtues.

Këtu zë fill një tjetër diskutim. Po të hynte i huaji, të shkatërronte pyje e lumenj, të frenonte prodhimin vendas, të prekte standardet e tregut e të vinte në rrezik sigurinë shëndetësore të popullatës, njerëzia do bënin atë që thotë folklori: Do rrëmbenin armët dhe do gjakoseshin për popull e për atdhe.

Kur gjëma të tilla na i bëjnë ofiqarët tanë, të vegjël e të mëdhenj, rrimë e bëjmë sehir. Shumë, shumë shfryjmë në kafene apo në rrjetet sociale.

A thua s’jemi aq trima dhe të çalltisur sa thotë folklori? Apo s’dimë ç’të bëjmë se këta që na kanë hipur në kurriz e po na shfrytëzojnë janë gjaku ynë dhe jo të huaj…

Tej humorit, mbase na bën mirë si shoqëri, që në vende të dukshme, në qytete e fshatra, të ekspozojmë në përmasa të mëdha atë karikaturën e Francisko Gojës me dixhiturën: Ti që për gjë tjetër i zoti s’je, mbamë në kurriz se mirë e ke.

 

 

Share This Article
11 Comments
  • Mos u habisni vetem me perdorimin e qumeshtit pluhur,se ne Shqiperi nuk ka patur shtet pas 90-tes.

    Vazhdon krimi. Fabrikat prodhojnë miell me drithëra serbe e ruse që duhen groposur ose përdorur si tagji për kafshët

    Saktësisht 1 vit më parë, pas ndalimit prej qeverisë Kosovare të kalimit tranzit të miellit e grurit serb që destinohej për fabrikat e bukës e të blojes në Shqipëri, menjëherë u dha alarmi dhe u përhap paniku i bukës“kancerogjene”, që prodhohej me miell të skaduar, me miell me stampa false që nuk i
    dihej vendi i origjinës, me miell që prodhohej nga grurë e misër importi i nxjerr jashtë
    përdorimit në vendet e origjinës, me miell tagji kafshësh që importohej nga Serbia
    nëpërmjet Kosovës, Malit të Zi e Maqedonisë. Madje disa herë edhe me anije tregtare
    italiane, të pajtuara nga tregtarët serbë, duke kaluar ngarkesat, tranzit nga Italia. Edhe
    pse autoritet zyrtare të Kosovës, kishin deklaruar me prova laboratorike, se drithërat
    dhe mielli serb që futej në Kosovë e Shqipëri, ishte për groposje ose i përdorshëm
    vetëm për tagji kafshësh e ushqim shpendësh, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit që
    atëherë drejtohej nga Genc Ruli, dha garanci publike, se gruri dhe mielli serb ishin
    shumë të sigurt për konsum njerëzor. Kjo deklaratë e asaj kohe rezultoi false, mbasi analizat ishin nga pala kosovare në “Laboratorin suprem të ushqimit të BE” në Romë dhe gruri e mielli që vinte nga Serbia, rezultonte jo vetëm jashtë standardit bio-ushqimor për njeriun, por edhe i infektuar nga viruse të rrezikshëm intoksikues e vdekjeprurës për njeriun, si dhe me përbërës elementesh kancerogjenë.

    Fakt/ 1 vit pas alarmit, vazhdon avazi i miellrave e drithërave kancergjenë

    Sot 1 vit pas atij alarmi të drejtë, të mohuar e fshehur me deklarata e copa letrash analizash false nga autoritet zyrtare ushqimore shqiptare të asaj kohe, në Shqipëri vazhdon krimi ushqimor me bukën dhe prodhimet e brumit. Vazhdon të importet miell i infektuar me elementë “vrasës” për shëndetin e njeriut nga Serbia, Maqedonia, Rusia, Greqia, Italia e deri nga Moldavia dhe Bullgaria e Rumania. Në doganat shqiptare në veri e në lindje, vazhdojnë të futen lirshëm, natyrisht me “letra analizash e sigurie” false, drithëra serbe të prodhuar 50-60-70 vite më parë, të “dozuar” me infeksione, përbërje dhe rrezatime kancerogjene, si dhe drithëra që duhen groposur si të rrezikshme edhe për mjedisin, ose që duhen përdorur vetëm si tagji për kafshët. Këto, pas një krimi të organizuar ushqimor në të gjithë linjën zyrtare të kontrollit e ligj-zbatimit, futen në Shqipëri, bluhen në fabrikat shqiptare dhe përdoren për bukë e prodhime brumi për konsum masiv njerëzor. Specialistë e ushqimit në fabrika mielli, në furra buke, në institucionet e kontrollit, deklarojnë të frikësuar “nën zë” (u ikën puna pse jo edhe koka) se gjithçka në lidhje me sigurinë e drithërave dhe miellit, kalon heshturazi, me firma e vula kontrollesh fizike e analizash laboratorike, që “vërtetojnë siguri e rregullsi” të lëndës së parë. Unë edhe publikisht e kërkoj kontrollin e specializuar e të saktë mbi miellrat dhe ‘dozat” e dyshimta me të cilët përgatitet buka “e sigurt”, siç thonë institucionet e kontrollit shtetëror. Dhe në këtë kontekst është momenti të shtrojmë disa për “linjën” e përgatitjes së bukës që konsumojmë, që siguria e pranimit dhe përdorjes së lëndës së parë: drithërave!

    Një “bos” fabrike mielli në Tiranë, la 7 orë pas porte një inspektor të AKU

    Dy ditë më parë, gjatë një bisede me specialistë të kontrollit të AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), më treguan se një inspektor kontrolli i AKU (me origjinë nga Tepelena), kishte shkurre për një kontroll në një nga fabrikat “VIP” të prodhimit të miellit në Tiranë. Do të verifikonte në terren njoftimin se në këtë fabrikë prodhohej miell me drithëra që duhen groposur ose që duhen përdorur si tagji për kafshët. Gjithashtu, dot verifikonte dhe një tregues informaliteti në lidhje me faktin që ai shërbente pa licencë edhe si fabrikë prodhimi buke e prodhimesh brumi, por edhe për faktin që ai importonte edhe miell me rrezatim nga Serbia, Maqedonia, Kosova e Italia dhe hidhte në treg si miell të markës së vet. Pasi ishte paraqitur zyrtarisht tek roja i portës, inspektori i AKU kishte pritur të hynte në fabrikë për kontroll. Por roja i bëri me dije se, “bosi” nuk pranonte që ai të bënte kontroll! Edhe pas refuzimit, inspektori në këmbëngulje për të kryer detyrën, kishte qëndruar 7 orë prapa derës së fabrikës së miellit, mbasi “bosi” i saj kishte urdhëruar të mos lejohej të futej për kontroll zyrtar në fabrikë, për shkak se në atë moment, brenda fabrikës po shkarkoheshin “me aksion” në mënyrë ilegale 4 maune me targa serbe, të futura natën në fabrikë, të mbushura me drithëra prodhim serb, të ndaluara për t’u përdorur për miell konsumi për bukë e prodhime të tjera brumi për popullatën në Serbi, në rajon e në vendet e BE-së. Edhe në Shqipëri, me vendim qeverie, fabrikave të miellit u ndalohet u ndalohet kategorikisht të furnizohen me këto drithëra kryesisht grurë e misër që janë tagji kafshësh, të importuara kryesisht nga Serbia dhe Rusia, mbasi për nga siguria ushqimore janë drithëra të rrezikshëm për jetën e njeriut dhe janë të skeduar, të përdoren vetëm për tagji për kafshët. Nuk e dimë, nëse pas 7 orësh inspektori i AKU u lejua të futej në fabrikën e miellit që nuk i hapte portën, por dimë faktin që përditë në atë fabrikë dhe në gjithë fabrikat që janë ngritur në Shqipëri, vazhdojnë “gjëmojnë” sillosët e blojes, të cilët bluajnë afro 2000 tonë drithëra të infektuar me “doza” kancoregjene që duhen groposur, ose që duhen përdorur vetëm tagji kafshësh dhe nxjerrin miell për bukë për njerëzit.

    Qeveria jep “siguri”, fabrikat prodhojnë miell me drithëra kafshësh e kancerogjenë

    Ne u interesuam për importet e miellit e grurit në AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit), në Ministrinë e Bujqësisë e të Ushqimit dhe në doganën e Tiranës. Kudo refuzuan të japin shpjegime. E vetmja gjë që dëgjohet është propaganda zyrtare mediatike, se gjoja në Shqipëri ka siguri të plotë për produktet ushqimore të konsumit masiv të popullatës që vijnë nga importi, sidomos të miellit e bukës masive. Ky është mashtrim publik. Kur flitet për miellin, nënkuptojmë së pari bukën masive që konsumojmë dhe prodhimet e brumit për konsum familjar, prodhime ëmbëltoresh, “Fast food”, mensa konviktesh, mensa azilesh pleqsh, jetimoresh, çerdhesh e kopshtesh fëmijësh, mensa spitalesh, restorante konsumatorë të tjerë, që punojnë me produkte e gatime mielli. Po nga vjen mielli? Afro 80% e sasisë që shet tregu dhe që përdor konsumatori vendas, prodhohet nga fabrikat e shqiptare. Po me çfarë mielli prodhojnë ato? Shqiptarët hanë bukë dhe produkte brumi të gatuara me miell që “del” prej siloseve që bluajnë drithëra të “infektuar” me “doza” kancerogjene që duhen gropozuar dhe të destinuar për përdorim si tagji kafshësh, të cilat në 90% të sasisë futen ilegalisht, ose me “letra të rregullta doganore e analizash laboratorike sigurie”. Këto futen përgjithësisht nga Serbia e Rusia, vende ku këto drithëra nuk lejohen për t’u përdorur, mbasi për nga standardi i cilësisë, “moshës” së prodhimit, kalorive dhe sigurisë janë skeduar si të papërdorshëm për konsum njerëzor. Sa për kujtesë, lidhur me importet, po citojmë të plotë këtë vendim të Ministrisë së Bujqësisë e Ushqimit: “Ndalohet importi i produkteve të cilat janë te pashoqëruara me certifikata veterinare, fitosanitare si dhe fletë analize për aflatoksinat si dhe të lejohen për konsum vetëm pasi të pajisen me fletë analize nga ISUV me përqindje aflatoksinë në zbatim të udhëzimit nr. 13 datë 29.09.2010 “Mbi vendosjen e niveleve maksimale për disa kontaminues në produkte ushqimore si dhe Urdhrit të Ministrit nr.192 datë 06.06.2011 ‘Mbi Substancat e padëshiruara ne ushqimin për kafshë”.

    15 pyetje për ata që kanë detyrë të kontrollojnë

    1. Me çfarë mielli, përgatitet buka dhe produktet e përditshme që konsumojmë?
    2. Me çfarë gruri, misri, thekre e elbi prodhohet mielli që përdoret për bukë e produkte ushqimi?

    3. Në Shqipëri prodhohen drithëra buke sa për të ushqyer 100 pula në vit, ndërsa fabrikat prodhojnë deri 100 ton miell në ditë, nga importohet kjo sasi?

    4. Çfarë cilësia kanë këto drithëra importi?
    5. Përse drithërat e bukës, që hyjnë e përdoren në fabrikat në Shqipëri, në vendet e origjinës quhen “skarcitete”? 6. Përse lejohen të importohen përbërës kimik që nxitin tregues artificial në prodhimin e miellit e bukës?
    7. A lavazhohen teknologjikisht drithërat bukës, përpara se të përfundojnë në mullinjtë e blojes?

    8. A kontrollohen realisht drithërat e importit nga inspektoratet dhe laboratorët përkatës si gjendje fizike e analiza konkrete dhe të sakta, për sigurinë dhe cilësinë në pikat hyrëse doganore shqiptare?

    9. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të drithërave, a kontrollohet direkt në fabrikë, përpara se ai të futet në prodhim mielli?

    10. Po analiza e sigurisë dhe standardeve të tjera të prodhimit, a bëhet kur mielli del nga prodhimi e nga fabrika dhe niset drejt tregut?

    11. Si shpjegohet që nga kontrollet e AKU dhe pikat e kontrollit ushqimor doganor, prej 1 viti pas alarmit të dhënë, janë bërë 2785 kontrolle në dogana, në tregje, në furra e fabrika buke dhe fabrika e mielli e “nuk është zbuluar” asnjë rast “shkelje” në standardet e drithërave të bukës e të miellit të importuar e të prodhuar?

    12. Si është e mundur, që në 1 vit “nuk është zbuluar”, nuk është ndaluar, nuk është kthyer mbrapa ose nuk është sekuestruar asnjë maune me drithëra të skaduar e tagji kafshësh?

    13 Nga dhe si hyjnë në Shqipëri, maunet me grurë importi, kur në pikat doganore të Malit të Zi e Kosovës, kontrollohet realisht?

    14. A ka Shqipëria laboratorë të specializuar në dogana e në qendrat laboratorike, për të bërë analizat e drithërave të bukës e të miellit të importuar, nëse jo, mbi ç’bazë të dhënash i plotëson certifikatat e cilësisë e të sigurisë, kur çdo ditë e natë ka importe, prodhim vendas mielli e buke?

    15. Kur do të kontrollohen realisht drithërat, mielli dhe përbërësit që importohen për të fshehur falsitetin e cilësisë dhe standardet e tyre të munguara?(opozita.com)

    Data: 06 Gusht 2014 14:05
    Autori: GazetaExpress
    Dhe qe atehere as shteti e as prokuroria nuk kane thene asnje fjale!
    Dhe behet fjale per nje krim makaber qe behet para hundes se ketij palo shteti!

  • Nocioni “popull” ka ndryshuar ore Capajev.
    Popull do te thote konsumator apo ripertypes.
    Detyra juaj si popull eshte qe te shndroni ne mut ate cfare ju ofron tregu me cmim me te lire sepse ju nuk kemi aq pare sa ka EDI me LULIN te cilet konsumojne cokollata e gjera te tjera me te mira…

  • Shiptareve nuk iu gjendet sherimi: para 30 vjeteve ankoheshin nga radhet e nates perpara dyqaneve te qumeshtit; sot ankohen se dyqanet jane mbushur me qumesht pluhur…!? Po punoni o albanez, ngini fabrikat tuaja te qumeshtit pluhur, se jeni vend blegtoral.

  • Arben , ke qene dhe mbetesh nje re[til i neveritshem , qe hiqesh zvarre neper lluce , per ti sherbyer me besnuikeri Athines . Je nje kellire , qe na vjen ndot edhe te te peshtyjme !

  • Komentuewsi i npare , duket se e ka vend pune , berjen e komenteve , duke vjelle vrer kunder shqiptareve ! Kete menyre jetese ka zgjedhur , ky zgjebe !

  • Po ku ish Ti deri me sot? Te Sorosi. Po te ndaloi Ty Xhorxhi ti shikoje prishjet dhe shkaterrimet ekzemplare? Te ndaloi Ai qe Ti te shkruaje dje? perkundrazi i mushet xhepat me paret e Dajes. Pse na i shkruani,gjemat,sot? Per te mos e zgjatur. Hipokrizi, H….. zia, H….kritet. Hipokritium,vendi i hipokriteve, duhet qe Shqiperia te quhet, ne bote.

  • Arben@, MERR RROGËN ÇDO MUAJ NGA M.I.T – i TURK (SHIKU TURK) , DHE “UJQËRIT GRI” , PIKËRISHT PËR TË KOMENTUAR NËPËR GAZETA FORUME DHE FB. KUNDRA ÇDO GJËJE SHQIPTARE DHE PRO MONGOLËVE TURQ.
    PRANDAJ VARIN I KA@IN NË QAFË.
    NE SHQIPTARËT JEMI POPULL IDIOT, SEPSE MUND TË THERREMI ME THIKA PËR LULUSHIN SALËN APO EDIN , POR S’BËJMË GËK KUR NA SHKËRDHEJNË MBARË DHE PRAPA.

    • o KORÇARI
      “Arben@, MERR RROGËN ÇDO MUAJ NGA M.I.T – i TURK (SHIKU TURK) ,”
      e bën falas qëni i mutit!!nuk merr rrogë!!
      është i ndyrë deri në palcë!!
      akoma nuk i kanë dhënë urdhërin për tu hedhur në erë,se është gati me kohë!!
      çdo dit nis kërkesa për të bërë ndonjë atentat vetvrasës!!
      kjo kërmë turko-osmane tërë kohës vetëm atë ënndërron!të shkojë në pidh të sëmës për ta shkërdhyer si virgjëreshë!!

  • Arberia !
    I kishim fabrikat e perpunimit te qumeshtit ne cdo rreth apo qytet.
    Ekonomisti i vecant Gramoz Pashko per te ruajtur bythen e vet si pjelle dhe trashigimtar i bllokut monist,shpiku ligjin e shkaterrimit te cdo ngrehine industriale ndertuar ne monizem per te perfundue ne gjendjen Zero.Kete direktive e zbatoi ithtari i devotshem i shlivovices se Beogradit vicidolisti marshalli Berisha.Nuk mbeti asnji gja ne kembe pervec hidrocentralet qe dhe ketu nuk u kursye hedhja e shtyllave te tensinit te lart ne ere.
    Sot i japin titullin nderi ne emrin Gramzo Pashko ndonji te diplomuarit nga plepat Durres apo aktivist i partise se shkatrrimit te industrise se lehte ushqimore dhe te industrise se rende.
    Kur ne fakt nji i pa diplomuar per ekonomi,po me eksperience jete ironizoj ekonomistin Pashko qe gjendja zero ishte ne viti 1990.Mbas 1990 gjendja perfundoj drejte katastrofes me minus ZERO.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *