Po trafikonte 19 kg drogë në kufirin e gjelbër Shqipëri-Greqi,kapet shqiptari

redaktor

Tentoi të trafikonte 19 kg marijuanë, arrestohet nga policia greke një 32-vjeçar shqiptar. Arrestimi është bërë sot në kufirin e gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Mediat fqinje raportojnë se 32-vjeçari u ndoq fillimisht, por nuk u arrit që të kapej me motor, në zonën e Janinës, ndërkohë që më vonë efektivët e policisë  greke e arrestuan në Agia Anargiro, Arte.

Pas kapjes së 32-vjeçarit, identiteti it ë cilit ende nuk bëhet i ditur, bashkëpunëtori i tij, pasagjeri i motorit, nuk është arrestuar ende, pasi arriti që t’i ikte policisë me vrap.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *