Nga Ekrem Bardha
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, ku janë angazhuar më shumë se çdo shtet tjetër, për të mirën e përgjithshme, ndërmorën aktin e tyre parapritës, duke eliminuar njërën ndër kokat më agresive kundër lirisë dhe përgjegjës për sulme të ndryshme terroriste, i cili, edhe ditët e fundit, po planifikonte katër aksione vdekjeprurëse në shumë shtete ndaj civilëve.
Vrasja e një terroristi, të veshur me pushtet absolut dhe i njohur për natyrën e tij agresive, ishte sinjali më i qartë që lëshoi administrata amerikane, dëshmi e qëndrimit të saj të prerë si gjithmonë dhe në vazhdimësinë mbrojtjen e lirisë dhe e hekurt në qëndrimin e saj në goditjen ndaj lëvizjeve thellësisht radikale. Mesazh për të mbledhur mendtë ata që mendojnë të sulmojnë demokracinë amerikane. Ishte thirrja e fundit se, ky shtet i fuqishëm dhe aleatët e tij, nuk do të lejojnë më përsëritjen e 11 shtatorit, por as sulmet ndaj strukturave të bashkësisë euroatlantike.
Shteti shqiptar, shteti i Kosovës, demokracitë e zhvilluara, njerëzit paqedashës e mbështetën këtë akt, i cili në vetvete, aq sa është parandalues, aq ka të bëjë me jetën e njerëzve, lirinë e tyre për të jetuar në paqe, pa ankthin e vdekjes dhe të sulmeve terroriste. Në fund të fundit, ky akt, eliminimi i një personi të veshur me pushtet dhe synime terroriste, është edhe demokratik, pasi mbron mijra jetë njerëzish, të drejtën e një jete normale dhe të sigurtë, stilin tone të jetesës, të lire dhe demokratik.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë strategjik dhe historikisht i dëshmuar në mbështetje të aspiratave të lirisë dhe prosperitetit tonë demokratik e jetësor.
Por, disa gazetarë, të konsideruar analistë, opinionistë, sulmuan pikërisht Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur Aktin parapritës të saj si një sulm terrorist, të papërgjegjshëm, duke shkuar edhe më tej se kaq: e cilësuan si një Turp.
Si nuk keni turp që sulmoni një shtet, nga i cili rrjedh pavarësia e shtetit shqiptar, që, edhe në kohën më të rëndë për fatet e Shqipërisë i është gjendur pranë shqiptarëve; i cili, edhe në kohën e komunizmit nuk ka lejuar copëtimin e vendit tonë nga Junta e kolonelëve grekë, që kërkonin jugun e mëmëdheut tonë.
Pa vendosmërinë e shtetit amerikan nuk do të kishim sot Kosovën e pavarur, shtet i mëvetishëm, i cili, në mos tani, në një të ardhme, do të bashkohet me shtetin amë dhe do të realizohet kështu ëndrra e madhe e Rilindasve tanë.
20 vite më parë, gjysma e kombit shqiptar rrezikohej të zhdukej nga gjenocidi serb i Millosheviçit dhe armatave serbe. Në më pak se një vit u vranë rreth 15 mijë shqiptarë; vetëm në një ditë në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku ka lindur e vepruar filozofi i madh atdhetar Ukshin Hoti, u vranë 274 meshkuj, që nga fëmijët e porsa lindur e deri tek pleqtë. A ju thonë gjë të vrarët në Kosovë, apo, sipas “ mendjes” suaj, edhe ndëshkimi i terrorizmit serb nuk duhej ndërmarrë dhe më mirë të vriteshin edhe më tej mijra shqiptarë?
E drejta e shqiptarëve për të besuar te liria, e drejta e fjalës dhe e pronës, të kenë institucionet e tyre fetare, liria e lëvizjes, të jenë pjesë e NATO-s, si garanci e sigurtë e paprekshmërisë së saj, vjen pikërisht nga fuqia e Shtetit Amerikan, këmbëngulja dhe lufta e tij për demokracinë në Shqipëri, për të drejtën e fjalës – që ju,e shpërdoroni mizorisht; për të drejtën e besimit, të pronës, të lëvizjes së lirë.
Në jetën time prej një gjysëm shekulli e më shumë në shtetin amerikan kam pasur fatin e madh të takohem, të bisedoj dhe të shtroj shqetësime të ndryshme para 6 presidentëve amerikanë; edhe në kohën kur shteti ynë ishte nën diktaturën komuniste, edhe më pas, në fillimet pluraliste dhe shtetin plural. asnjëherë , në mënyrë absolute asnjëherë, nuk kam dëgjuar një fjalë mospërfillëse për shqiptarët, kudo që jetonin. Presidenti Nixon ishte Ai që nuk e lejoi juntën ushtarake greke të ndërmerrte akte agresive ndaj shtetit tone,megjithëse ishim nën diktaturën komuniste dhe presidenti ishte antikomunist I njohur; ishte presidenti Klinton që urdhëroi fuqinë ushtarake më të madhe të të gjitha kohrave për të sulmuar pushtetin fashist serb; ishte presidenti GEORG BUSH jr, – i cili që nga Tirana, shpalli mëvetsinë e shtetit të Kosovës.
E mirëkuptoj që nuk i dini të gjitha këto fakte, sepse nuk paraqiten ende në librat e Historisë Shqiptare, dikur për shkak të izolimit nga bota e më pas, si demokraci e re e si duket me shumë problem, sepse nuk e besoj dot që gazetarë profesionistë të dëshirojnë vetdijshëm të keqinformojnë opinionin publik dhe të nxisin keqdashësi ndaj aleatit dhe mbrojtësit tone kryesor amerikan. Falë të së cilës ekzistojmë në këtë formë dhe masë, siç jemi sot, dy shtete shqiptare, të pavarur, të lire dhe demokratik, evropian.
Shqiptarët ,kudo që jetojnë, janë ndër popujt më pro amerikanë dhe kanë arsye të jenë, pasi ekzistenca e djeshme dhe e ardhmja e tyre janë të lidhura pikërisht me këtë shtet të fuqishëm, i cili na ka dalë krahë në të drejtën tone, të cilën nuk e mbronim dot vetë si një shtet i vogël që jemi.
I detyruar të arratisem, të gjejë vendbanim në shtetin amerikan, të ndërtojë në Amerikë një jetë të re, nuk e harrova kurrë Atdheun, e pata gjithmonë në zemër dhe fati e deshi të isha dëshmitar aktiv në 5 situata, ku, falë Vendimit të prerë dhe të palëkundur të presidentëve amerikanë, në bazë të mirëinformimit të verifikuar, paraprinë mos-shpërbërjen e Shqipërisë, duke luftuar fort diplomatikisht, por edhe duke sakrifikuar jetë ushtarësh amerikanë, kur ishte e nevojshme, në mbrojtje të ekzistencës sonë si Shqipëri, si shtetas të një shteti të vogël, kundrejt interesave të padrejta, personale të shteteve shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm se ne, qoftë edhe aleatë më të vlefshëm se sa ne për Amerikën.
Të duash me shpirt popullin dhe vendin që i takon dhe, një nga shenjat e kësaj dashurie është mirënjohja për ATA që na janë gjendur në momentet më të vështira të jetës dhe të historisë sonë, të cilët kanë pasur qartësinë, vendosmërinë dhe dashamirësinë të luftonin për të drejtat tona, kur ne vetë nuk i mbronim dot ata.

ke harruar te shkruash qe gjithshka qe ka bere e ben amerika ne bote, e ben per interesat e saj dhe jo te shteteve e popujve te tjere te cilet i pushton ose çliron, quaje si te duash.
Kjo nuk ndryshon thenjen e z. Bardha.
Shyqyr qe jemi vend me interes per Ameriken, se perndryshe…
Po ky c’pati? Kush eshte kunder Amerikes ore i dashur, sepse nuk thua asgje ne shkrimin tend!? Irani eshte nje shtet qe eksporton terrorrizem dhe sigurisht qe Shqiperia eshte pro partnereve te vet dhe Amerikes. Kjo as ka ndryshuar dhe as do te ndryshoje. Mund te kete pasur disa persona te vecuar, te shkolluar ne vendet arabe apo Iran, qe folen kundra por Kosova e arrestoj nje grua qe guxoi te fliste idiotizma. z. Bardhi shqiptaret jane ne rruge te drejte me aleancen Amerikano-Europiane dhe nuk kane nevoje per shkrime te tilla qe na nxirrkan ne si gjoja anti-amerikane. I dime shume mire se cka bere Amerika per Shqiperine; nuk ka nevoje per spjegime te panevojshme te eksperiences tende.
O Arber , duhet te dish , se nuk ka dashuri ideale , pa asnje fare interesi dhe nuk ka pasur dhe nuk ka per te pasur kuuuurre ! Ka vetem bote te gjalle interesash . Interesat e individeve apo grupe te vogla e te medha individesh , ose jane te kunderta e ne lufte te vazhdueshme midis tyre , ose perputhen pjeserisht apo plotesisht dhe afrohen, largohet apo mbeshtesin njera tjetren , aq sa i lidhin keto interesa . Kush beson se ekziston dashuri pa interes midis njerezve , eshte jashte brealitetit . Pjesa derrmuese e njerezve , lidereve politike , moralisteve etj. e mban te fshehte kete element thelbesor te jetes njerezore , disa te tjere nuk e fshehin , por e manifestojne ne forma te ndryshme , kurse amerikanet kane qene e mbeten te vetmit , qe nuk e fahehin kete realitet , duke thene hapur qe MBROJME INTERESAT AMERIKANE . Te fshehesh kete te vertete , eshte me te vertete HIPOKRIZI . Nje njeri , me pese para mend ne koke , e kupton se , per Shqiperine e per shqiptaret . akoma sot e per shume kohe , i vetmi aleat i natyrshem ne mbare globin , JANE SHBA -te . Pikerisht se nuk ka pasur aleate gjate historise , Shqiperia e kombi shqiptar , dominues historikisht ne gjithe gadishullin e Ballkanit , eshte rrudhur e tkurrur aq shume , sa qe edhe Mali i Zi sot , (i pa perfillshem ) ka sot brenda kufijve te tij rreth gjysmen e territorit qe ua ka rrembyer shqiptareve . Jo me larg , por edhe nja dy vjet me pare , xhvati disa mijra hektare , pa zbrazur asnje pushke , vetem nga dobesia patologjike e jona ! Qe diten e pare , qe fqinjet tane , do te na shihnin pa nje aleat te fuqishem , do te versuleshin si bishat e korbat mbi ne , tashme nje shtet i carmatosur plotesisht , me ekonomi te vajtueshme , me nje popullate te pergjysmuar , te percare si kurre me pare , qe thuajse nuk prodhon asgje ,pervec droges , prostitucionit , trafikut te gjthanshem , krimit e anarkise , me nje klase politike nga me antikombetaret qe mund te parafytyrohet . Ne keto kushte , une mendoj se z. Ekerem Bardha ka plotesisht te drejte ne gjithe sa thote dhe … , pavaresisht se cfar ka ndodhur midis nesh pas luftes se dyte boterore , SHBA -ne duhet ta shohim si aleatin tone te vetem dhe si me te sigurtin ne konjukturat e botes se sotme .
Po ti o turkoshak te cliroi Kosoven dhe ta mbrojti Shqiperine kur osmanet e shisnin te sllavet si recke e vjeter apo ta pushtoi ?
Po cne cludhje ke ti turkoshaku ” Arben ” mazllemi me Shqiperine .
Arber emrin e paske te bukur por nuk po te shkojka me kete koment qe ke bere. Po cfar te keqe ka edhe nese na paska ndihmua Amerika per interes. Po si nuk te shkon ndermend ndonji here me thane faleminderit Amerike se pa ty nuk do te egzistonim si komb as si individ, sepse barbaret sllav do te na zhduknin nga faqja e dheut.
Nuk kane turp madje jane krenare qe jane antiamerikane. Por edhe paguhen per kete pune qe bejne.
Ne Kosove akoma s’iu jane mbyllur plaget dhe u bene te gjithe antiamerikanë, Thaçi i pari me deklaratën e para 2-3 ditëve. Ky i palari i Tiranes pyet sulltanin Erdogan per cdo gje po nuk ka nga ta luaje bythen. Saliu po dihet qe eshte islamik. Cfare pret?!
Qarte, sakte, shqip…..por fatkeqesisht ne kete toke gjallojne shume vemje te te gjitha tipeve qe shesin bythen e vet e shalet e grave e vajzave per interes te armiqve shekullore te Shqiptareve si Turqit,Greket Serbet…..ee ndoshta fare e mbetur e tyre jane see Shqiptare jooo…vetem pasaporten kane.
Shqiperia i detyrohet perjete AMERIKES…qe nuk lejoi zhdukjen e saj nga harta….see sot gjithe Shqiptaret do ishin viseve te Anadollit si barbone pa vater e atdhe…faleminderit E.Bardha…per kete zgjim qe na ben…ne keto kohe te veshtira, ku Shqiptaret po debohen nga vatani tyre.
Z.Bardha shkruan mire teorikisht .Por,edhe disa Amerikan kan gabuare:
1-Gerdecin e shkaktoi Berisha.Dhe Amerika e denoi shtetasi e vet Amerikanin -DIVEROLIN,ndersa te ne Berisha i madh dhe i vigel nuk u denuan.
-Dhe ne SHBA ndodhet ish shefi shtabit te pergj.LUAN HOXHA i cili emigroi nga frika e Saliut.
-Po keshtu,u eliminua Kosta Trebicka qe demaskoi korrupsionin shtetror ne Gerdec.Dhe ai u vra ne mes te sheshit ne Leskovik nga Salistet.Dhe Saliu i qet shpif çdo dite.
2-Ne 21 janar Saliu vrau 4 vete dhe Ambasadori Amerikan e cilesoi Saliun “Burre-shteti”dhe Lulin ” yll ne ngjitje…”
3-Po keshtu Arvizu pa me sy vjedhjen e votave te Lulit per kryetar Bashkie ne 2011 dhe heshti..ose nga frika e Saliut ose poshtroi Edi Ramen.
4-Reforma ne drejtesi-Vetingu po ecen shume ngadale dhe nuk jep shprese per pastrimin e pallatit te drejtesise se degjeneruare 90 %.Dhe siç po duket ONM nen drejtimin Amerikan po deshton.Pasi shume gjyqtar e prekuror te korruptuare nuk po u sekuestrohet pasuria siç citon Buntestagu Gjerman.
5-Luli loboi me RUSET te
Nik Muzini Amerikan.. dhe ai nuk u dergua ne Shqiperi per deklarim,per te shpetuar perseri Lul Bashen.
-Dhe pa u denuar Saliu,Luli,like..etj,ky vend nuk behet pa nderhyrjen Amerikane duke krijuar nje gjykate speciale Amerikane ose Gjermane ose Belgjiane ose Angleze..! PIKE.
-FLM DITA.
Zoti Et`hem , nuk mund te mbaje pergjegjesi Ekrem Bardha , sepse disa shqiptaroamerikane gabojne , apo e festojne 28 Nentorin me kenge e valle ne gjuhen greke , ne kishen e te madhiut dhe te poa vdekeshmit Fan Noli ! A kini degjuar me , pas vitit 1992 te permendet si i gjalle at Liolini ? Me siguri qe jo . Sepse ate e bleu me dollare “Kali i Trojes: ne mes te Tiranes , koloneli i Asfalise , Janullatosi . Edhe ti e une , nuk mund te jemi pergjegjes direkt , per turmen e derrave antishqiptare , ( tashme jane bere taborre te tere ) , qe punojne si mercenare te sherbimeve te huaja . Une mendoj se , zotin Ekrem Bardha duhet ta falenderojmne dhe inkurajojme per te shtuar e shumefishuar Ekeremet si ky , dhe jo ta ngarkojme me pergjegjesi .
I madhi Rexhep qose , e ka thene gjithecka me keto dy vargje ;
Mora pushken , dola malit , te luftoja per atdhe
Ku ta dija un i ngrati , se armiku ishim ne ?!
Ketyre fjaleve postulat , as nuk ke cfar iu heq dhe as nuk ke cfar iu shton !
Ketu Bardha shkruan – Vrasja e nje terroristi, te veshur me pushtet absolut dhe i njohur per natyren e tij agresive etj, etj…!
Z. Bardha, nuk ka tager nje vend sado i madh te vrase nje ushtarak ne vendin e tij (me te cilin nuk eshte ne lufte akoma) dhe te pretendoje se luan rolin qe nuk ja ka dhene askush te GJYKATESIT NDERKOMBETAR. Nje akt i tille bie ndesh me c’do norme nderkombetare dhe ka has kundershti dhe ne Amerike.
O Berti po Irani dhe ne ne vecanti ky kopili qe ja mblodhen trupin me luge ku e gjente te drejten te organizonte sulme kunder bazave dhe ambasades amerikane ne Irak? Ku nuk i fusin hundet ajatollahet ne rajon? Por me amerikanet dhe izraelitet nuk iu shkon. Izralitet kane nje thenie:te ligun po e le te rroje nuk te le te rrosh. Ishte nje nje ushtarak qe u fut ne nje lufte te drejteperdrejte dhe humbi. Mire ata qe e bejne hero se e kane te tyrin po ju ckeni qe i krihni bishtin? Apo nuk ju dalin mesimet e partise?
Berati, nuk ka asnje te dhene konkrete qe ky po ndermerte sulme kunder x apo y.
Kjo ishte thjesht fasade per te mbrojtur tramin nga shkarkimi.
Perkundrazi vrasja e tij shkaktoi shume humbje jetesh. Bardha ngaterron sirtaret ku fut idete e tij gjoja patriotike.
Qeveria e sotme e Bardhes eshte ne sherbim te ariut polar, jo te demokracise
Mirel mos u beni si qoftelargu njehere kur i jepte mend BS apo Kines per marksize-leninizmin. Shqiperia eshte shume e vogel.Shqiptaret jane shume te vegjel. Te respektoj per opinionin por besoj se jeni gabim. E vertete qe USA cdo gje e ben per interesin e vet por nuk kemi as drejte e as kellqe te marrim ne shqyrtim ne. Ne si Shqiperi e shqiptare duhet te shohim nese na perputhen apo jo interesat me ShBA. Quhet real politik. Amerikanet nuk na kane bere kurre keq dhe kane qene gjithmone ne anen tone. E kunderta per aziatiket e lidhur me Rusine . E di se do mendosh se jam naiv por pragmatizmi eshte nje vlere qe duhet te mesojme.
Komenti ‘Berati’, ajo thenia e vjeter izraelite eshte krejt ndryshe : “Ate qe nuk e le te vdese, ai nuk te le te rrosh”
Ate ‘mesimet e partise’ ne fund e ke krejt pa kuptim.
Berati, prape gabon rende. Qendrimi zyrtar i Shqiperise eshte tejet i deklaruar pro Amerikan. Se cdare shkruan nje apo dy gazetare kjo eshte liri e mendimit te tyre, por nuk duhet ngaterruar me qendrimin e shtetit shqiptar.
Perkundrazi, ume do thosha qe shteti shqiptar po vepron ne menyre te r rezikshme me Iranin.
Ka Amerika plot aleate qe ti mbajne ison.
Ekremi psh..le te derdellisi sa te doje e te pjeke berxolla amerikane.
Shteti duhet te sillet me diplomaci, jo idiotesi.
Por kjo nuk eshte as idiotesi, por antishqiptarizem.
Boll hallet tona, po do i qajme dhe hallin kaloresit pse i varen kembet.
Vrasja e Qazim Sulejmanit, mënyra më e pështirë gjatë gjithë historisë njerëzore për të shpallur luftë= vrasja e lajmësit.
Sulejmani ishte vizitë zyrtare në Irak, për t’i kthyer përgjigje propozimit saudito-amerikan për një marrëveshje paqeje.
Që të kuptojë mileti, Irani do që të mirat që vijnë nga nafta ti gëzojë populli i vet, jo amerikanët.
I nderuar Zoti Ekrem Bardha, ne trojet tona ka tashme shume politikane qe punojne vetem per xhepat e tyre dhe as qe mendojne per interesat e popullit dhe per miqt e kombit shqiptar. Keta vipa jane kaq maskarej sa fjalen turp nuk e njohin, nuk kane asnje vlere njerezore, jane te papare ne historine e popullit tone, jane te pafytyre, nuk ndalen perpara asgjeje per te realizuar deshirat e interesat e tyre. Ata jane bisha te terbuara qe mendojne vetem per te rritur pasurine e tyre. Populli shqiptar e din mire se pa ndihmen e SHBA, Shqiperia e Kosova dhe kombi shqiptar do te ishin zhdukur nga faqja e dheut dhe kete nuk do ta harrojme kurr. Edhe sot, duke pasur tere kete korrupsion ne klasen politike, si popull i vogel, jemi perseri nen kercenim qe te eleminohemi si popull e si shtete. Eshte perseri dora e SHBA qe eshte shtrire ndaj nesh per te na nxjerre nga keneta ku kemi rene. Faleminderit.
Amerika në anën tonë ka qënë kurdoherë, por ajo që po bën në botë është e padrejtë dhe edhe ata vetë e dinë se po i vjen fundi.
SHBA jane miqte e Shqiperise. Ata na kane ndihmuar ne momente kyce ku vendosej vazhdimesia e kombit tone. Besoj e kane bere per disa arsye por kryesisht per nje arsye altruiste sepse e dine qe edhe populli shqiptar e do Ameriken ne menyre instinktive, te pa kondicionuar dhe te pareshtur.
Nuk eshte e vertete qe Amerika ka dhene vleresime per berishen apo lulin. Ajo gjithmone ka qene kritike ndaj qeverise berisha, aq sa berisha dhe berishianet nuk shkuan as ne festimet e dites se pavaresise ne korrik te 2013- es.
Kushdo qe vjen president i SHBA-se e ka te pandryshuar politiken pro Shqiperise dhe shqiptareve.
SHBA TE QOFSHIM FALE !
– Ng Alban Dega, Nju Jork
Kush e kruan me Shtetet e Bashkuara te Amerikes … e han leshin e Marikes !
Eshte nje shprehje e babait tim te nderuar Ram Dega , veteran i Luftes Nacional Clirimtare, ne kohen kur Xhorxh Bushi i ri urdheroi sulmin kunder Al Keidas e Ben Ladenit ne Afganistán!
Kush ka dyshim te kujtoje fundin e merituar te Bin Ladenit dhe Al Bagdatit e shume kanibaleve te tjere
Sepse “Shtetet e Bekueme te Amerikes”, sic i quante gjyshi im, Imami i nderuar Elez Hoxhe Berisha, jane ora mitike e Shqiperise si shtet dhe shqiptareve kudo ne Bote si komb.
Sepse dashuria e shqiptareve per Shtetet e Bashkuara te Amerikes eshte nje vlere, eshte nje mit, eshte kult i shqiptareve tash e te pakten 106 vjet nga Ismail Qemali dhe 80 vjet me pare nga Wodrow Vilsoni, qe per hir te tyre u perplas edhe me aleatin e tij kryesor te saj ne Evrope Kryeministrin e Britanise se Madhe. Deshmi te pakundershtueshme me shkrim…
Ja cfare ka deklaruar Babai i Pavaresise se Shqiperise Ismail Qemal Vlora per gazeten italiane “ Il Giornale” me 24 Nentor 1912, pra 4 dite para shpalljes se saj ne Bari te Italise :
“ Po te behej nje Referendum popullor ne Shqiperi sot Rusvelti ( Presidenti i atehershem i SHBA ) do te fitonte shumicen dermuese te votave per kryetar te saj”
A nuk flet me mire se cdo koment e tonelata opiniones e anuslistash te Oturakut mediatik SaLike Putinist, ky “Dialog gjatë Konferencës së Paqes, Paris 1919 botuar nga gazetari me skrupuloz shqiptar Roland Qafoku me 23 qershor 2019 ne gazeten me te lexuar shqiptare “ Tema” te Mero Bazes:
“Kryeministri i Britanisë, George Lloyd: -Vërtetë sdi çdo bëhet me shqiptarët, përveçse të presin fytet e njëri-tjetrit. Shqipëria do të bëhet si malësitë e Skocisë në shekullin e 15-të.
Presidenti i SHBA, Thomas Woodrow Wilson:
– Mister Lloyd, së pari mos fol keq për malet e Skocisë sepse është vendi i orgjinës së familjes sime. Së dyti, SHBA nuk do ti bëjë kurrë padrejtësi shqiptarëve dhe Shqipërisë….
Mjafton ky dialog për të kuptuar qartë se mentori ynë i pazëvendësueshëm që në ngjizje të shtetit e deri më sot kanë qenë dhe janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës… “
Ky dokument monumental u be frymezim per poezine time shkruar ate dite :
SHBA TE QOFSHIM FALE !
Te kemi Nene
e na ke djale
Ke shume vepra
e pak fjale!
Ca te degjuar
ca bukeshkale
Ca skiftere
e ca si Sale
Nga fiqiri
krejt kane dale!
Nga SPAK BKH
e Vetingu
Si qene lehin
nga veringu
Si Gebelsi
si Geringu !
Cjerrur zeri
care laringu!
Molotove e
bomba tymi
Me Fake news
Nga Djall Putini !
Se vetingu me
drejtesine
U kane kallur l
lemerine!
Tym e flake
duan Shqiperine!
Si Likja me Saline
Te shpetojne
SaLikekracine!
Serial vrasjet
kusarine
Krime Hage
mbajne mbi shpine!
Mina tritol
nen lirine
E rrenuan
demokracine!
Mbi 15 here
e zhbene Shqiperine!
Nene e babe
e kane Rusine!
Amerike o nenemadhe
Fjala jote peshe sa male!
Veprat tua monumentale!
E duam Shqiperine si
Amerika Demokratike !
Se eshte
Ora jone mitike !
Eshte nena e lirise
Eshte Shpetimi
i Shqiperise
Fatbardhesia
e Shqiptarise !
Zoti i bekofte Shtetet e Bekueme
te Amerikes dhe Shqiperine !
God bless Albania and USA !
From: Alban Dega
Date: June 23, 2019 at 11:04:42 PM EDT
Shqiperija e jugut duhet te fillon ta fole gjuhen Greqishte,dhe veriu gjuhen Serbishte,pse koha po vjen,Kur i madhi zot ju fali nji shtet per Shqiptaret por Shqiptaret e koruptuar ,hajdute,vella vrases,etj,etj nuk u munduan te ndertojne nji shtet ja ku populli largohet nga vendlindja,vend pa prodhim,iku ismajl qemali ,iku Zoti,dhe dote hike edhe Amerika ,dhe Shqiperija dote plotsohet me GREKE,dhe SERBE sot a neser kjo dote ndodhe pse krejt jan te lodhur me Shqiptaret.
Ekrem Bardha, edhe une mendoj se presidenti amerikan eshte sjelle si terrorist dhe si xhandar nderkombetar qe eshte. Sa per te mirat qe Amerika na ka sjelle ne keto 30 vjet, eshte nje zhgenjim i vertete.
Tre pyetje për zotin bardhi
Të ikurit nga shqipëria ndihen më mirë apo më keq si njerëz
A mund të na japin mend ata që më vepra zgjodhën jetën më të mirë larg atdheut
Së fundi di ndonjë vend që punon për interesat e vendeve të tjera në dëm të vendit të vetë
Ik e futi një shishe verë se përballë fakteve je uthull
Ekrem ,keni të drejtë qeni aty ku ha,edhe lehë .por ju pyes , në kohën e Skendërbeut si paskemi mundur të qëndojmë të bashkar si komb pa amerikën ?
Lere pastaj nuk po hymë të analizojmë se kush ka të drejtë?.Të drejtë nuk ka sot në botë ,ajo është jetime .Ku fle forca ,fle intersi
Mos harroni o Shqiptare se truajet tona sot jashte kufijve tane i kemi nga Amerika dhe fuqite e medha qe copetuan vendin tone ne 1913, nen ombrellen e Amerikes sot nje vend i vogel si ne eshte vertet fat te jemi, Por mos harroni eshte koha ago qe do tregoj dhe shpresojme te sheroje plaget e vjetra
Jo vetëm USA ishte pro lirisë të Kosovës kur dihet se grupet dhe organizatat ilegale të shqiptarëve në Jugosllavi ishin në vendet gjermano fone se këta shqiptarët e USA as që don ta dinë kontributin edhe të fuqive tjera europiane dhe Sidomos Gjermanisë dhe Turqisë
Qe te jesh pro amerikan , nuk do te thote se je
kunder vendeve europiane , sepse ashtu do te ishe kelysh i Ariut Polar Rus !
Amerika nuk njef interesa kombëtare atje ka vetëm interesa materiale sepëse komb amerikan nuk ka atje drejton lobi çifit dhe tjerët sillen rreth e rrotull
EDHE KJO ESHTE AMERIKA !
“ Shko ne France edhe pasi merr shtetesine
kurre nuk behesh francez…
Shko Gjermani edhe pasi fiton shtetesine
kurre nuk behesh gjerman…
Shko ne Itali e as shtetesia nuk te ben
Italian …
VJEN NE SHBA DHE EDHE PA DOKUMENTA BEHESH AMERIKAN !”
Ronald Reagan
Eshte Presidenti historik amerikan qe beri Reformen me te madhe te Imigracionit ne historine e SHBA… Rreth 5 milione inmigrante ilegale fituan statusin ligjor.
Me ka rastise te perkthej shume here per gra shtatezena shqiptare ne spitalet e Nju Jorkut, Nju Xhersit, Conecticut…
Jo vetem nuk paguanin asnje cent per ndihmen mjekesore per shtatezanine por edhe merrnin e marrin ilacet,ushqime, pampersa para dhe pas lindjes se femijes .
Para lindjes mjeku i pyeste nese donin ti benin synet bebet duke u shpjeguar dhe dobite e tij dhe ai kryhet falas
From: Alban Dega
Date: March 25, 2019 at 8:34:01 AM EDT
Teoria e rajersonit, zbatuar nga azemi,saliu,gramozi,etj.eshte ajo qe quhet ceku i bardhe,ndryshe kuota zero.a nuk ishte amerikan rajersoni?po veriu kunder jugut?a nuk jane autoret e saj ca shqiptaro amerikane?po berisha,adem cobani,(u zhduk ne amerike pasi plotesoi misionin si agjent i cia)etj,etjpse nuk u denuan,por u strehuan ne amerike.interesant.dikush perflitet per korrupsion dhe i hiqet e drejta e vizes ne shba.te tjeret ,si ata me siper ,perfshi dhe mehdi gerdecin,nuk i gjen gje edhe se kane bere krime ,ose jane bashkepuntore ne keto krime.a nuk eshte amerika pas tyre?
Duroni edhe pak vite nga ato qe kane kaluar se Shqiperia do behet .Miqesin kur mos e shkelni se dite te mira do te vijne edhe per shqiptaret .Deri ne 2030 Shqiperise i mbeten vetem 800.000 banore qe do te thote se do te rrojne me mire seckane jetuar ata qe do te mbeten .Rruget do tu hapen shqiptarve me nje status te vecante qe te gjejne qetsi neper bote .Nuk do kete me politikane por biznesmen te fuqishem . Ata do te komkandojne me djerses shekullore te popullit te mbledhur nga hajdutet e demokracise .Politikanet me ze qe jane sot ne skenen politike do te quhen .Princi i Topejanve ,Monarku i Tiranes,Pashaj i jugut ,Sulltani i Skraparit dhe Jorgua .Kjo do te ndodhi edhe ne Kosove.
Shqiptaret do te punesohen mbi bazen e ndarjeve krahinore me rroga te majme .Policia e sigurija do te jete e ndare. Nga nje teritor ne tjeterin do te qarkullohet me leje .Mbrojtaja do te sigurohet nga ato baza qe do te ngrihen ne marveshje me NATON dhe SH.B.A.Ky do te jete modeli me i mire i gjithe kohrave qe ka njohur historia e popullit qe sot quhen shqiptare.
Kur Shqipëria luftonte hordhitë turke dhe ndalte hovin e osmanëve kundër Evropës Amerika nuk ekzistonte çka do të thotë se ka ekzistuar edhe pa Amerikën.
Z.Eqerem Bardhi ,
ke nevojë të thellohesh në fushën e historisë .
Ti , aty në Amerikë , mund të keshë bërë shumë para , por , kjo s’të bën të ditur . Në këtë Shqipërinë tonë të varfër kemi shumë njerëz të ditur dhe ti , kur na mëson historinë që nga Amerika , dije që e vë veten në pozitë të vështirë .
Mos bën kompetentin në këtë fushë që je një profan . Jepi Amerikës , atë që i takon Amerikës , ajo s’ka nevojë t’i japësh atë që s’i takon !
Z.alban,respekte per ju.dikur kam njohur nje me mbiemrin dega nga tropoja qe ka studiuar ne kine.ka qene shok me tim vella.por jo cdo gje rrjedh kulluar nga amerika.te kujtoj:-krijimi i al kaedes ,dergimi i bin ladenit ne afganistan eshte veper e cia.ju e dini besoj,qe bin laden ka qene ne bashkepunim ekonomik me familjen bush,jo me te tjere.krijimi i isis eshte veper e cia.ka patur te botuara ne shtyp foto te senatoreve amerikane ne bisedime me kreret e isis,pas lirimit nga burgu amerikan ne irak.aty beheshin hesapet per armatosjen e isis si aleate te shba.cdo veprim i shba ka vertetuar fjale per fjale ate qe ka shkruar “diktatori enver hoxha” ne librin imperializmi dhe revolucioni,kapitulli mbi strategjine e imperializmit amerikan.te gjitha po i verteton koha.sa per qytetarine,preferoj 100 here qytetarine italiane apo gjermane se ate amerikane.a flet dot kundra?
Ekrem Te kam lexuae ketu edhe linrin qe ke bere . Te jemi mirnjohes se nga Mergata me realiste se ti nuk asnje .!
Une te falenderoi per c`fare ke bere ti per Kosoven.
Sa i perket SHBA-se ajo eshte gjendur pran nesh ne momente me te veshtira , Pa Amerik Nuk do te kishte shqiperi .
Ne kemi besim qe Amerika ka me bashku Kombin Shqiptare dhe askush tjeter.
Sa u perket intersave Amerikane neve nuk na prish asgje se ne keto interesa e gjejem edhe vetevet tone.!
Nue kurre nuk do ta harroj ate force Amerikane qe ndihmoi ne Clirimin e Kosoves.Ndihma e Saje ishte vendimtare.!
Rrofte Amerika.
Rrofte Bill Klinton.!
Zoti Ekrem je I vetmi SHqiptar qe ke sakrifikuar per kombin SHqiptar, kete e ke treguar kur ke biseduar dhe ke lobuar per clirimin e Kosoves me koka te medhaja te Amerikes, si George Bush,apo Bill Klinton.Por SHqiptaret duan edhe 50 -vjet te tiera qe te arrijne te te kuptojne ,se sot ata kane primare lekun dhe jo kombin, ashtu si mendon ti ,per kete duhet kohe se ti je 50-vjet para SHqiptareve dhe mendon per komb -dhe-Atdhe ,kurse SHqiptaret mendojne per post dhe per lek.Ju jeni nji hero per popullin SHqiptar.
Ne radhe te pare, ashtu si komentuesi me lart e kam lexuar edhe librin e Z. Bardha dhe do kisha deshire ti shtrengoja doren fort ketij burri te mencur dhe patriot i shquar. Sigurisht shume njerez kane te drejte te debatojne dhe japin mendimet e tyre por do ishte mire qe njerezit ne shqiperi dhe jashte te njohin sadopak kontributin e Z.Bardha dhe disa ekspateve te tjere nder vite. Ky burre ka folur dhe flete me vepra kur vjen puna per ndihmen dhe dashurine per atdheun. Sa per Ameriken, le te mbajme ne kujtese ndihmen e vazhdueshme qe na ka dhene prej nje shekulli, per te tjerat nuk eshte realiste ti gjykosh nga kafete e Tiranes apo gjetke.
Gjuhen Shqipe e krijuan Amerikanet, kurse Ekremi e ka mesuar Anglishten nga Kinezet. Prandaj edhe e shkruan Georg Bush ne vend te George Bush. Na mbyten gomeret Shqipfoles te hallakatur neper bote, qe shkruajne brockulla, pa as nje fije dinjiteti dhe pa as nje lloj sedre e pergjegjesie kombetare e historike.