Po transportonte dy çanta me kanabis, arrestohet 51-vjeçari

Amelda Amelda

Policia e Durrësit ka arrestuar një 51-vjeçar, pasi u kap duke transportuar drogë.

Autori i identifikuar si Astrit Frroku u kap pasgol në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, teksa po lëvizte në këmbë duke transportuar dy çanta, brenda të cilave kishte pako me kanabis me peshë totale 10 kilogramë si edhe një peshore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *