SMS në DITA
Në 0689073730
Meqë ligjvënësi është duke kryer reformën në pensione, do të ishte humane të vinin në vend një padrejtësi që ju bë nga Berisha me reformat e tij asaj shtrese që u ndërpreu punën dhe që s’kanë përfituar nga asnjë skemë deri më sot. Këta janë të pushuarit në vitet ‘93 e mbrapa. Shumë ikën në emigracion, të tjerë migruan brenda vendit. Kontributi i tyre njihet. Të parët sollën valutën, të dytët me krahun e tyre të punës mëkëmbën qytetet e mëdha, majmën edhe sipërmarrësit në ndërtim, transport, tregti etj. Kjo kategori, gjatë tranzicionit thuajse ka qenë e detyruar të punojë në mënyrë informale. Pra, mendoj që kësaj shtrese, rilindja duhet t’ia njohë vitet e tranzicionit për efekt pensioni. Nderime, Xhevdet Cora.

Ketyre nuk po u jep CANO-RILINDJA faturen financiare me vendime gjyqesore dhe urdher ekzekutimi permbarimor, nderesa ju kerkoni njohje kontributi per pensione….Cano-Rilindja merre borxhe nga FMN per te lare borxhet e sekserve te Berishes, ndersa nuk lan borxhet e mbi 10 mije nepunesve te administrates larguar nga pune ne qeverisjen e Sali Topuzit!!!.Kesaj i themi nga anet tona HAPU TOKE!