Një shqiptar dhe një italian janë arrestuar nga policia italiane të shtunën, pasi u kapën duke transportuar një sasi të madhe droge, lloji marijuanë.
Sipas mediave italine, aksioni policor i zhvilluar në zonën Maranos rezultoi në zbulimin dhe sekuestrimin e 112 kg drogë.
Lënda narkotike ishte fshehur në disa fuçi plastike.
Po sipas mediave italiane, dy të arrestuarve u janë sekuestruar edhe 50 mijë euro para cash, shumë e cila dyshohet se është përftuar nga veprimtaria e paligjshme.
Du bashkëpunëtorët janë në burg, ndërsa ndaj tyre rëndon akuza e mbajtjes dhe shpërndarjes së lëndës narkotike.
e.ll./dita
