Po u prish dhe NATO?

redaktor

Letër e nënshkruar

Bujar Cani

Po tashti më shumë gjasa ka që të shpërbëhet edhe Traktati i NATO-s, ashtu siç u shpërbë edhe Traktati i Varshavës, për arsye ekonomike dhe ndoshta edhe politike. Po ne kush do të na mbrojë, ne si vend që nuk kemi ushtri fare? Aleancat ushtarake janë të domosdoshme, por ato janë të përkohshme, çdo shtet duhet të ketë ushtrinë e vet si garanci. Ndodh që edhe brenda aleancës mund të ketë konfrontime ushtarake. A ndodhi pushtimi i Çekosllovakisë nga B.Sovjetik? A ndodhi pushtimi ushtarak i Qipros nga ushtria turke? A kemi pothuajse gjendje lufte ndërmjet Turqisë dhe Greqisë, Shqipërisë po me Greqinë? Pra kjo do të thotë që shtetet duhet të kenë ushtrinë e vet, fuqinë e tyre ushtarake. A kemi ne ushtri, a kemi ne kapacitete ushtarake për të mbrojtur vendin? Asgjë fare, jemi pothuajse zero dhe rrezikohemi në çdo minutë. Po n.q.s nesër aleanca e NATOS-s prishet,? Do të ngelemi si peshku pa ujë dhe të rrezikuar. Prandaj duhet ushtria.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *